Xhaka: Në familje ndjek traditën kosovare, paratë ua jap prindërve

10 Prill 2012, 12:28Sport TEMA

Granit Xhaka përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, por ka treguar se në zemër mbetet shqiptar dhe se në shtëpinë e tij vazhdon të respektohet tradita kosovare.

Mesfushori i Bazelit, në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e tij. I pyetur nga gazetarët se ku i çonte të gjitha paratë që fitonte që në moshë kaq të re, ai ka treguar se vazhdon të respektojë traditën si kosovar.

“Në Kosovë është një rregull i pashkruar ku fëmija më i ri në moshë duhet të qëndrojë gjithmonë me prindërit. Në këtë mënyrë, paratë që fitoj, shkojnë direkt te prindërit e mi dhe ata më japin aq sa më nevojitet. Ka qenë gjithmonë kështu. Edhe nëse do të transferohem jashtë Zvicrës, besoj se prindërit e mi do të jenë me mua”, tregoi mesfushori kosovar.

Pikërisht e ardhmja e tij ka hapur shumë diskutime kohët e fundit, pasi flitet se ai ka nënshkruar për Borusia Mynshengladbah në Bundesligë.

“A mund të luaj jashtë? Kam luajtur shumë ndeshje në Evropë dhe me kombëtaren gjithashtu. Kam mundësinë që në të ardhmen të vazhdoj të luaj ndeshje ndërkombëtare. Gjermania? Të shohim, asgjë nuk është vendosur”, ishte komenti i Xhakës.

Lojtari, i cili vlerësohet rreth 10 milionë euro nga klubi i Bazelit, është nën vëzhgimin e shumë klubeve të njohura, mes të cilave janë edhe Lacio dhe Napoli. /lajmeshqip

6 komente në “Xhaka: Në familje ndjek traditën kosovare, paratë ua jap prindërve”

  1. raimondi says:

    Bravo Granit ! Tamam djale i mire

  2. ibrahim says:

    ketyre nuk u ka ngelur asnje pike gjaku shqiptar e ti thua bravo.

  3. cimi says:

    Granit ti je nje yll kombtar,edhe pse luan perr zvicrren.
    Rinija shqiptare te kan ty, sot nje te adhuruar ne arenat e europes.
    Paq nje karjer te shendosh dhe te gjat.

  4. sali bucpapa says:

    ky a patriot or tejna! se patrioti ketu duket,kur dorezon leket ke baba ne a mysliman! kete nuk e kerkoi Turcia ne kohe,se sot do te lute me ta futbol e do na jepte nder te taneve!

  5. leonardi antwerpen says:

    Bravo Granit pika e pare e edukatese eshte respekti ndaj priderve

  6. Rrapi i celos says:

    Une e respektoj kete djale .SHUME i mire dhe ben mire qe nuk luan per kombetaren e perbashket shqiptare , sepse tek zvicra ka nje trajner te persosur te matur dhe njerezor sic eshte Otmar Hitzfelt. une e respektoj kete trajner sic respektoj po aq shume dhe Vincente Del Bosque.Por nje keshille i jap nga ana ime ne se ma lexon mesazhin: qe te rritet me shume i duhet te punoj dhe te jete koke ulur sic dhe eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje