Realit i vjedhin këpucët në “Allianz Arena”

18 Prill 2012, 10:36Sport TEMA

Gjashtë palë këpucë sportive dhe tre fanella loje janë zhdukur nga dhoma e zhveshjes të Realit të Madridit në “Allianz Arena” pak orë para zhvillimit të takimit mes madrilenëve dhe Bajern Mynihut vendas.

Reali ka bërë të ditur lajmin pas ka mbërritur në stadiumin gjerman, ndërsa futbollistët kanë zbuluar atë që ka ndodhur. Më i godituri ka qenë Kristiano Ronaldo, të cilit i mungonin 3 palë këpucë dhe fanella e lojës. 3 palët e këpucëve dhe 2 fanellat e tjera i përkitnin Karim Benzema dhe Mesut Ozil.

Reali ka bërë menjëherë një ankim zyrtar te UEFA për këtë çështje, po Bajerni është mbrojtur, pasi ka bërë të qartë se kamerat e vëzhgimit nuk lejohen në dhomat e zhveshjeve që në momentin kur atë e merr në dorëzim ekipi mik.

Materialet sportive kishin ardhur në stadium gjatë mëngjesit, siç ndodh zakonisht në raste të tilla, në mënyrë që kur të mbërrinin lojtarët gjatë pasdites të gjenin gjithçka gati. Po këtë radhë gjërat nuk kanë shkuar siç shpresohej pasi materialet janë vjedhur gjatë kohës kur përgjegjësit e materialeve të Realit janë kthyer në hotel.

Kuptohet që Krstiano Ronaldo, Ozil e Benzema nuk kanë luajtur zbathur, pasi kanë patur këpucë të tjera rezervë, gjithsesi lajmi ka shkaktuar shumë bujë, pasi bëhet fjalë për një prej stadiumeve më moderne dhe më të sigurt në botë. Jo rastësisht, ky stadium do të jetë arena e finales së Ligës së Kampioneve.

6 komente në “Realit i vjedhin këpucët në “Allianz Arena””

  1. Guxhua says:

    Krize,krize e madhe. Duhen grumbulluar lek nga shoqatat se do ngelen zbathur. Do qurraviten pas ndeshjesh me Barcelonen se ja nuk kishim kepucet tona. Na kane inat. Malenkon e kane te tyren por perseri do thyhen bindshem.

  2. Landi- Sverige says:

    Ndonje fans i ketyre lojtareve ka arritur ti shmanget edhe kamerave te sigurise se larte!!!! Pak e veshtire, por ndoshta mund te ishte edhe nje “lufte” psikologjike e bavarezeve ndaj madrileneve. Nje ndeshje futbolli midis ekipeve te ketij kalibri nuk luhet vetem ne fushen e blerte. Sa per statistikat ne 10 takime ne Mynih midis tyre, Bajern ka fituar 9 here dhe Reali ka mundur te marri vetem nje barazim. Kush do marri bileten e finales ne ndeshjen e kthimit ne “Bernabeu”? Per mua ndoshta do te ishte nje nga finalet me te bukura te historise se futbollit boteror Barcelona- Real, dhe ndoshta e meritojne kete “privilegj”.

  3. england says:

    Bravo Bajerni fitoi ndeshjen e nente ne shtepi kundra Realit!
    por e rendesishme eshte kush kualifikohet,dhe mendoj se ne Madrid
    Reali do fitoje,sa per tu kualifikuar,ndoshta dhe 1-0 mjafton
    Nese i referohemi statistikave,ato bazohen ne ngritje trofesh
    dhe Real Madridi ka 9 te tilla ne Champions League,pa llogaritur
    trofe te tjere me pak te rendesishem.
    My friends Guxhua bej durim deri ne ndeshjen e kthimit!
    dhe mundohu te jesh me i relaksuar,mendo pozitivisht ne jete
    pse gjithe ky inat?

  4. Guxhua says:

    Z.England te pershendes dhe te vleresoj per komentet prandaj te pergjigjem. Ke shume te drejte te shpresosh ne kualifikimin dhe kjo eshte plotesisht e mundur. Dhe e kunderta nuk perjashtohet pasi Bajerni e ka treguar kete. Eshte normale te shprehem si me lart pasi une simpatizoj Barcelonen ashtu si dhe ti qe simpatizon Realin ose nje ekip tjeter por qe per juve Barcelona eshte target. Dhe keshtu eshte kur nuk je tifoz behesh me me te dobtin. Do debatojme perseri pas Derbit. Mbreme te dy ekipet ishin aty aty. Gjykimi me gabime jo tendencioz. Por tek Reali mesfusha linte goxha per te deshiruar.

  5. Rrapi i Celos says:

    Ndoqa vetem 5 min. e fundit te takimit ,por e dija se BAVAREZET do te shenonin,sepse keshtu ngjet gjthmone pothuajse me BAYERNIN dhe me kombetaren GJERMANE historikisht . Ata shenojne ne limitet e limiteve te kohes. Por ajo cka me cuditi me shume ishte deklarata e Murinjos dhene televizionit gjerman pas ndeshjes ne italisht(ndonese italishtja e tij ishte shume e dobet dhe linte shume per te deshiruar ), une pashe nje ANTI-MURINJO qe fatmiresisht ishte me kembe ne toke dhe pa pordhe . Po te sillet keshtu ja kam bere hallall kualifikimin. Le te presim dhe te shohim deri ne 25.04.2012 .

  6. england says:

    Miku im Guxhua mos u trishto nga humbja!
    prandaj futbolli eshte i bukur pasi fiton edhe ai qe krijon pak raste
    dhe realizon atehere kur i duhet,mendoj se nuk do ta keni shume te lehte ndeshjen e kthimit(nuk po them se Chelsea do kualifikohet)
    Futi ndonje teke whisky,dhe si te kam thene mendo pzitivisht
    te uroj nje nate te qete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje