Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Xhani De Biazi tha dje se do të tentonte një mrekulli duke dërguar skuadrën kuqezi në finalet e Botërorit 2014, në Brazil.
Tekniku i bëri komente në një intervistë për sitin italian, tuttomercatoweb.com.
De Biazi u shpreh se në karrierën e tij, Shqipëria ishte e ngjashme me klubin e Modenës, të cilën e mori nga Seria C dhe e dërgoi në Serinë A.
“Në futboll diferencat janë të vogla edhe pse është e vërtetë që ai që ka më shumë cilësi arrin të prevalojë. Në fazën kualifikuese të kampionatit botëror, Brazil 2014 ne nuk jemi favoritë, por kjo s’do të na pengojë që të tentojmë deri në fund për t′u kualifikuar”.
Mos je gje nga Vidicolli ti xhani ??? Nejse ne jemi mesuar me endra dhe po presim endrat e KZ. Ciao cornuto
Aman mos e bej ate, se o larg Brazili e s’kena lek me zbrit deri atje .
Mua kjo deklarate me duket shume e avancuar dhe guximeshme.Disa nga garda e lojtareve te kombetares jane optimiste dhe po i bejne De Biazit korte ,por eshte heret per te dhene nje dklarate te tille ,ne se eshte pekthyer mire ne shqip. Sidoqofte makines tone i mungon nje shofer i mire qe tja nderroje mire marshet ne mesin e fushes.Une kam shume besim tek prurjet e lojtareve qe vine nga krahina jone veriore nga Kosova .Disa nga ata jane kembeshpejte dhe korpulente. Le te presim te ndodh me e mira.
Qenka nje alamet mashtruesi edhe ky,qe se paska shokun.Si duket shihka Salen qe ja keput ne mufka,dhe ja fuska edhe ky.
Po ,por a duan futbollistet shqipetare kete…apo preferojne te vene baste….
Mos ja kaj nonen Xhani!!!
Ne boteror Shqiperia futet vetem kur te gjithe planetet e te gjitha galaktikave qe ka Rruga e Qumeshtit vihen ne vije te drejte!!!
Z.Obergruppenfuhrer !te shpreh konsideraten time me te larte per kete deklarare brilante!
S’te gjen gje pe gojes.
o cuna e mora vesh qe tifoza nuk jeni por nuk e paskeni haberin fare nga sportet…po ne jemi vete deshmitare ku shohim nje skuader te madhe te mos arrije te mposhte nje skuader te vogel(dua te them trukimet..)perse habiteni? ndeshjet shume bukur mund te shiten dhe blihen sipas oreksit…greket blene gjithe ate evropian me leke PA PIKEN E TURPIT…dhe ne nuk mund te blejme 2 apo 3 ndeshje qe do te na cojne direkt ne eliminatoret e boterorit??de biasi di se cfare flet,eshte brenda gjerave,hapeni njecik mendjen qe te shikoni me larg,e dime qe nuk kemi skuader te forte por nuk eshte ndonje enderr e madhe te marresh pjese ne eliminatoret e boterorit me pak fat e me shum para cdo gje realizohet,ju miqt e mi te mesiperm me kete llogjike qe keni duhet te keni humbur shume para neper bastet,’ndryshoni’njecik…sa bukur qe thone ata gazetaret sportive qe futbolli eshte nje sport ku jo gjithmone fiton me i miri(dicka dine ata me teper nga ne)mos u beni kaq pesimiste,shqiperia po ndryshon natyrisht edhe kombetarja jone do te ndryshoje,humbjen ne xhep e kemi…ndryshimi do te jete kualifikimi prandaj shikojini gjerat pak me ‘te kthjellet’, ju pershendes te gjitheve…