Masimiliano Algeri është i bindur se po të mos ishte për golin fantazmë që nuk u dha në favor të Muntarit, Milani do të ishte duke festuar titullin kampion, pasi ai gol peshon shumë për momentin. Gjithsesi, trajneri i kuqezinjve është i sigurt se titulli nuk do të ndryshojë duar dhe pas ndeshjeve të mbetura do të jenë ata përsëri duke festuar trofeun e radhës.
“Kemi shkuar deri në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe jemi eliminuar falë kohëve shtesë. Në Ligën e Kampioneve jemi eliminuar nga skuadra më e fortë në botë dhe në kampionat jemi vetëm një pikë larg kreut, ndonëse kemi patur shumë probleme me dëmtimet. Milani po bën një sezon të shkëlqyer dhe përpara ka Juventusin që po ecën mirë, ndërsa më vjen keq ta them po goli i Muntarit deri tani ka një peshë të jashtëzakonshme. Tani jemi pak të lodhur, por të jeni të sigurt që titullin kampion e fitojmë ne”,tha ai për “Milan Channel”.
Por gjithçka nuk varet më vetëm nga paraqitjet e Milanit. “Nëse ne do të fitonim çdo ndeshje do të shkonim në 85 pikë e do të merrnim më shumë pikë se në sezonin e kaluar. Po nëse Juventus bën 86 pikë atëherë duhet t’i bëjmë komplimentet atyre. Gjithsesi, ky do të mbetej një sezon i shkëlqyer i yni. Dhe e përsëris që nuk kam frikë të largohem nga Milani nëse dal në vend të dytë, por vlerësimet në fund i takojnë klubit”, tha ai./lajmeshqip
goli i muntarit u shenua ne minuten e 25 te pjeses se pare,vetem nje IDIOT mund te mendoje qe Juventusi i pathyeshem do te dorzohej ne rezultatin 2-0 kur duheshin edhe 65 minuta loje (plus shtesen)!
ps: edhe juventusit ju anullua nje gol i rregullt ne pjesen e dyte,por kete alegri e paska harruar !
Te lumte erkand, po a do tmarrish ndonji euro per medaljen? Se gjithmone ju kan ngop me luge zbrazet……
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/bravo-erkand-2012.html
edhe Napoli ishte dy gola para,JUVE si ekip solid e ktheu ne 3 me 3,dhe kishim rast edhe per golin e 4,prandaj mbylle gojen o injorant apo i harron ato penalltit e dhena qyl ne favor te milanit
Kush eshte ky karagjoz qe luan me fjaler e tij.Mos fol o vellai i Murinjos por lerja fushes se po dekurajon dhe ata 2 italiane qe ke ne ekip se te tjeret jane mercenare dhe jenicere !
dhi e zgjebur e bishtin perpjete
per te shume le te komentojne te tjeret…