Arsen Venger ka pranuar se “arti i simulimit” është sjellë nga lojtarët e huaj në Angli, por gjithashtu se vendasit janë përshtatur shumë shpejt me të.
Mesfushori i Mançester Junajtid, Eshli Jang, është në qendër të polemikave në Angli pasi ka fituar penallti në ndeshjet kundër QPR dhe Aston Vila duke “fluturuar” pas një kontakti minimal me mbrojtësit kundërshtarë për të sjellë përsëri në plan të parë temën e simulimeve.
“Po, lojtarët e huaj sollën simulimet në Angli, po më duhet të them se futbollistët anglezë i mësojnë gjërat e reja shumë shpejt. Lojtarët e huaj kanë sjellë gjëra të mira dhe të këqija. Në Angli respektoheshin dy gjëra: e para që shkelmoheshe mirë dhe e dyta që nuk rrëzoheshe kot”.
“Një gjë tjetër që admiroja në Angli ishte se lojtarët nuk mblidheshin rreth gjyqtarit për të kërkuar karton të verdhë për kundërshtarin. Këto gjëra nuk ndodhnin kur unë erdha këtu në Angli”.
Ai mendon se ka një zgjidhje mjaft praktike për këtë problem që ka dalë në skenë kohët e fundit. “Unë sugjeroj që të ketë një pezullim automatik prej 3 ndeshjesh për çdo lojtar që simulon dhe mashtron gjyqtarin. Jam i sigurt që futbollistët nuk do ta bëjnë më një gjë të tillë nëse dënohen me tre ndeshje pezullim”, tha trajneri i Arsenalit.
Shum e drejte theniet e trajnerit Arsen Venger,edhe per masat qe shtron jane shum te drejta
shume e drejt ajo qe thote Venger…ishte Murinjo kancerozi ai qe solli simulimet ne Angli…
Murinjo = PLEH . Kjo fjale i permbledh te gjitha dhe nuk le vend per te tjera.
Ju qe shani Mourinhon….se sben jeni tifoza italiane, te Juves ose Milanit (dihet)……por simulimin e kane shpikur Latinet (Barcelona tani)….dhe te gjitha ekipet ITALIANE qe para 25-30vjeteve!!! Futbolli anglosakson Hollande, Gjermani, Angli ka qene gjithmone burreror…… Kurse ai italian…..gjithmone hilacak! Karikaturat e futbollisteve italiane me floke te gjata dhe mjeker te holle, e barseta….duke u hedhur ne toke si “lule mos me prek” kane qarkulluar neper gjithe revistat e Europes
KOHA qe ka kaluar prej 2008-2012 ka treguar qe BARCELONA ESHTE SUPERIORE NDAJ Realit dhe ky i fundit kurre nuk do te ngreje koke sa te kete MESSI ne bote. MESSI ESHTE I PAARRITSHEM ,te pakten nga RonALDUA ,SEPSE messi e ka fituar 3 here rresht trofeun e me te mirit ne bote , as mos tu shkoje nder mend se Ronaldua do ta fitoje 3 here rresht sepse nuk ka mundesi , esht e pamundur .Une nuk do rri ketu tu mbush mendjen te dashur komentues ,sepse ne shtyjme kohen ,kurse specialistat me t emire te botes kur gjykojne per me te mirin nuk jane tifoza por jane specialista sepse me ate ushqehen .Jane kritere te tjera qe ju nuk u shkon mendja kur gjykohet per me te mirin dhe mund t’a mare dhe njeri qe ju dhe mua nuk na i pret mendja por qe e meriton. Sa per Murinjon ,ai eshte njeri negativ dhe provokator te cilat i ka pjese te strategjise sulmet dhe ironite ,por qe jane cilesi te njeriut inferior dhe te pa civilizuar ,njeriut qe vjen nga provinca. Ju e dini se cfare shpenzimesh astronomike ka bere Reali ne epoken e Murinjos qe te arrije BARCELONEN ,por e ka te pamundur sepse Barcelona e ben buken me brumin e saj ,KURSE Reali e ben buken me mjell hua. SA PER DIJENI BARCELONA ka gati dhe 2 messa te tjere nga 11 vjec qe do ti beje me dhembje koke tifozat e Realit dhe vete stafin e Realit dhe per nja 10-15 vjet te tjera !