Aitor Karanka, zëvendësi i Zhoze Murinjos, është shfaqur përsëri në konferencë për shtyp pas fitores kundër Sporting Gijon dhe në fjalët e para që ka thënë, ka sulmuar ashpër kritikët e “shefit” të tij, duke marrë shkas nga arritja e rekordit prej 107 golash në një kampionat të realizuar nga madrilenët.
“Numri i golave është rezultat i punës së një grupi lojtarësh fantastikë që po i dhurojnë gëzime të gjithëve. E meritojnë të shpallen kampionë dhe do të vazhdojnë këtë rrugë deri në fund”.
“Për ata që thonë se Murinjo është një trajner mbrojtës, këto statistika nuk janë edhe aq të këqija”, tha ai.
Sipas tij, skuadra ka bërë maksimumin dhe në fushë janë hedhur lojtarët më të mirë pasi kërkohej një fitore që të shkohej në “El Clasico” që luhet javën e ardhshme me avantazhin e katër pikëve ndaj Barcelonës.
“Ndeshja ishte e rëndësishme për të vazhduar rrugën në kampionat. Ne luajmë edhe të martën ku do të kërkojmë të marrim një rezultat sa më të mirë. Por zgjidhëm lojtarët më të mirë për këtë sfidë pasi kërkuam me çdo kush ta fitonim ndeshjen. Megjithëse situata u komplikua në fillim, ekipi qëndroi i qetë. E rëndësishme ishte që morëm tre pikë të tjera”, ishte shpjegimi i Karanka.
Reali i Madridit eshte sot se bashku me Barcelonen klubi me ne forme ne bote, i vetmi difekt i Murinjos eshte fakti se luan ne te njetin kampionat me ekipin me te mire te te gjitha koherave qe ka pature Barcelona, perndryshe do ti kishte fituar te gjitha.
Argita_B Pershendetje! Ti thua “i vetmi difekt i Murinjos eshte fakti se luan ne te njetin kampionat me ekipin me te mire te te gjitha koherave qe ka pature Barcelona”. A ke pasur ndonjeher reali ekip me te mire se barcelona e sotme,ose me mire a ka pasur ndonjehere ,ndonje ekip ne bote me te mire se barcelona e sotme? Me ca po degjojme gjithe analistet e specialitet po thojne jo, te shohim cfare do na thuash ti …
Ai mund te arrije dhe 120 gola ne fund te La Liges,por kjo eshte asgje.Une po ju jap nje krahasim paksa vulgar. Le te krasojme Ajaxin me Bayernin ne vitet 1970-1974 , ky eshte dhe ndryshimi midis REALIT dhe BARCELONES. Futbolli i BARCELONES QE PO LUHET QYSH PREJ 2008 dhe deri me sot eshte futbolli me spektakular qe eshte luajtur deri me sot ne planetin qe quhet TOKE. Murinjo ,kur erdhi tek REALI kishte dore te lire te blinte ke te donte , kurse BARCELONA I KA NGA EKIPET E SAJ ZINXHIR .Shikoni te gjithe videot e golave te Realit qe jane shenuar qe kur ka ardhur KY BIRBO ,FESTOHEN NE MENYRE HISTERIKE nga Ronaldua me shume dhe nga lojtaret E TJERE Portugeze dhe te ish kolonive te Portugalise . Pse ,kunder kujt dhe per cfare aresye. Murinjo ,babai i katenacios moderne Italiane ,kur largohet nga ekipet qe i ka trajnuar ka parimin e tokes se djegur, dhe le pas aq urrejtje dhe MALLKIME .SHikoni INTERIN ku eshte sot. Periudhen me te keqe kombetarja italiane ne boterore e ka vetem kur ka dale Interi kampion (kini parasysh eleminimin turperues te saj qe ne grup ne 2010 , e njejta gje ka ndodhur dhe ne vitin e larget 1966 ne ANGLI NE BOTEROR ,kur e turperoi KOREJA).Murinjo eshte trajner rezultati por nuk eshte i formuar dhe ka shume deficenca ne karakter. Eshte i vogel dhe shpirt zi !
Eshte shum e drejte persa i perket thenieve te rrapit te celos,Murinjo kur erdhi tek reali kishte dor te lir te zgjidhte kedo sado i kushtueshem te ishte dhe megjithsa ka ber tek Reali ai nuk ka arritur ato suksese qe ka arritur Barcelona,do tju jap nje rasat ne nje sondazh nga gazeta AS ne pyetjen a do ta donin tifozet e Realit te fitonin kamipionatin pa fituar kunder rivalit kryesor qe eshte Barcelona jan pergjigjur po 32 perqind dhe 68 perqind jo kjo tregon qe murinjo me gjithse ka ber shum pun tek Reali ai nuk ka arritur te kenaq tifozet e Realit ne kete aspekt.