Alesandro Del Piero tregon se vazhdon të jetë ai historia e Juventusit me atë që bën në fushë dhe jo vetëm më vitet që ka në radhët e këtij klubi. Kapiteni legjendar i bardhezinjve, në ndeshje e tij të 700 me këtë skuadër, ka shënuar golin e fitores 2-1 në minutën e 82-të të sfidës kundër Lacios, për t’i dhënë përsëri kreun e renditjes skuadrës së tij.
Ndeshja ishte shumë vendimtare për fatin e titulli kampion, pasi Juventusit i duhej një fitore përballë ekipit që mban vendin e tretë për të kaluar Milanin që luajti një ditë më parë. Por golit të Pepe në minutën e 30-të, iu përgjigj Mauri në minutën e fundit të pjesë së parë, duke bërë që skuadrat të shkonin në barazim në pushimin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, pavarësisht epërsisë së Juventusit, bardhezinjtë e kanë të vështirë të çajnë mbrojtjen kundërshtare dhe të kalojnë Marketin e vëmendshëm. Atëherë Konte vendos të hedhë në fushë Del Pieron, i cili nuk gabon në sfida vendimtare, siç e ka treguar më parë edhe ndaj Interit e Milanit. Kapiteni legjendar i bardhezinjve tregon klasin dhe eksperiencën e tij me një goditje dënimi në minutën e 82-të, duke e dërguar topin pikërisht në krahun ku nuk e priste askush, për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-1 për ekipin e tij.
Për t’u shënuar në ndeshjet e tjera të kësaj jave është fitorja e Romës ndaj Udinezes, që ka hapur plotësisht garën për vendin e tretë në renditje, sidomos pas rrëshqitjes së Napolit në fushën e tij përballë Atalantës.
Në fundin e tabelës, situata bëhet shumë më e komplikuar pas fitores së Leçes në fushën e Katanias, pasi është hapur krejtësisht lufta për mbijetesë kur kanë mbetur vetëm 6 ndeshje nga fundi kampionatit.
thjesht magjike.juvja e meriton kampionatin sivjet.
Aleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeex!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Del Piero eshte legjende e futbollit italian. Prurje te tilla nuk vijne shpesh.
Del Piero eshte shembull unikal ne boten e futbollit qe vetem me PUNE, PUNE dhe vetem PUNE arrin ne maje. Ai nuk eshte Magjik por eshte deciziv dhe gjakftohte ne momentet me vendimtare. Mjafton te kujtojme golin e dyte qe i shenoje GJermanise ne gjysemfinalen e 2006 pas asistimit te XHilardinos ( sa per dijeni qysh nga humbja e R.F.GJ. ME ITALINE e VALKAREXHIT 4-3 NE GJYSEMFINALEN E 1970 DHE DERI ME SOT gjermanet me ITALINE kane fituar vetem 1 here te vetme ne vitin 1978 dhe kjo fitore ishte ne miqesore te cilen gjermanet e ruajne si Hajmali) , per te pare se kush eshte ky lojtar. Me vjen keq qe eshte drejt mbylljes se karrieres , por gjithsesi do te kete dhe per ate nje vend ne panteon !
TE LARGOSH DEL PIERON NGA JUVENTUSI ESHTE NJESOJ SIKUR TE SHKULESH ZEMREN NGA TRUPI