Iturralde Gonzalez, gjyqtari i ndeshjes së famshme Barcelona-Real të përfunduar me rezultatin 5-0 në favor të katalanasve, ka thyer heshtjen tradicionale të “xhaketave të zeza” për të kritikuar Zhoze Murinjon. Trajneri portugez e ka cilësuar këtë të fundit shumë shpesh si një arbitër pro-Barcelonës duke përmendur çdo herë emrin e tij si një shembull për të mos u ndjekur nga gjyqtarët e tjerë.
Por në një prononcim të dhënë për “Onda FM”, Gonzalez nuk është kursyer aspak kundër Murinjos, duke hapur një debat që pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme.
“Nëse flet me gjyqtarët italianë apo anglezë, e kupton menjëherë se çfarë mendojnë për Murinjon. Mjafton të shohësh se çfarë ka bërë në kampionatet e tjera për të kuptuar se këtu në Spanjë po përdor të njëjtën taktikë komunikimi. Nuk është se po shpik rrotën, po përsërit gjërat që ka bërë te Çelsi e Inter”.
“Mua më duket shumë interesant fakti që ai vendosi të largohej nga Porto vetëm pak para se të shpërthente skandali për favoret e blera nga gjyqtarët për të ndihmuar ekipin e tij të fitonte titullin në Portugali”, tha ai.
Më pas, gjyqtari ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra në favor të tij nga trajneri portugez. “Më kujtohet që në një ndeshje Barcelona-Betis që ishte vendimtare për titullin kampion, lejova që të gjuhej me shpejtësi një goditje dënimi, e cila u kthye në gol nga Sobis. Kishte polemika të panumërta kundër vendimit tim, i cili i dha mundësinë atëherë Real Madrid të fitonte titullin kampion”, deklaroi Gonzalez.
Atehere ky albitri na dalka Madrilen
ik ore kungull sedihet si e mbajte lojen
http://www.freealbania.blogspot.com
Misir (ne se e ke emrin keshtu), se pari i thone arbiter dhe jo albiter. Se dyti, vertet dihet se si e mbajti lojen ky arbiter. Mos do te thuash qe i beri ai 5 golat? Nese e mban pak mend, madrilenet nga ajo ndeshje kane dale pa asnje pretendim per gjykimin. Por ai palaco, Murinjo, e ka zakon qe i ve nen presion arbitrat, ne menyre qe ta favorizojne sic kane bere shpesh ne ndeshjet direkte me Barcen. Harrove qe ne cdo ndeshje, Pepe (e te tjere) nuk luan si futbollist, por si kafshe?
Pra, Misir, lere “albitrin” dhe shiko faktin, qe reali e ka frike bluzen blaugrana (se edhe me levanten qe ka bluze te tille, humbi).
Diten e mire!
Shikoje ne surrat Murinjon dhe veri cmimin ketij fodulli ,ketij provokatori ketij babai te catenacios moderne italiane ,ketij karabushi qe po na kthen vite e vite mbrapa ne futbollin ekstensiv . Ky monster i karikon disa nga ata kamikazo-majmunet e tij me ne krye debilin PEPE(GJE QE TREGON ME FYTYREN E TIJ AS ME PAK E AS ME SHUME PO VERTETIMIN KATERCIPERISHT TE PREJARDHJES SE RRACES NJEREZORE NGA MAJMUNI) PER TI PARE LOJTARET DHE EKIPET KUNDERSHTARE SI ARMIQ TE VERTETE A THUA SE JEMI NE VITET PARA KRISHTIT KUR NJERI NGA GLADIATORET DO TE VDES.Futbolli eshte loje qe ke kenaqesine ta ndjekesh , por dhe kur je tifoz dhe ne se ekipi yt i preferuar humbet me loje dhe me rezultat ,te pakten ne subkoshience te mos jesh me ekipin tend ,por tja njohesh meritat kundershtarit. Ky palaco modern ka shperfyteruar disa nga mercenaret e Realit me ne krye Pepen, Diarra ,por dhe ata te ashtuquajtur vendas me ne krye S.Ramos apo dhe K.Alonso . Ne se nuk do ti bente lavazh trurit te K. Ronaldos ky mund te kishte sjellje me humane. Atij Murinjos nuk i shkon per shtat fjala njeri.
O Rrapi po ce ndyn gojen me ate plehre. Mua me vjen keq per drejtuesit e Realit qe emrin shume te madh qe ka po e prishin. Duhet ta pranojme se Reali eshte klubi me i madh ne bote. Por me keta ligesira qe e drejtojne po humbet shume nga arritjet e brezave te tjere. E pate me Valencian. Ai ( plera ) ta jep doren vetem kur fiton. Nuk doli ne konference shtypi. Ajo ishte nje ndeshje e madhe. Te dy palet dhane nje spektakel dhe luftuan si i thone deri ne frymen e fundit. Ai per kete duhej te dilte e ti pergezonte lojtaret.
po eshte plere prandaj, kush nuk e urren nje njeri plere. ah po pervec interistave. e cuditshme se madrilenet nuk e duan fare murinjon, po interistat e adhurojne. apo njhere ne 50 vjet qe fiton interi dicka do mbahet mend ai ne krye. murinjo antifutboll.
Dihet qe Murinjon e urrejne te gjithe, edhe une bashke me te tjeret, po kjo s’do te thote se ky arbiter debil eshte i kulluar si kristal. Ne tre kanale qe transmetonin ndeshjen te tre komentatoret e specialistet ne studio ishin dakort se penalltia e dyte e vrau ndeshjen dhe nderhyrje te tilla i shohim çdo dite po nuk jepen penallti, aq me teper ne ndeshje vendimtare.
Korrigjim
Ne fakt ne komentin lart e kisha fjalen per ndeshjen Barcelona-Milan dhe jo per kete. Nuk ka qene i njejti arbiter po ne ate rast Murinjo ka pasur te drejte per aludimet e tij. Prape se praze qendron ajo qe Murinjon e urrejne te gjithe.
morinjo si nje humbes i keq los shpesh me albitrimin dmth gjithmon qe humb fai sesht i tij po i albitrit sepse ky njeri nuk gabon i ben paraprit tifosave per te mosta kritikuar po te vazhdoj me koken e tij edhe pse nuk ka qen asnjeher futbollist dhe nuk i njeh regullat e lojes se ne futboll nuk mund te fitohet gjithmon dhe ky shkarkon pergjesin qe duhet ta mbaj vet e con te arbitrat nuk gje er per kete njeri sa her qe humb i njejti avaz po nuk e mer njeri seriozisht kete.