Messi përballë Pele, Maradona, Cryuff e Zidane. Kush është më i miri?

10 Prill 2012, 12:24Sport TEMA

Lionel Messi shfaqi një tjetër paraqitje të shkëlqyer kundër Real Zaragozas të shtunën, duke realizuar dy herë në fitoren 4-1 dhe arriti në kuotën e 60 golave këtë sezon.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tashmë e ka përshkruar argjentinasin si “futbollistin më të mirë në histori”, kurse duke llogaritur arritjet e tij të deritashme, është vështirë të thuhet e kundërta se Messi është më i miri i gjeneratës së tij. Edhe pse vetëm 24 vjeç, Messi është bërë golashënuesi më i mirë i Barcelonës.

Ueb faqja ESPNStar.com ka bërë një krahasim mes Messit me ish ikonat e kaluara të futbollit.

I konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, braziliani është njësi matëse me të cilën krahasohen gjithë të tjerët. Sulmuesi fitoi tri kampionate botërore dhe shfaqi një prej paraqitjeve të tij më të mira në fitoren e finales së vitit 1970 ndaj Italisë me rezultat 4-0, kur realizoi një dhe krijoi dy prej golave të skuadrës së tij. Karrierën e përfundoi me 1281 gola në 1363 ndeshje.

Diego Maradona

Zakonisht i konsideruar si rivali më i përafërt i Peles, edhe pse Messi tani është duke i shkaktuar presion. Në kohën e tij më të mirë, Maradona ishte kënaqësi për t′u shikuar, futbollist në gjendje të ndryshonte i vetëm rrjedhën e lojës. Për dëshmi mund të shikoni golin e tij në solo-depërtim kundër Anglisë në çerekfinale të Kampionatit botëror 1986. Në nivelin e klubeve ai i ndihmoi Napolit të triumfonte në kampionatin italian. Por, reputacioni i tij ndërkombëtar është dëmtuar nga polemikat si “Dora e Zotit” në golin e asaj përballjeje me Anglinë dhe përjashtimi i tij nga Botërori 1994, pas testit pozitiv për doping.

Johan Cryuff

Sulmuesi i shkëlqyeshëm holandez mbetet sinonim i “Futbollit Total” të Tulipanëve nën drejtimin e selektorit Rinus Michels. Kombinimi i shpejtësisë, shkathtësisë dhe vizionit e veçoi atë si futbollistin më të mirë evropian të gjeneratës së tij. Ai fitoi 10 tituj në ligë dhe tri kupa të Evropës me skuadrat si Ajax, Barcelona dhe Feyenoord. Por, asnjëherë nuk arriti të sigurojë një medalje të fituesit në Kampionatin botëror pasi Holanda u mposht nga Gjermania Perëndimore në finalen e vitit 1974. Ai mungoi në garën e 1978-ës për shkak të frikës rreth sigurisë së familjes së tij pas një tentim rrëmbimi.

Zinedine Zidane

Mesfushori ishte elementi më kreativ i skuadrave të Francës që fituan Kampionatin botëror 1998 dhe Euro 2000. Zidane posedonte aftësi të jashtëzakonshme të shërbimit, por edhe ishte në gjendje të mbante barrën e realizimit të golave vendimtare, si ai që ndihmoi Real Madridin të mposhtte Bayer Leverkusenin në finalen e Ligës së Kampionëve më 2002. Fatkeqësisht karriera e tij përfundoi në pikë të ulët, pasi goditja e tij me kokë ndaj mbrojtësit italian Marco Materazzi bëri që ai të përjashtohej në finalen e Kampionatit botëror 2006, ku Franca u mposht nga Italia pas penalltive.

Lionel Messi

Ylli i Barcelonës dhe i Argjentinës vazhdimisht krahasohet me ikonat e lartpërmendura. Fuqia e tij e përgjithshme e bën pothuajse të pamundur të ndalet. Messi, fitues i njëpasnjëshëm i tre Topave të Artë, ka dëshmuar se nuk ka frikë nga shtigjet e mëdha dhe pas triumfeve në Ligën e Kampionëve më 2009 dhe 2011, ai do të synojë të përfundojë në krye edhe në një Kampionat botëror pas dëshpërimit më 2010. Në rast se e bën këtë, do ta sigurojë vendin në mesin e legjendave, edhe pse shumëkush mendon se ai tashmë është aty.

18 komente në “Messi përballë Pele, Maradona, Cryuff e Zidane. Kush është më i miri?”

  1. Argita_B says:

    Eshte e çuditeshme se si mediat mundohen te shesin rrjeshta duke krahasuar lojtare qe nuk mund te krahasohen pasi, karakteristikat, periudhat, ekipet qe kane luajtur ..apo te tjere elemente si keto jane komplet te ndryshem!
    Zidane ishte organizator mesfushor, Pele sulmues golashenues, njeri luante ne 1970 tjetri 30 vite me pas.
    Cuditerisht, te vetmit lojtare qe mund te krahasohen disi jane Messi e Maradona, te dy argjentians, te dy luajne sulmus krahu, te dy gjuajne me te majten, te dy kane luajtur dhe me Argjentinen dhe me Barcelonen, te dy me shtat te vogel…Maradona kampion bote, Messi akoma jo..

    1. Tani97 says:

      o vajza e Berishes, nuk kam c’te them, e ke mbyllur sakte ne fund…

    2. gysi says:

      Pershendetje Argita_B , sa per te informuar mediat po mundohen te zbulojne lojtarin me te mire te te gjitha koherave pa ndonje specifikim te pozicionit te lojtarit apo kemba me te cilen luan. Kto diskutime filluan mbas zhvillimit te super talentit te barces Lionel Messi i cili eshte i vetmi qe mund te krahasohet me maradonen apo pelen,i vetmi lojtar i 10 viteve te fundit qe i behet nje krahasim i tille. Sa per informacion jo vetem pele por edhe messi per moshen qe ka,eshte vetem 24 vjec ai eshte golashenuesi me i mire i barcelones i te gjitha koherave dhe po flasim per ekipin qe momentalisht titullohet me i miri i te gjitha kohera, dhe nuk po diskutohet per kohen e peles ku mbrojtesit gozhdoheshin ne fushe si birrila. Ashtu si thua ti atehere si mund ta nxjerrim lojtarin me te mire te te gjitha koherave?? Te nxjerrim 11 te tille me kemben e djathte edhe 11 te tille me kemben e majte??? Sa per fitimin e kampionatit boteror ki pak durim sepse burri i botes eshte vetem 24 vjec dhe po krahasohet me me te medhejnte, mendo cmund te beje ai gjate gjithe karrieres se tij qe sapo ka “nisur”. Te fala

      1. antonio says:

        gysi,ti ke te drejte,por argita,duket,qe shkruan me tifozllik,si nje shoku im,qe kur ben krahasimet,nuk vlereson lojen e Messit ,por numeron KUPAT E REAL MADRITIT!!!FUTBOLLI ESHTE SPORT KOLEKTIV ,PRA KUPAT VLEJNE VETEM PER SKUADREN!!!Ne se kupat,qe merr nje skuader,vlekan per cdo lojtar te grumbulluar tek ajo per ate aktivitet,i bie,qe edhe REZERVAT,QE NUK KANE LUAJTUR ASNJE SEKONDE,POR QE KANE MARRE MEDALJET E KAMPIONIT,U TAKON TE QUHEN LOJTARE TE MEDHENJ SI FITUES KUPE BOTE!!!BILE EDHE MJEKU I SKUADRES!!!Haaaa!!!BOLL ME ME KUPAT E MEDALJET!!!LE TE SHIJOJME MAGJINE E SPEKTAKLEVE QE JEP MESSI!!!XHELOZIA NE SHEKUJ KURRE NUK KA SHERBYER PER TE MIRE!!!LE TE PELCASIN INJORANTET DHE ATA,QE MESSI UA KA NXIRE JETEN ME GOLAT E TIJ!!!

        1. Argita_B says:

          Mos je allnuar gje me shkronjat e vogla ti?
          Ajo qe shkruaj me siper ka lidhje me faktin qe ne kete krahasim nuk ka asnje lloj percaktimi kriteresh, pra mbetet nje krahasim subjektiv.
          Une nuk dikutoj shijet dhe gustot, pasi sejcili ka te tijat, as nuk kam ndonje xhelozi per ndonje futbollist pasi nuk kam enderuar ndonjehere te behem futbolliste, thjesht jap mendimin tim.
          Nese ti mendon se ke autoritetin per te thene se kush eshte lojtari me i mire i te gjitha koherave ky eshte problem qe te perket ty, nuk perzihem.
          Ajo qe shkruaj me siper eshte thjesht qe mediat mundohen te krahasojne ne baze “kriteresh” subjektive, pra me duket “analize” limonate.

          1. gysi says:

            Nuk e kuptoj cfare gjuhe ti lexon edhe mundta rilexosh per fat te mir ktu me lart esht komenti im, me ate shqipen time un nuk kam shkruajtur cili eshte kampioni i te gjitha koherave , nuk kam bere ndonje percaktim per individ, thjesht kam analizuar pakez fjalet e tua dhe kam shkruajtur qe per messin duhet te presim per te bere nje gjykim sepse eshte thjesht 24 vjec. Megjithate kur ti thua qe eshte problemi im zgjedhja e me te mirit ashtu qoft cfare te them un ty . te pershendes

            1. gysi says:

              Argita me fal paskam ngaterruar adrese :). Te pershendes..

    3. xhoni says:

      Te gjitha i ke thene sakte,por ne fund ke gabuar:KETU GJYKOHEN FUTBOLLISTET E JO SKUADRAT!!!GJYKOHET NIVELI I FUTBOLLIT,QE JEP APO KA DHENE CDO FUTBOLLIST!!GJYKOHET SECILI PER KOHEN E VET E JO DUKE I KRAHASUAR ME “SPARTANET E GREQISE”!!!Ne nje pike,qe eshte mbi te tjerat,MESSI ESHTE AKTUALISHT DUKE DHENE FUTBOLLIN ME SPEKTAKOLAR NE BOTE!Ne se pranojme se futbollo i sotem eshte me CILESOR,ME SPEKTAKOLAR SE I DIKURSHMI,ATEHERE DEL AUTOMATIKISDHT MESSI FUTBOLLISTI ME I MIRE I TE GJITHE KOHRAVE!!!Ne se pas disa vitesh ,DEL NJE FUTBOLLIST ME CILESI ME TE MIRA SE MESSI,DOEMOS,QE AI DO TE MARRE KUROREN E MBRETIT TE FUTBOLLIT!!!ATA,QE KANE LENE FUTBOLLIN,KURRE NUK MUND TE HYJNE NE KONKURIM!!BOLL NA DERDELLITET ME PELEN E MARADONEN!!!ATA TASHME JANE NE MUZE PA TE DREJTE KONKURIMI!!!KOHA ECEN PARA E NUK MUND TE THEMI SE FUTBOLLI QE DHA PELE KA QENE ME I BUKUR SE KY I MESSIT!!!Ne se Pele ka marre kupa bote me shume,,NUK I KA MARRE VETEM,POR ME SKUADREN !!!CFARE FAJI KA MESSI KETU,QE ARGJENTINA SOT NUK ZGJEDH DOT 11 LOJTARE,QE TE FITOJNE NJE KUPE BOTE???BARCELONA KA DITUR TE ZGJEDHE 11 FUTBOLLISTE TE AFTE SI MESSI,QE KONKUROJNE NE CDO PIKE TE GLOBIT ME SUKSES!!!Ke tu e sheh veten edhe MESSI!!!

  2. goni says:

    O argita jam me ty. Nuk mund te behen krahasime sepse kane luajtur ne kohera te ndryshme dhe ne ekipe te ndryshme. Por maradonen kishe qejf ta shikoje sepse cdo rradhe do bente ndonje gje te re kurse mesi dihet. Nuk shoh ndonje gje te re ne lojen e tij po i njejti dhe ka nje mesfushe te mrekullueshme. Maradona thonin me 10 satelite, kurse per mesin se thote njeri kete sepse nuk merr dot persiper vete fatet e ndeshjes.

    1. Argita_B says:

      Per mendimin tim Maradona ishte Napoli, ishte Argjentina, pra vetem me 3-4 lojtare te nivelit te larte boteror ne ekipet qe luajti arrit majat, Messi eshte lojtar i shkelqyer, po te Argjentia per shembul, dhe pse ka Tevez, Maxi, Aguero, Macherano, Zaneti, Di Maria, Higuain…pra me yjet e botes nuk ka bere asgje, biles u bene qesharake kundra Gjermanise kampionatin e fundit boteror.
      Kjo nuk do te thote se Messi nuk eshte lojtar klasi, po Messi nuk eshte akoma Maradona.

  3. kuq e zi says:

    po ne rregull tere keto rezualtate ka, por problemi eshte se kur luan me argjentinen zere se nuk eshte. te tere lojtaret e lartpermendur kane lene shenje ne cdo skuader qe kan luajtur. Messi vetem tek barcelona shkelqen.do ishte bukur tashikonim edhe ne ndonje skuader tjeter se ne kombetare ka treguar qe nuk luan dot pasi eshte mesuar vetem me barcelonen.por mbetet lojtar sh i mire tek barcelona.

  4. I duruari says:

    Mesi aktualisht eshte nder lojtaret me te mire ne bote per kohen. Por, qe te behet nder lojtaret me te mire ne bote per te gjithe kohrat duhet:
    Te dale kampion bote me Argjentinen;
    Te fitoj topin e arte edhe me nje ekip tjeter,perveç Barcelones.

  5. Tulipani says:

    Mesi mund te behet me i miri sepse eshte 24 vjec,por mos harroni se kohet jane ndryshe.Pele kurre nuk erdhi ne europe ku futbolli eshte me i larte se ne brazil……Maradona po por <> dhe asnje kupe kampjonesh .top te art ,kepuce te art????.Zidane jjjoooooo ne elite para Platinis.P sh Ksavi ka tre kupa kampjonesh,boteror,europjan ,pra duhet te quhet ylll, JO.Lashe te fundit JC sepse meriton te quhet 1 i koheve moderne, total futboll .E coi lojen ne ate nivel qe deri me sot nuk arrihet. Gjithashtu beri Barcelonen nga hici te dale ne elite te futbollit boteror,sic beri te ajaksi.Lojtar-trainer qe beri evolucion ne histori.Per sa i perket boterorit JC e ka vete fajin sic thote edhe gazetari per rembimin e gruas se tij.

  6. Tironci Lugano says:

    Sigurisht jane lojtare qe kane luajtur ne kohera te ndryshme.Mbasi gjithsecili mbaron karrieren fillojne e behen bilancet sa ka fituar njeri apo tjetri.per lojtaret qe flasim jane talente.pele nuk diskutohet edhe pse ka luajtur ne nje perjudhe disi me te larget.por fakti qe ka realizuar mbi 1000 gola flet vete dhe ky eshte nje rezultat i pa arritshem.i vetmi qe i afrohet Peles per gola qe sigurisht dhe ai ishte talent e ka fituar po ashtu shume eshte Romario qe ketu nuk permendet dhe me te drejte.Pele ka fituar shume por mos harrojme se ai gjithmone ka pasur nje skuader te madhe me lojtare po aq te medhenj.Po permend vetem disa.Grinca,Vava .Didiper te ardhur tek skuadra e vitit 70 lojtare si Gerson.Tostao apo Zharsinjo.E te gjithe keto ishin yje.Krojf me te cilin jam tifoz po flas me pak per arsye etike por dhe skuadrat e tij si Ajakx e Hollanda kishin lojtare te medhej.Fati i ti i keq ishte se ne Boteror luajti ne perballe nje Gjermanie me lojtare po aq te medhenj(cuditersiht shume e harrojne kete fakt)e qe luante ne fushen e saje.Ai shkelqeu pastaj tek Barcelona dhe ektu pothuaj i vetem fitoj titullin kampion se ky lojtar bente ate qe ne e quajme diference me te tjeret.Cuditerisht Krujf zhgenjeu ne Euopianin e 76 ku pritje te fitonte.Zidane nje talent qe gjithcka e fitojene saje te talentit te tij e qe shkelqeu me vone se te tjeret ne nje moshe pak em te avancuar.Maradona ishte talenti qe i vetem fitonte.Kujtoj qe nuk ishte e lehte te dilje kampion ne Itali me nje skuader si Napolie ku duhej te ndeshej me Milanin e madh qe kishte ato lojtare qe kish si Vanbasten,Gulit ,Rejkard, Baresi etj-Dhe fitoj jo pak por 2 apo 3 kamponate ne Itali.Tek Argjentina thuajse i vetem fitoj titullin Kampion Bote dhe heren tjeter ne finale.E A rgjentina kish lojtare modeste e jo yje.Pra me pak fjale ku njeri apo lojtar fitonte thuajse i vetem.Ndersa Mesi talent i padiskutueshem qe ka akoma karriere perpara.Tek Barcelona Mesi fiton se ka edhe nej suer skuader me lojtaret qe te gjithe njohim.Tek Argjentina akoma jo e madje nuk shkelqen fare e duket si lojtar i zakonshem.Pa i hequr asgje Argjentines por ama ne ekipin kombtar ka lojtare mese te zakonshem.Te shohim vashdimin…

  7. fifa says:

    te gjith te mir por te gjith pas Zidane,Zidane number 1 ne historin e futbollit

  8. Emiljano says:

    MESSI ESHTE NJESHI I BOTES!

  9. terrori says:

    Nuk e di por mes kam pare futboll lexuar komente jo nga amator por nga njerez qe e lexojne lojen ne fushe me skema dhe aftesine e sejcilit lojtar per te bere detyren e percaktuar ne futboll;dhe nukm kam pare pak por qe nga viti 1972 e ketej duke qene madje edhe tifoz per gjermanet. Kjo nuk me pengon te them se cfare eshte reale dhe objektive duhet te thuhet per cilin do futbollist qe hyn ne garen e lojatasrit te historise. Kam pare edhe Pelene,edhe Krujfin edhe Maradonen. Tani edhe Mesin.Po percjell per sejcilin prej tyre me aq sa mundem se kam lexuar tek aftesite e tyre. Pele: Nje triblues,godites i shpejte me gola pa mase. Te mos harrojme se mbrojtesit atehere ishin shume statik. Shoh ekipet ne ate kohe neper finale dhe kur njera kishte topin tjetra ishte ne gjysem fushen e saj dhe e kunderta. Sot te qarkullosh apo te triblosh topin neper rrjeta mbrojtje ne çdo meter katror fushe eshte goxha me e veshtire. Maradona e fitoj kupen e botes por me shume veshtiresi madje nje perqendrim me i madh i gjermanuise ne 86 edhe mund te fitonte ajo. Tek Napoli luanin Kreka dhe Alemao e nuk dua te permend te tjere. Tek Barcelona nuk eshte se beri ndonje gje te madhe. Ne vitin 1982 nen moshen 22 vjeç deshtoj edhe pse tregoj se po vinte nje emer i madh.Ne 90-ten ishte nje turp qe shkoj ne finale. Edhe Jugosllavia e Stojkoviçit e beri te mos shihej argjentina e as maradona.Ne finalen e 90-tes per here te pare ne histori njera skuader luante vetem ne mbrojtje pa e kaluar mesin e fushes asnjehere.Kjo ishte Argjentina. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne nje finale. Te vijme tek mesi. Nuk dua te hyj tek rekoredet qe jane si per asnje tjeter qofshin keta edhe pele,maradona apo krujf.Ato cfare ben mesi tek harku i tridhjete metrave eshte nje magji.Ne rrjete mbrojtesish e kemi pare te gjej golin jo nje here por ne 99% te rasteve.Te gjithe golat e tij jane veper e tij. Pasdi ka tribluar e kaluar rradhe me lojtar.Per te ardhe tek barcelona ku luan. Nga nje studim i federates spanjolle se nese nuk luante mesi cfare ndodh me renditjen e barcelones perfundimi eshte nga vendi i pare kalon ne vendin e peste. Ndersa per ronaldon mungesa e çon realin nga vendi i dyte ne te trete.Pele ka luajtur futboll melojtar si garinxha.tostao didi zhairsinjo Rivelino kapiteni i viteve 70 se nuk po e kujtoj dot e plot te tjere gjeni ne futboll. Mesi sot ka nje tevez qe nuk eshte se po shkelqen,nje maskerano nje gago nje di maria dhe nje nje…qe nuk hyjne sot ne plejaden e te medhenjve. Maradona kishte me vehte Braun,Buracaka Valdano qe kiishin personalitet.Te vijme prap tek mesi: Nga statistika e federates del se nga 100% e golave 70% e tyre vijne nga aftesite personale te mesit dhe vetem 30% nga mesfusha. Mos me thoni se ai do te jete i madh vetem po luajti vwetem se ketu mbaeron arsytimi. Edhe ne ndeshjen e pare sivjet nxori nga arsenali i tij dy gola vetjak pa ndihymen e askujt. Mbrojtesit ishin bere gardh por per ate nuk ka asgje mbrojtese.Me thoni çfare ju ka bere mbrojteve. Vidiç shprehet per ndeshjen e finales per ligen e kampioneve. Po na triblonte si femije brenmda zones. Asgje nuk po kuptoninm se cfare bente ai.Njeriu qe brenda zones se 20 metreshit ze ne kundra kohe mbrojtes dhe portiere. I keni pare golat se si duken dhe ne themi ketu si nuk e kapi portieri.Brenda kesaj zone thuajse nuk ka gabuar. Te tjeret as ne limitet e 70% nuk jane. Edhe ne botror e dergoj ai argjentinen deri atje. Kushta ndihmionte me thoni. Eshte me i miri ne histori edhe pa nje kampionat botror.Botta eshte argetuar me ate njeri. Ja çfare thote per te Van basten E shoh Mesin dhe ate jave nuk shoh me futboll. Ibrahimoviç shprehet luan futboll si ne plejstejshen. Venger kur u pyeten pas humbjes 4 me 1 ku mesi shenoj tre gola tha mesin e ndalon vetem rrufeja. Pyeteni pak ramosin me shoke tek reali qe pasi u ka shenuar gola duke dribluar radhazi lojtar te klasit botror si ata duke tundur koken kane pershperitur me vehte e duke tundur koken;çfare ben ky njeri. Iniesta shpreht kur stervitemi harrojme per te vazhduar duke pare mesin. Vetem Ozil ne dy kampionate ja ka dale te jete i pari paer asis. Kishte me shume se Ksavi dhe Iniseta. Ky eshte mesi deri tani.

  10. Enver says:

    Une mendoj qe Maradona eshte njeshi i botes .Ka fituar shume tituj me ekipe te ndryshme.E edhe kupen e botes me Argjentinen.Kete Messi nuk e ka arritur ende.Dhe perpos Barcelones me asnje ekip ska luajtur .Por mbetet te shihet ne te ardhmen a do te triumfoj me Argjentinen apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje