Alesandro Del Piero për herë të parë është shprehur mbi faktin që ky është sezoni u fundit i tij me Juventusin. Gjatë një interviste të dhënë për Vanity Fair, kapiteni bardhezi është shprehur i hidhëruar me faktin që nuk do ta mbyllë karrierën tek Juventusi, që ka qenë edhe ëndrra e jetës së tij.
“Nuk kemi nevojë për polemika, që për më tepër nuk kanë qenë kurrë pjesë e karrierës sime. Por, ëndërroja që ta mbyllja karrierën tek Juventusi, sepse këto 20 vjet që jam këtu, kanë qenë të mbushura me emocione, me momente të jashtëzakonshme dhe disa herë edhe të vështira. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar”, shprehet me keqardhje njeriu që tashmë identifikohet me historinë e Juventusit.
“Anjeli më habiti me deklaratën e tij që ky është sezoni i fundit imi tek Juventusi. Por, një kapiten nuk duhet të harrojë detyrën e tij dhe atë që përfaqëson. Ky ka qenë sezoni më i vështirë i jetës sime, sepse u vura përballë një realiteti që nuk e kam njohur kurrë gjatë këtyre 20 viteve: realiteti i të luajturit pak ose fare”, vijon më tej deklaratën e tij Del Piero.
Tifozët bardhezinj ëndërrojnë që Del Piero të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm me bardhezinjtë, por kjo deklaratë është më shumë se një njoftim lamtumire. Për më tepër që drejtuesit e Juventusit nuk kanë dhënë ndonjë shenjë për rinovimin e kontratës së tij edhe për sezonin e ardhshëm.
qe del piero duhet ta linte futbollin kjo dihet, por meriton nje respekt me te madh, jo ta marre vesh nga gazetat sic ja bene keta legenat
Qe del piero do ngelet nga lojtaret me te mire te koherave ne itali,kjo do jete e padiskutueshme.por problemi eshte per te vetmen arsye. ..la veccia signora eshte perandoria e futbollit italian,dhe sdo mund t’ia lejonte vetes te titullohej me vone si pershembull barcelona e mesit.keshtu qe supremacia e klubit do ngele vetem nen emblemen e veccia signora,dhe del piero si nje nga kapitenet me madheshtore te saj.pak a shume si dhe ne shqiperi,per ndonje vit del nje emer i ri kampion,po historikisht ngel thenia,nje ekip ka shqiperia,eshte. …vija vija.
Hahahaha, ky eshte stili i Juventusit. Njesoj e mbani mend si u soll Milani me Maldinin???? Ka lezet Interi, kapiten Zanetti do respektohet deri ne fund….
Nuk mund te lejosh ikjen e DEL PIEROS, ne kte lloj injorance alla shqiptarce.Mbreti duhet te iki si Mbret.Mos peshty ke rubineti i vjeter,kur ke vone te riun,kane thone shkodront,se mbase 1 dite do te pish prape.Dhe per ca kohe,Juvja piu,dhe u freskua shume.I uroj Mbretit,lumturi e paqe
Jam plotesisht dakord me komentet e GAETANOS dhe te GUCES, persa i perket vleresimit per A.DEL PIERON dhe per Veccia signora.Sido qe jam Jugor dhe kurre nuk kam qene tifoz i 17 Nentorit ,me duhet te pohoj qe tiransit me futbollin e tyre i kane dhene tonin futboolit shqiptar per kombetaren ne vitet ’80. Per mendimin tim klubi me legjendar ne Itali per te gjithe koherat ngelet JUVENTUS ,qe perpos 27 titujve kombetare ,eshte ekipi unik ne ITALI dhe ne BOTE qe per 4 tituj te ITALISE si kampione bote i nka dhene kombetares Italiane plot 26 lojtare te formacionit nga 44 te mundeshem . Por do te shtoja se ne se DEL PIERO do te aktivizohej ne kupen e botes ne 2010 ,njelloj sic duhej te aktivizohej me kombetaren Italiane n e Europianin e 2004 lojtari me inteligjent dhe me i dashur qe ka nxjerre ndonjehere Italia per te gjitha koherat ROBERTO BAGGIO ATEHERE italia NUK DO TE KISHTE BERE ate paraqitje aq zhgenjyese . Me ato cka po jep tani Ikona BIANCO-NERO per Del Pieron ka akoma vend per rinovim ,por nga ana tjeter jam i bindur qe ,ne se nukdo t’ja rinovojne kontraten do te kete te tjere klube prestigjioze qe do te kerkonin sherbimet e tij.