Djali i jashtëligjshëm i Maradonës: Babai më ka zhgënjyer, është njeri i vogël

19 Prill 2012, 19:44Sport TEMA

Diego Maradona junior është rrëfyer për emisionin “La tribù del calcio”, duke thënë se është zhgënjyer nga i jati. 25-vjeçari, që është djalë i Maradonës nga një lidhje jashtëmartesore nga ky i fundit dhe që është takuar vetëm një herë me yllin argjentinas të futbollit, ka thënë se si baba Diego e ka zhgënjyer. Për të, Maradona është një futbollist i madh, por një njeri i vogël.

“Jam shumë i zhgënjyer nga ai. Besoj se në moshën 51-52 vjeçare duhet të sillesh si njeri dhe të shtosh përgjegjësitë për të përballuar të gjitha situate e jetës. Ai në fak nuk e bën këtë gje dhe kjo për mua është një zhgënjim i madh. Unë jam qenë gjithmonë krenar për mbiemrin që mbaj, por në të njëjtën kohë them: nëse në shumë raste im atë ka qenë i madh, në disa të tjera ka qenë një njeri I vogël. Pra, më ka zhgënjyer. Është e sigurtë se, nëse një ditë do të bëhem baba, gjëja që do të përpiqem që të bëj me tim bir, është që t’i mësoj se jeta është shumë më e thjeshtë nga sa duket”, ka thënë Diego junior.

Më pas, 25-vjeçari ka rrëfyer edhe takimin e vetëm me të jatin, në vitin 2003: “Duhet të them se nga ajo ditë kam ende një kujtim të bukur. Nuk e dija se im atë do të trajtonte si një bir, edhe pse është e hidhur ta them, isha një “gabim”. Takimi ishte i bukur, u ndjeva si djali i tij. Për fat të keq, kanë kaluar shumë vite dhe nuk ka ndodhur një takim i dytë. Sot kam një jetë të qetë dhe të plotë, me përjashtimin që nuk mund të flas me tim atë dhe motrën( vajzën e Maradonës). Por, dua të them se im atë është bërë qesharak me këtë histori, pasi herët a vonë duhet t’i japë fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje