Del Piero: Luaj edhe vitin tjetër

12 Prill 2012, 17:08Sport TEMA

“Vitin tjetër do të vazhdoj të luaj futboll, te Juve apo larg saj”. Këto janë fjalët e Alesandro Del Pieros, kapitenit legjendar të bardhezinjve i cili me sa duket nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë në fundin e këtij sezoni.

“Unë ndjehem mirë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht, por për momentin, e ardhmja ime quhet Çezena”, tha ai duke treguar se nuk ka asnjë plan për atë mund të ndodhë më vonë.

“Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar 700 ndeshjet me fanellën e Juventusit. Jam i lumtur, shumë i lumtur. Për Juventusin dhe për veten time. Nuk e di se çfarë do të më sjellë e ardhmja. Por jam i sigurt se ky nuk do të jetë viti i fundit si futbollist. Do të vazhdoj të luaj, e përsëris edhe një herë”, konfirmoi futbollisti.

Megjithatë, Del Piero ka treguar se klubi nuk ka bërë asnjë hap për rinovimin e tij dhe se duket se rrugët e tij me Juventusin do të ndahen në përfundim të këtij sezoni. “Një takim për rinovimin? Jo, nuk është në program”, ishte batuta e tij ironike, ndërsa më pas ka shpjeguar mënyrën se si shënoi me zgjuarsi golin e fitores ndaj Lacios.

“Para se të gjuaja, pashë pozicionin e Marketit dhe mendova që ta kaloja topin mbi barrierë. Por sa fillova vrapimin, ai lëvizi dhe unë ndryshova mendje rrugës. Fatmirësisht shkoi gjithçka mirë”.

Ky gol kaq i rëndësishëm për titullin kampion i shënuar nga kapiteni, ka bërë që tifozët tashmë të fillojnë të kërkojnë në kor nga klubi që t’i rinovojë kontratën, pasi e meriton falë 4 golave të shënuar ndaj Romës, Milanit, Interit dhe Lacios.

8 komente në “Del Piero: Luaj edhe vitin tjetër”

  1. Rrapi i Celos says:

    Eshte kenaqesi ta shohesh kete lojtar te madh dhe kokeulur serishmi ne fushen e blerte edhe vitin tjeter, pamvaresisht se kush ekip eshte i interesuar per sherbimet e tij.

  2. ujku says:

    uluni perpara legjendes juventine uluni milanista e interista
    Anjel e duartrokite per golin te dha kenaqesi por ne fund i ke hapur deren te madhit kapiten mendoje Anjel se te duhen kampionet si ai

  3. Guxhua says:

    Do beja nje pyetje per te gjithe: DelPiero Xavi. Cfare kane te perbashket? A kane te njejtin stil? Kuptohet mosha ben te veten.

  4. Sewer This information is really incredibly important for me personally. Due to you for this kind of valuable data.

  5. Superb write up, perfectly discussed.

  6. I will be consequently thrilled to know of your details ! The roofing supplies Specialist 3251 Austrey Avenue, Vancouver, BC V5R 4V6 (604) 901-5090

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje