Aleks Ferguson beson se udhëtimi i skuadrës drejt St. Endrjus në Skoci po ndihmon ekipin e tij drejt titullit të 20-të kampion në Angli. Sipas tij, kjo ishte shtysa kryesore që i ndihmoi në ndeshjet e fundit të luanin pa stres dhe të fitonin duelin në distancë me Mançester Sitin.
“Djemtë janë paraqitur shumë mirë. Udhëtimi i shkurtër në St. Endrjus ishte fantastik. Unë për vete nuk luajta dhe jam i lumtur pasi në skuadër kemi disa hajdutë të mirëfilltë, është e pamundur të fitosh kundër tyre. Por lojtarëve u pëlqeu shumë ideja”.
“Sapo mbërritëm atje të premten, shumë prej tyre luajtën në 9 gropat e para. Ky udhëtim ndihmoi në bashkimin e lojtarëve, ishte një moment i mirë për ne. Në këtë mënyrë kupton se kur lojtarët rrinë bashkë, mund të bëhen lehtësisht një skuadër”, tregoi trajneri skocez.
Mançester Junajtid luan sonte kundër Uigan, një prej skuadrave që lufton për mbijetesë, por ndaj të cilës “djajtë e kuq” kanë fituar 13 ndeshjet e fundit radhazi.
Titulli erdhi pasi u shkepe 6-1 nga nje Italian, dhe gjithe Anglia u vendos te te ndihmoj me lloj lloj pislliqesh e penalltishe ne cdo ndeshje, plak matuf.
Alex Ferguson eshte tranjeri legjendar i Manchesterit dhe nje tranjer legjend ne Angli. Nje njeri me karakter te forte dhe teper i zgjuar qe vetem idjotat nuk e kuptojne strategjine e tij.