Ish-ylli i futbollit brazilian, Romario, është i sigurt se Brazili nuk do të kalonte as fazën e grupeve nëse Botërori do të zhvillohej sot. Sikur të mos mungonte kjo, ai e cilëson veten si një nga lojtarët më të mirë në historinë futbollit.
Tashmë një deputet në parlament, Romario nuk ka kursyer kritikat kundër përfaqësueses së drejtuar nga Mano Menezes nëpërmjet një editoriali në gazetën “O Dia”. “Kombëtarja aktuale është një m… Nëse Kupa e Botës do të zhvillohej sot, do të eliminoheshim që në grup. Unë do të zgjidhja të njëjtët lojtarë, por përsëri nuk do të funksiononte pasi nuk ka kohë në dispozicion. Koha e Menezes po mbaron, këtë e di edhe ai. Shoh si zëvendësues Xhoel Santanën, ai është trajneri më i mirë qa kam patur”, tha ish-kampioni i botës me Brazilin në vitin 1994.
Më pas, Romario nuk ka kursyer kritika edhe për organizimin e Kupës së Botës, duke aluduar për vjedhje fondesh, edhe pse në këtë çështje janë përfshirë edhe miqtë e tij Bebeto e Ronaldo. “Ata të dy po i japin besueshmëri një ndërmarrje që është krijuar për të vjedhur gjatë Kupës së Botës. Të dy e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë, po ndërkohë kanë ndryshuar imazhin e Komitetit Organizator. Tifozi i pasur që vjen të shohë aktivitetin do të jetë në rregull. Ai do të vijë me avionin e tij privat, do të përdorë makinat private dhe do të rrijë në hotelin e luksit. Por tifozët e varfër të futbollit do të mbeten jashtë këtij aktiviteti”, deklaroi Romario.
Në fund, ai nuk mund të rrinte pa lëshuar një batutë të bujshme, duke e cilësuar veten mes tre futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe shumë më të mirë se Mesin. “Ai është një lojtar i mirë por unë jam shumë më lart se ai, jam mes tre më të mirëve. Jemi unë, Pele dhe Maradona. Ndoshta në këtë listë mund të vendos edhe Zidan”, tregoi Romario./lajmeshqip
Ky tipi ngjan me Pelen si 2 pika uji te njejta persa i perket deklaratave qe japin. Nuk arrij qe te kuptoj pse u eshte bere FIKSIM MESSI ,i cili eshte vetem 24 vjec dhe nga dita ne dite po ben nje perfomance te jashte-jashtezakoneshme qe ketij tipit dhe Peles as do tu kishte shkuar ndonjhere ne mendje qe ti benin ndonjehere. Romario nga fundi u be zorre dhe donte qe tja kalonte Peles per numrin e golave te shenuar me VASCO DE GAMEN NE Brazil. Romario duhet te falenderoj R.BAGGION per ate penallti te humbur ne 1994 qe i dha atij titullin e kampionit te botes qe Brazili e meritonte aq sa mund ta meritonte dhe ITALIA. Per sa i perket ZIDANES eshte e vertete qe ai ka qene lojtar klasi ,por ne fund ai e mbylli ashtu sic kishte kulturen dhe origjinen ME VEPRIMIN RRUGACEROR qe tregoi ndaj nje sharlatan si Mareraci .Nuk varet as nga Romario as nga ne qe shprehim mendimet tona ne kompjuter se kush eshte lojtari me i madh.Por nje gje eshte e sigurte PELJA eshte midis te medhenjve akoma por nuk eshte me ne maje ,sepse koha e tij ka perfunduar se bashku me ate dhe me futbollin e tij arkaik dhe klasik ,dhe ne anen tjeter atij nuk i hyne me ne pune as titujt qe ka mare si kampion bote dhe aq me keq per kete tipin ,Romarion !
I shkreti Romario,duket,qe nuk ka pire ilacet kur ka dhene kete interviste!!!Te gjithe pacientet e PSIKIATRIVE mburren se jane “PERANDORE,MBRETER “etj!!!Edhe ky Romario te njejten gje ben!!Qenka mbushur Brazili ne DEBILA!!!