Pep Guardiola ka qenë i pari që ka uruar Real Madrid për fitoren dhe titullin kampion menjëherë pas përfundimit të takimit mes dy skuadrave në “Kamp Nou”, ndonëse madrilenët nuk e kanë siguruar atë ende matematikisht.
“Dua të përgëzoj Real Madrid për fitoren dhe për titullin kampion në Spanjë. Kemi luajtur mirë, por kemi humbur shumë herë topin. Bëmë maksimumin për të fituar, por normalisht që përballë Realit që është skuadër fizikisht e fortë kemi vuajtur. Mos harrojmë që ky ekip vjen pas katër vitesh pa pushime, ndërsa duhet të vlerësomë edhe kundërshtarët që kishim përballë”.
“Ne nuk ishim inferiorë ndaj Realit, nuk kam se për çfarë ta kritikoj skuadrën në këtë ndeshje. Më vjen shumë keq për njerëzit, por të gjithë duhet të jenë të sigurt se kemi bërë maksimumin. Tejo dhe Tiago titullarë? Paguhem për të marrë vendim dhe këto ishin vendimet që mora. Ndoshta mund të jem gabuar me Fabregas”.
Guardiola u përpoq gjithashtu të shuante çdo lloj polemike për mosaktivizimin e Zherard Pike, i cili ndoqi ndeshjen nga stoli i rezervave, ashtu si kundër Çelsit pak ditë më parë dhe përflitet se tashmë është pranë largimit nga katalanasit.
“Më duhet të mendoj për 11 lojtarë në fushë. Nëse Zherard do të luante, do të më pyetnit pse nuk luan Maskerano apo Pujol. Mendova se ky ishte formacioni më i mirë për këtë ndeshje. Edhe Mesi luajti në pozicionin e tij të zakonshëm, duke menduar se krijoheshin hapësira për të depërtuar për Ksavin dhe Iniestën. Tani nuk kam nevojë që të flas me lojtarët pasi ata janë të trishtuar për këtë humbje. Por besoj se nga nesër do ta marrin veten, siç kanë bërë edhe më parë në situata të tilla, pasi kemi një tjetër sfidë të vështirë të martën kundër Çelsit”, përfundoi trajneri i katalanasve.
E angu barca, fillon renia e lire nime!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html