Karanka: Në “Kamp Nou” shkojmë për të sulmuar!

20 Prill 2012, 18:44Sport TEMA

Aitor Karanka tashmë është kthyer ndër personazhet më të rëndësishëm të Real Madrid, pasi është ai që shfaqet në konferencat për shtyp në vend të Zhoze Murinjos. Duke folur para “El Clasico” kundër Barcelonës, Karanka ka bërë të qartë se në këtë ndeshje madrilenët do të hyjnë siç kanë bërë kohët e fundit, për të sulmuar e për të shënuar gola.

“Kjo sfidë i ka të gjithë përbërësit e duhur, ka dy skuadra të mira dhe shpresoj që gjithçka të shkojë në normalitet dhe të gjithë tifozët të jenë të kënaqur. Tre herët e fundit që kemi luajtur atje kemi treguar se jemi të barabartë dhe kemi bërë gola”.

“Janë tre pikë të rëndësishme sido që të përfundojë pasi jemi shumë pranë fundit. Por cilido qoftë rezultati, do të vazhdojmë të punojmë normalisht pasi ka edhe katër takime të tjera deri në përfundim të kampionatit. Ndeshja e nesërme është e rëndësishme ashtu si edhe ajo pas saj”.

“Nuk jemi të lodhur nga ndeshja në Mynih. Para një ndeshje si ajo e të nesërmes nuk mund të jesh i lodhur. Bajerni? Në kokë kemi vetëm ndeshjen e nesërme, nuk mendojmë për asgjë tjetër”, përfundoi Karanka./lajmeshqip

11 komente në “Karanka: Në “Kamp Nou” shkojmë për të sulmuar!”

  1. Guxhua says:

    Diktatoret rralle dalin ne popull si shoku Enver ose ky i
    Korese se Veriut se nuk ja di emrin. Karaka me ate si te duan le te bejne vetem te mos qurraviten neser. Le luajne ku te duan ne sulm ose ne mbrojtje vetem te mos qajne dhe si xhentellmene ta marrin topin pa qarre ta vendosin ne mes te fushes sa here qe do hyje ne rrjete. Gjyqtarin e keni tuajin. Sa per te barabarte e kemi pare qe keni qene. Ju kur luani kunder Barcelones kaloni ne depresion se nuk e merrni vesh nga shkon topi. Flasim neser.

    1. Edi Detroit says:

      Edhe une shpresoj qe neser te fitoj Barca,mgjthse vete jam tifoz me Milan,por arroganca e Morinjos me acaron.Mgjthse ti Guxho qenke tifoz me Barcen,perseri me cudit fakti qe ka kaq shume tifoza me Barcen,besoj duhet te jene dtl 90 e mbrapa.Sidoqofte sot Barca eshte ekipi nr.1,kjo ska dyshim.

      1. Prime says:

        Interistat jane me Realin dhe milanistat e juventinet me Barcen per arsye qe mire i dime…dhe ska nevoje ti shpjegojem..nese mourinjo sdo kishte kaluar ne Itali mendoj se te tre tifoet e ketyre skuadrave do ishin me realin.

  2. albani says:

    Ha ha dtl 90 e prapa sa per te qeshur se kjo eshte mosha qe sdi si luhet futbolli, se tani si thot nje shoku im eshte me mire mos te shikosh futboll fare se e kane qelbur keta futbollin. Fiton ai qe do fifa, ai qe do gjyqtari apo shiten thjesht per bastet shikim te kendshem te gjithe atyreve qe duan te shofin nje show se futbolli vdiq qe ne vitet 90.

  3. Rrapi i Celos says:

    Nuk eshte nevoja te tregojme ata qe simpatizojne nje ekip jane te pas ’90 . Futbolli evoluon dhe bashke me te dhe preferencat. Shou mediatik qe ben Murinjo dhe kritika qe i ben arbitrave per favorizimet qe po i bejne BARCES kane qellim te caktuar : per te terhequr vemendjen dhe per te justifikuar deshtimet. Duam apo nuk duam me ate cka paraqitur BARCELONA KA BERE REVOLUCIONIN me te madh ne histori ne FUTBOLL. e filloi AJAXI por BAECELONA E KA CUAR NE EXTREM. AJO ME CKA PARAQITUR DERI ME SOT QYSH NGA SHTATORI 2008 dhe deri tani ka hyre ne histori. Te pakten Reali nuk ka goje te flase sepse QE KUR KA ARDHUR mURINJO reali eshte rrahur 5 here ka barazuar 3 here dhe ka fituar vetem nje here . Edhe ne se Reali fiyon neser nuk ben gje po e kalon ballancen nga – 4 ne – 3 . Nub besoj qe te luhet EL -CLASICO NE SKEDINA SEPSE DO TE ISHTE CMENDURI. Megjithate kam mendimin qe ne SPANJE BIGET E FEDERATES E KANE CAKTUAR KUJT DO TJA JAPIN LA LIGEN . SEPSE KAM FRIKE SE MOS KA FUTUR HUNDET DHE U. E .F .A . me ne krye PLATININE. Kjo do te mendoni ju duket pak paradoksale,por dhe mund te ndodhe !

    1. Argita_B says:

      Pyete nje here Celon se kush do fitoje ne 2015-en, Trevizo apo Cozenca..jo per gje po i dike te gjitha ti…

  4. Rrapi i celos says:

    Argita .B. Nga komenti qe ke bere dukesh e vogel ,lerja vendin gjykimit te ftohte dhe hidhe ironine tutje ,sepse ke gjetur vendin dhe personin e gabuar . Une shpreh opinionin tim dhe nuk dua tu hedh te tjereve pirueta .Besoj te mos me kesh keqkutuar ,pamvaresisht ne se je “AJO” apo “AI”.

    1. Argita_B says:

      Jam e vogel !! Te pretendosh se per nje rezultat ne kampionatin spanjoll vendos Uefa dhe Platini eshte absurditeti me i madh qe kam degjuar, me duket se ti duhet te jesh i vogel, pasi kampionati spanjoll nuk eshte nen autoritetin e UEFA-s dhe Platinise, po ne ate te federates spanjolle te futbollit.
      Per informacion, Reali fitoi, Ronaldo dominoi ndaj Messit ne kete ndeshje, Reali shpallet kampion kete vit.
      Mourinhio kur mori Realin nen drejtim, tha, me lini dy vite, pasu ekipet qe drejtoj, ne vitin e dyte jane me te forta, ate qe tha e beri.

  5. madrid says:

    murinjo eshte pa dyshim trajneri me i mire ne bote,jo se guardjola seshte i madhe por akoma se kemi pare te drejtoj nje ekip tjeter ete tregoj vlerat.ngushtimi i diferences nga 10 ne 4 pik u be me qellim per te shitur te drejtat televizive te el clasico prandaj ju dha dhe ajo penallti me levanten barces nje jave me pare per ta mbajtur te ngushte diferencen.sot do te jen te pranishem ne nou camp 133 kanale tv nga e gjith bota dhe parashikohet nje shifer rekord shikuesish ne te gjith boten.le ta shijojme dhe ne pa paragjykime e fitofte me i miri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje