Sulley Muntari ishte heroi i fitores së djeshme të Milanit në fushën e vështirë të Kievos, duke qenë se shënoi golin e vetëm dhe të fitores. Por, në fund të ndeshjes ai është përballur me një skenë jo shumë të këndshme. Ganezi ka hequr bluzën dhe ka vendosur që t’ja dhurojë një fëmije, duke treguar kështu një gjest të këndshëm. Vetëm se, fëmija ka refuzuar që ta marrë fanellën, duke ia kthyer prapasht. Me siguri që fëmija do jetë mërzitur me të, për shkak të golit që i shënoi Kievos.
C’TE BEJ I SHKRETI ISHTE I MERZITUR PREJ GOLIT
http://freealbania.blogspot.com
po pra po, futja kot. momentin e pare duket keshtu, por ky afrohet ai femija tjeter nuk ja jep ai, dmth e mbajti.
nuk lejohet nga drejtuesit e stadiumit qe te marrin fanela te lojtareve prandaj ai se mori por me vone ja kan dhe i kan thene mbaje se nuk esht eproblem..femija ishte tifoz i milanit
Me shume do te ishja dakord me altin21 se sa me ndonje mendim tjeter. Me duket se Ganezi ka bere nje veprim ekselent , por ne video nuk duket dhe aq qarte.
Perseri gabim tema!!!!
Ku mi gjena keta gazetare aman. Kur publikoni nje lajm mos e merrni shabllon, por investigoni nje cike si eshte puna!!!!
Ceshtja qendron: Femija (qe quhet Niccolo) eshte tifoz i cmendur i Milanit, por ai nuk mund ta merrte dot bluzen pasi i kishin thene qe femijet qe jane ne fushe (lojtaret zinxhirr te Chievos) te mos marrin bluzat e lojtareve ne fushe. Ata jane te ndaluar per te marr cdo lloj bluze, qofte te skuadres mike po ashtu edhe te asaj te vendit pasi nuk duhen bezdisur lojtaret mbasi mbaron ndeshja sepse jane ne tension nga ndeshja!!!
P.S. Gjithsesi zotrise qe e ka publikuar i rekomnadoj te shofi artikullin tek La Gazzetta dello Sport (online): http://www.gazzetta.it/Calcio/Squadre/Milan/11-04-2012/maglia-muntari-raccattapalle-milanista-91895114196.shtml
Qajini hallin kaloresit se i varen kembet.