Një miqësore me Italinë?

12 Prill 2012, 20:41Sport TEMA

Presidenti i federatës italiane te futbollit, Giancarlo Abete, do te beje një vizite një ditore ne Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga federata shqiptare e futbollit. Abete vjen ne Tirane ne mbrëmjen e 15 prillit ndërsa një dite me pas do te takoje kreun e federatës shqiptare dhe anëtaret e komitetit ekzekutiv. Ne axhenden e Abetes është dhe një takim me presidentin e republikës z. Bamir Topi dhe një ceremoni inaugurimi ne fshatin Sos. Vizita e presidenti Abete vjen ne një moment kur ne Shqipëri është diskutuar shume një miqësore e mundshme mes kuqezinjve dhe kombëtares italiane te futbollit.

3 komente në “Një miqësore me Italinë?”

  1. england says:

    Lajm i mire eshte sikur te luanim kundra Italise!por eshte ne te ardhmen edhe sikur te ndodhe,
    Ajo qe perben lajm te minutave te fundit eshte fitorja e 2 medaljeve te arta,dhe nje bronz nga Erkand Qerimaj ne kampionatin evropian qe po zhvillohet ne Turqi,nderoi vendin e tij dhe sigurisht tregoi qe eshte nje sportist i kompletuar,bravo Erkand…

    1. ish-futbollist i Valbones says:

      Do takoje Topin?!! Po do merzitet Sala. Nuk ka me as ndeshje miqesore me Italine, e as stadium te ri!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html

  2. brazil says:

    Pse ky do te marre pjese ne inagurimin e fshatit SoS,ka investuar gje federata italiane,perndryshe po pati kohe te vije te inaguroje edhe nje supermarket ne Paskuqan,se kemi eshe nje fushe fotbolli ngjitur fare,sigurisht eshte i ftuar bashke me Duken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje