Angli, titulli do të vendoset në derbin e Manchester

22 Prill 2012, 19:47Sport TEMA

Mançester Siti ka shkurtuar në tre pikë diferencën me Mançester Junajtid pasi fitoi 2-0 ndaj Ulvërhempton, ndërsa kryesuesit e kampionatin anglez u ndalën në shtëpi 4-4 nga Evertoni në një ndeshje të pabesueshme.

Dy golat e Serxho Aguero dhe Samir Nasri vulosën fitoren e thjeshtë të skuadrës së Mançinit, duke dënuar përfundimisht ekipin kundërshtar me rënien nga kategoria. Për më tepër, Siti ka mundësi reale të marrë titullin, pasi në rast se arrin të fitojë në derbin e datës 30 prill, do të marrë kryesimin e kampionatin pasi ka një golavarazh më të mirë se skuadra e Ferguson.

Më herët, Junajtid kryesonte 4-2 kur kishin mbetur vetëm 7 minuta lojë, por dy golat e Evertonit bënë që ndeshja të mbyllej me rezultatin e pabesueshëm 4-4 që ka argëtuar, por nuk ka kënaqur tifozët e pranishëm në “Old Traford”.

Ndërkohë, Roi Hodgson është hakmarrë kundër Liverpulit duke mundur 1-0 ish-skuadrën e tij në drejtimin e Uest Bromuiç, që nuk fitonte në “Anfilld” që nga viti 1967.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje