Futbolli italian “adopton” familjen Morosini

16 Prill 2012, 10:02Sport TEMA

Tragjedia e Piermario Morosinit ka tronditur rëndë futbollin italian por ka treguar se si komuniteti i këtij sporti është bashkuar për një solidaritet të rrallë.

Ish-mesfushori i Livornos kishte humbur gjithë familjen me përjashtim të motrës me aftësi të kufizuara dhe në tezeje, ku të dyja jetonin falë të ardhurave financiare që siguronte futbollisti në Serinë B.

Pas vdekjes së tij, është vënë në lëvizje thuajse i gjithë futbolli italian, në mënyrë që këto dy gra të mos vuajnë vetminë dhe të kenë të garantuar të ardhmen, të paktën ekonomikisht.

Federata Italiane e Futbollit do të caktojë një pension vjetor për ta, ndërsa të njëjtin shembull kanë ndjekur edhe klubet. Fillimisht ishte presidenti i Livornos, Aldo Spineli, ai që bëri të qartë se një gjë e tillë do të bëhej nga klubi që ai drejtonte në bashkëpunim me Udinezen e cila ka një marrëveshje bamirësie me një fonadacoin që trajton persona me aftësi të kufizuara. Kapiteni i Udinezës, Antonio Di Natale, ka bërë të ditur se u ka kërkuar zyrtarisht të gjithë kapitenëve të Serisë A dhe B të bëjnë donacione për këtë fondacion në mënyrë që të sigurohen të ardhurat për familjen Morosini.

Më pas, ishte edhe Atalanta që nëpërmjet një komunikate zyrtare deklaroi se merrte përsipër të siguronte çdo shpenzim të nevojshëm për motrën e futbollistit, që ishte me origjinë nga Bergamo. “E cilësoj si një detyrë timen personale dhe atë të Atalantës që të kujdesemi përgjithmonë për Maria Karla Morosini, ashtu siç do të kishte bërë i ndjeri Piermario nëse jeta e tij nuk do të ishte ndërprerë në mënyrë kaq tragjike”, ishin fjalët e presidentit të kësaj skuadre, Antonio Perkasi.

2 komente në “Futbolli italian “adopton” familjen Morosini”

  1. Nje brravo shum e madhe per federaten e futbollit italian ne kete mynyr dhimbja per njeriun e tyre behet me e lehte,u prehte ne paqe shpirti i tij.

  2. arsen says:

    Solidaritet njerezor.
    Respekt te thelle per autoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje