Didier Drogba ka qenë heroi i ndeshjes me golin që shënoi kundër Barcelonës, por sulmuesi i Çelsit do të kishte qenë “anti-heroi” nëse nuk do të kishte gjetur rrugën e rrjetës, pasi ka mërzitur të gjithë me skenat e dëmtimeve sa herë që prekej lehtësisht nga një futbollist kundërshtar.
Kjo sjellje e tij ka acaruar edhe shumë lojtarë të kampionatit anglez të cilët nuk kanë kursyer batutat në “Twitter” gjatë takimit të dy netëve më parë.
I pari në listë ishte Uejn Runi, i cili nuk është kursyer ndaj kolegut të tij. “Drogba, je një lojtar i mirë po të lutëm ngrihu në këmbë”, ishte komenti i yllit të Mançester Junajtid.
“A ka veshur Drogba këpucët e duhura… duket sikur rrëshqet shumë”, ishte komenti i bërë nga legjenda e Liverpulit, Robi Fauler.
“Drogba është shumë qesharak, gjithë kohën në tokë!”, ishte komenti i mbrojtësit të Holandës dhe Ajaksit, Gregori van der Viel.
Pas golit, kanë ardhur edhe komente të tjera në adresë të futbollistit të londinezëve, ku i pari që ka shkruar ishte mesfushori Robi Savixh. “Drogba, e sheh çfarë ndodh kur qëndron në këmbë!”.
Ndërkohë, mesfushori i Totenhem, Xhërmein Xhenas e ka marrë me më shumë filozofi çështjen, duke shpjeguar përse ai rrëzohej vazhdimisht. “Njerëzit po e masakrojnë këtu Drogba për simulimet por ju garantoj se mesfushorët dhe mbrojtësit e skuadrës së tij janë të lumtur për pushimin që siguron!”.
UJua ka kthyer me te njejten monedhe katalanasve, ata bien menjehere ne toke!
Ndeshjet e tjera lete rrije ne kemebe ?
Hemo se ata te barcelones po bejne nje sezone te tere qe po bejne sikur rrezohen e marin faulla e penallti kot , lojen e tyre beri dhe drogbaja .
tung
Une e kam shkruar dhe po ate dite qe CHELSEA dhe pikerisht DROGBA INSKENONTE dhe binte sa here , POR bravo se me ate qe beri LOJTARET E BARCELONES e nenevleftesuan DHE AI SHENOI ,EDHE KJO MUND TE KETE QENE PJESE E STRATEGJISE SE DI MATEOS , sepse si Italian qe eshte PROFESORET ja kane mesuar te gjitha skretet e KATENACIOS , por dhente zoti qe DI MATEO si ka dhene pas ndeshjes dhe pas kuintave ndonje puthje hot ne buze si ate qe i dha DROGBASE KUR CHELSEA skualifikoi NAPOLIN . LE TE presim dhe te shohiom se cfare do te ndodhe ne KAMP NOU ,VETEM N.Q.S. cdo gje eshte paracaktuar . Po te kujtoheni nje opinionisti me duket ketu
tek Tema NUK I KISHTE SHPETUAR NJE FAKT QE NE DUKJE ESHTE I PARENDESISHEM ,por eshte shume domethenes qe: BAYERN – REAL e gjykoi nje ANGLEZ ,kurse CHELSEA -BARCELONA e gjykoi nje GJERMAN ? !? . Nuk besoj qe nje ekip qe ne stadiumin e tij gjuajti 2 here ne porte dhe shenoi te vetmin gol te ndeshjes dhe ne anen tjeter ekipi qe gjuajti 24 here dhe nga keto 18 i dergoi brenda kuadratit ,por pa mundur te shenoje te arrije te kualifikohet. shembuj te tille ka ,por ne se ndodhte do te ishte dicka teper e rralle qe do te ndodhte vetem njeher dhe kjo menyre loje CHELSEAS do ti kthehej ne BUMERANG ne ndeshjen tjeter ne se do arrije qe te kualifikohet. Jane te gjitha hamendesime . Le te kenaqemi duke pare futboll te paster .
1
mos ja futni si kau peles bre se late nam , barcelona e ka humb ndeshjen me qene te sinqerte se ndryshe nuk mbushet gjithe ai kamp nou 120000 vendesh, ps. ne lojene ne stmford brixh ata ndaj celsit luajten saper nxemje per el classico , por te merkuren qe vjen do te shikoj celsi sa i vlen lekura bashke me surratin e negrit drogba , tung