Roben i shkel syrin Juventusit

18 Prill 2012, 16:33Sport TEMA

Lamtumira thuajse e sigurt e Alesandro Del Pieros në fund të këtij sezoni hap skenare të reja për merkaton e Juventusit. Një nga emrat që ka dalë në skenë kohët e fundit është ai i mesfushorit holandez të Bajern Mynih, Arjen Roben, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin gjerman, që skadon në vitin 2013.

I pyetur rreth Juventusit, lojtari nuk ka ngurruar të shprehë pëlqimin e tij për këtë skuadër si dhe për faktin që bardhezinjtë interesohen për të.

“Juventusi po bën një sezon të shkëlqyer. Ka ndërtuar një skuadër të re për të ardhmen. Ata po përmirësohen shumë. Më pëlqen interesimi ndaj meje i këtij klubi të madh”, ishin fjalët e thëna nga mesfushori holandez pas sfidës që skuadra e tij luajti kundër Real Madrid.

Menaxheri i lojtarit, do të takohet javën e ardhshme me klubin bavarez për të diskutuar rreth të ardhmes, ndërsa planifikohet një zgjatje e kontratës ekzistuese deri në vitin 2015. Por Roben ka bërë të qartë se nuk është ende i sigurt nëse do të vazhdojë te ky klub apo do të provojë një eksperiencë tjetër.

Në një situatë të tillë, Juventusi është gati të bëjë një ofertë për holandezin, ndonëse vlera e kartonit të tij është relativisht e lartë, rreth 30 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje