Mançini: Gjyqtarët janë me Junajtid!

21 Prill 2012, 13:17Sport TEMA

Roberto Mançini ka akuzuar gjyqtarët e kampionatit anglez se po ndihmojnë Mançester Junajtid në luftën për titullin kampion. Trajneri i Mançester Siti është acaruar pasi ka parë se gjyqtarët kanë dhënë tre penallti të dyshimta radhazi në favor të “djajve të kuq”.

“Rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë, në disa raste janë të ndryshme. Kjo është një situatë që nuk më pëlqen, pasi rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë, për ne, për Junajtid, për Uest Bromuiç. Çdo skuadër duhet të luajë me 11 lojtarë. Personi i veshur me të zeza që rri në fushë nuk duhet të ketë një fanellë blu, apo të kuqe, apo të bardhë”.

Fullhem iu mohua një penallti e qartë në minutat e fundit të ndeshjes së tyre në “Old Traford” kur Mançester Junajtid kryesonte vetëm 1-0. Më pas, Eshli Jang fitoi 2 penallti teatrale në suksesin 2-0 ndaj QPR dhe 4-0 ndaj Aston Vila.

“Çdokush mund të bëjë gabime, por jo si këto. Titulli ka ikur. Ai është shumë i vështirë, sidomos pas disa situatave të çuditshme në 3-4 javët e fundit”, tha Mançini, duke kujtuar se si këto situata janë gjithmonë në favor të kundërshtarëve të Mançester Sitit.

Karlos Tevez u ndëshkua për simulim në ndeshjen kundër Noruiç, po në fakt duhej dhënë një penallti në favor të tij. “Gjyqtari bëri një gabim pasi duhej të jepte karton të kuq dhe 5 ndeshje pezullim për Karlos! Kur isha në Itali, mendoja se këtu ishin gjyqtarët më të mirë. Por opinioni im ka ndryshuar”.

1 komente në “Mançini: Gjyqtarët janë me Junajtid!”

  1. Rrapi i celos says:

    NUK dua te prish edukaten me MAC-QININ por je i vogel e shpirtzi .ASNJEHERE NUK ME KA TERHEQUR FUTBOLLI ANGLEZ ,por kam respekt te plote per SERIN- ALEX FERGUSON ,megjithmend GENTLEMAN .Nuk me kujtohet ne ka qene pjese e ndonje ekipi Anglez ne kohen e burrave te medhenj ANGLEZE E GENTLEMENVE TE VERTETE SI 2 vellezerit BOBY e XHEKI CARLTON ,e BOBY MOOR ,E BOOLLIT, BELLIT PITERSIT ,MARSHIT apo te fjalepakut legjendar GORDON BENKS .Prej ketyre duhet te mesoj ky spurdhjak ,lufto ne fushen e burrave dhe mos u mer me fjale si grate e liga ,por mer shembull te pakten nga emergjenti ,vellai yt DI MATEO. ITALIANET E VERTETE JANE PO AQ XHENTIL SA DHE ANGLEZET. Ky Mancini sec me kujton njerin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje