10 "sekretet" e El Clasicos

21 Prill 2012, 10:28Sport TEMA

1 – Sfida e parë Barça-Real është zhvilluar më 17 shkurt 1929. Fitonin madrilenët 2-1.
2 – Goleada më e thellë e Barcelonës kundër madrilenëve është ajo e sezonit 1950-1951, në shifra 7-2. Takimi u luajt në “Les Kortes” dhe golashënuesit ishin Nikolau dopietë, Sezar, Markos Aurelio dopietë, Gonzalvo dhe Basora. Në këtë periudhë skuadra katalanase drejtohej nga Fernando Daucik. Ndërsa, humbja më e thellë në shtëpi ka qenë ajo 5-1 e sezonit 1962-1963.
3 – El Clasico që ka dhuruar më shumë gola është ajo e sezonit 1942-1943, i përfunduar me rezultatin 5-5.
4 – Katër manita (fitore 5 me 0, sa gishta ka dora) ka realizuar në histori Barcelona kundër Realit. Ato i përkasin sezoneve 1934- 1935, 1944-1945, 1993-1994 dhe 2010-2011.
5 – Sezoni më pozitiv i Barcelonës, në lidhje me rezultatet e arritura në “Kamp Nou” nga 30 dhjetori 1984 deri më 23 nëntor 2002, është: 20 ndeshje të luajtura, nga të cilat 15 fitore dhe 5 barazime.
6 – Golin e fundit për Realin e Madridit në stadiumin “Kamp Nou” e ka realizuar Hulio Baptista, më 23 dhjetor të vitit 2007 (fitorja e fundit e Realit, 0-1). Nga kjo periudhë kanë kaluar tri ndeshje, të gjitha të mbyllura pa gol për kryeqytetasit; 2-0 (2008-2009), 1-0 (2009-2010) dhe 5-0 (2010-2011)
7 – Ekipi më i ri që është përballur me Realin e Madridit në Katalunjë është ai i sezonit 1929-1930 (1-4 për madrilenët). Mosha mesatare ishte 23 vjeç e 242 ditë, ndërsa ajo e Realit ishte 25 vjeç e 32 ditë. Ndërkohë, Barcelona më e moshuar që është ndeshur me Realin është ajo e sezonit 1987-1988, me moshë mesatare 29 vjeç e 264 ditë, kundrejt 26 vjeçëve e 227 ditëve të Realit (takim i fituar nga Barça 2-0).
8 – Trajnerët që kanë fituar më shumë “El Clasico” nën drejtimin e Barcelonës janë Johan Krujf (8 fitore) dhe Marinus Mikels me 6 suksese. Ndërsa rekordmenët nën drejtimin e Realit janë Miguel Munjoz me 14 fitore dhe Leo Benhaker me 5.
9 – Futbollistët që janë ende në aktivitet dhe që kanë luajtur më shpesh këtë sfidë në kampionat janë Pujol me 24 dhe Kasijas me 23. Kapiteni i Barcelonës ka një bilanc prej 10 fitoresh, 7 humbjesh dhe 7 barazimesh. Ndërsa, kapiteni i Realit numëron 7 fitore, 10 humbje dhe 6 barazime.
10 – Për sa i përket kapitullit disiplinor, te katalanasit Karles Pujol është lojtari që është ndëshkuar më shpesh me të verdhë, 5 herë, ndërsa ata që janë përjashtuar janë Bubala, Czibor, Viktor, Eusebio, Klajvert, Oleguer e Buskets. Kurse në radhët e Realit të Madridit më të ndëshkuarit me të verdhë janë Fernando Hierro e Serxho Ramos, 5 herë, ndërsa ai që është përjashtuar më shpesh është Roberto Karlos, në 2 raste.

11 komente në “10 “sekretet” e El Clasicos”

    1. EdiRuci says:

      Edhe me e pa ne enderr eshte e ndaluar…

      1. Prime says:

        o Ruci e pe endren ti vella mbaroj barcelona sfiton gje kete vit max kupen e mbretit…ne vitet qe vijne te pakten dhe 2 vjet do jete dominim real…pastaj per endrat ti shif ca te duash

  1. argenti says:

    hahaha milanisti sa shume qe enderroni mor aman…

    1. Prime says:

      Ore sa eshte cmimi i patateve ne tirane vajti 1 me 2 dmth per 1 PATATE paguan 200 leke te vjetra…

  2. Se ku i ke gjet kto te dhena vec ti e di….rezultatin 1-11 pse se ke shkrujt???kto jan shifra koti..dhe ti sje gazetar por tifoz i barcelones se shkru mir peer ekipin tend…un u futa ne historin e realit dhe te barces e kto shifra disa nuk egzistonin…shkruaj si gazetar jo si tifoz

    1. EdiRuci says:

      Ne 14 takimet e fundit rresht, madrilenat kane vetem 1 fitore…

      1. Prime says:

        ne 14 takimet e fundit barca ka paguar te paketen 8-9 here albitrin..edhe keto jane statistika jo per soprdaseshit por per biznesmenet e unicefit qe vdhjen fonde ilegale dhe i pastrojne tek barca…

    2. Prime says:

      O drejtesi ky djaloshi i artikujve ka harua por 1-11 ka ngele ne histori si turperimi me i madh i te gjitha koherave ne futboll qe nje skuader ka marre nga nje skuader tjeter …RASTESIA i bie qe eshte barca real…:)…provoni te shkruani ne google turperimi me i madh i futbollit te nxjer 1-11 e realit…reali gjithmon superjor ndaj FARCES… GJITHMON..cr7 dihet 100 per qind qe eshte superjor ndaj messit..bal bla blat jane kot te thuhen

  3. O prime e pe sot lale????ta mbaj mend ky gazetari per her tjeter…ueeeeer shkatrrim sot…kta kan 5 vjet qe kan lind qekur u ben me unicef qe eshte e masonve dhe masonet sundojn boten….por tani ska me unicef por katar dhe sbesoj me tket albitra dhe kjo ishte barca e vertet pa albiter eshte kot rrinin lojtaret si te trrullos se spo mernin penallti kot apo faulle a ku di un…madrid ngelet madrid.pik.

    1. Prime says:

      e Pashe dhe fitorja qe 100 per qind e merituar tashti duhet te fitohet dhe champions league me sezben..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje