Reali prish 'magjinë' ndaj Barcelonës, pothuajse kampion

21 Prill 2012, 23:14Sport TEMA

Reali i Madridit ka bërë atë që konsiderohej e pamundur, ka mposhtur Barcelonën në Camp Nou.

Katalanasit nuk humbnin në këtë stadium prej 84 ndeshjesh, por tani përveç rekordit duket se po heqin dorë edhe nga titulli kampion.

Shumë histori në një ndeshje të madhe, që ka nisur me dominimin e Realit.

Rezultati u ndryshua në minutën e 17, kur pas një korneri dhe një rrëmuje golin e gjeti Sami Khedira. Më pas, iniciativë e plotë e Barcelonës, edhe në pjesën e dytë.

Në minutën e 68 Xavi ia la vendin Alexis Sanchezit, i cili në minutën e 70 gjithashtu pas një rrëmuje gjeti golin e barazimit. Por, Camp Nou u hesht 3 minuta më vonë me golin e Ronaldos, që ishte rrjedhojë e një pasimi milimetrik të Ozilit.

Kjo ishte fitorja e parë e Mourinhos në Camp Nou, por e rëndësishme aq sa pothujase ia garanton titullin Mbretërve.

24 komente në “Reali prish ‘magjinë’ ndaj Barcelonës, pothuajse kampion”

  1. denkoka says:

    i fut nje te rrafme edhe chealsi…

    e ms tna merzisi mooo kjo barca…
    se na e boni lojen e futbollit si loj cic mici….

    lujn futboll si me qen kalceto…
    pa llogarit njeanesine e gjyqtareve…..(me milanin rasti me i fundit)

    pedoshat…

    1. SOKOL says:

      keta ishin minjte e Barcelones se shumeperfolur…ore nje gje duhet te dini juve tifozet e barcelones…Real Madrit ngelet ekipi me mire sot per sot ne Spanje dhe mos na derdellisni me me ate miun e arave Messi nuk luhet futboll kic mic me pasa te shkurtra se ja e tregoj vete koha se kush eshte me i forte Barelona apo Reali.

  2. Prend Dedja says:

    Eshte viti i dyte dhe dihet qe Murinjo e merr titullin,me shume mundesi dhe campios

  3. peter says:

    Tani nuk e di se cfare justifikimi do te njerrin tifozat e Barcelones.
    Kjo ndeshje vertetoi se kur albitrat gjykojne ndeshjen ashtu sic duhet ja cfare i ndodh Barcelones se “MADHE”.
    U pa me Celsin dhe u pa dhe sot se sa eshte ne gjendje te shenoje Barcelona se bashku me Mesin e saj.

    1. juventini says:

      do e gjejn prap tif e barces dicka me u mbrojt.po lon nom vertet me keta arbitrat 5 penallti moren per 4 ndeshje,2me milanin 1 me bilbaon 1 me saragoe dhe turpin e fundit e moren me levanten.le te flasin tani per murinjon u mori kampionatin ne shtepi.murinjo eshte basdart po topin e njef s’ke ci shan.

    2. raimondi says:

      Barca e ka lene vet kete ndeshje se la nam , duke i fituar te gjitha —

      U be si ne kohe te Dulles –nga fitorja ne fitorje —

      1. Prime says:

        Nese barcelona fiton, ndodh sepse eshte ekipi me i forte ( kur them ekipi e mare BASHKE me albitrat). Nese humbet eshte sepse e lane vete, Messi sikshte fjetur mbreme, e ben rrugen me autobuz, iniesta ishte KAPSLLIKE per 3 dite, Guardiola ka probleme sentimentale me te dashuren, Piquet po merret me karaoke, Xavit i ishte prishur modeli i flokeve,bari ne stadium ishte 0.002 cm me i gjate,qielli ishte me re,ishte e shtune 21 prill dite tersllike, nje tifoz ne stadium TESHTIU kur Xavi kishte rastin e ndeshjes dhe keshtu e shperqendroj….te dashur miq mund te vazhdoj dhe duke botuar nje liber me 1000 e 1 justifikime si mos te PRANOHET humbja…por me keqardhje ju njoftoj se HUMBEN duke thene MAKSIMUMIN por KUNDERSHTARI ishte SUPERIOR si ne 2010 dhe tani HUMBEN…persa i takon championsit le te presim ndeshjet pastaj le te flasim te fitoj ai qe e meriton ne fushen e lojes dhe jo leket (pastrim parash) qe investohen per albitrat

  4. Guxhua says:

    Urime. Reali fitoi me merite. Barcelones i mungoi fantazia dhe kryesorja freskia fizike. Fajtori per mua per keto rezultate eshte Guardiola. Ka bere shume eksperimente me lojtare te rinj. Formacioni nuk ka qene stabel. Pse duhej Tello te luante sot? Po Tiago? Po Pique pse nuk luajti? Adriano Maskerano Tiago Tello jane lojtare me te dobet se ata qe Pep mban ne stol. Tello eshte lojtar pa eksperience. Ai mund te luaje kur ke 2-3 gola avans. Por Pepes i pelqen vetja e mban veten si zbulues i talenteve. Por harron se talentet duan kohen e vet te piqen. Ose ja kane imponuar rezultatin kompanite e basteve!!!

    1. Edi Detroit says:

      Guxhuo,ke pjeserisht te drejte.Guardiola problemin me te madh ka me rinovimin.Ai besoj se nuk do ta rinovoj me kontraten,i ka fituar tashme te gjitha dhe tashme nuk mendoj se ka me motiv te vazhdoj me kete skuader.Per ndeshjen me Realin,une mendoj se ai duhet te kishte lene ne stol me shume lojtar kryesor si Xavin dhe Iniesta,per ndeshjen e te martes.Edhe nqse Barca fitonte,Kampionatin do e merrte perseri Reali. Une mendoj se Barca fiton edhe Champsion sivjet, dhe e mbyll ciklin e saj me nder,( vetem nqse nuk e mbyll qe me Celsin te marten,koncidence me Celsin e hapi epoken e saj ne 2008,uroj te mos e mbyll me te), sa per Realin, eshte ekip Murinjo,ma shpif,,,

    2. bwin says:

      per ty GUXHO gjithmon e ka dikush fain qe sfiton barca.bastet skan nevoj ndeshje te tilla qe paret shkojn sa per barcen dhe per realin se ne bot nk hedhin vetem per barcen e bente nje x dhe e zgjithte thjesht punen i merte nga te dy anet apo jo.po kapitulli guardiola u mbyll i erdhi afati i skadences

  5. Prime says:

    te dashur sportdashes te kesaj faqe po ju jap komentin e nje sportdashsi me emrin Guxhua te dites se premte..ARGETIM TE MBARE..
    Guxhua — 20 Prill, 2012 në 8:10 pm

    Diktatoret rralle dalin ne popull si shoku Enver ose ky i
    Korese se Veriut se nuk ja di emrin. Karaka me ate si te duan le te bejne vetem te mos qurraviten neser. Le luajne ku te duan ne sulm ose ne mbrojtje vetem te mos qajne dhe si xhentellmene ta marrin topin pa qarre ta vendosin ne mes te fushes sa here qe do hyje ne rrjete. Gjyqtarin e keni tuajin. Sa per te barabarte e kemi pare qe keni qene. Ju kur luani kunder Barcelones kaloni ne depresion se nuk e merrni vesh nga shkon topi. Flasim neser.

    1. Argita_B says:

      Mire e bere se harrojne ça thone dje, nuk thone sot! Kur dhashe mendimin tim ndryshe, me quajten te vogel e smerr vesh nga futbolli..

    2. patrioti says:

      hahhah ky deshtaku qe i ben petullat me uje

  6. england says:

    I nderuar Guxhua bere nje hyrje te sinqerte,dhe korrekte por mos vazhdo t’ja hedhesh fajin Guardioles,pse Reali u tregua me racional se Barcelona(nuk them dot se Reali luajti me mire por fituesi nuk gjykohet)nese do ndodhte e kunderta,cfare do thoje?qe beri mire qe luajti me to!cdo trainer qe drejton nje ekip e di me mire se kush do tjeter gjendjen e cdo lojtari,dhe ne rastin e Guardioles ai ka vendosur ne fushe lojtaret me kondicion fizik me te mire,dhe se fundi Barcelona eshte nder te paktat ekipe ne bote qe talentet i nxjerr nga ekipet zinxhire brenda klubit,po nuk i afrove,dhe aktivizove keto te rinj,atehere shfaqen pakenaqesite,dhe mund ti humbasesh,mund ti rrembejne klubet e tjera,te shkruajta se me the do flasim pas takimit dhe po te uroj nate te qete,dhe merre me sportivitet humbjen…

  7. Rrapi i celos says:

    Urime REALIT fitoi me merite . Nuk u heq asnje presje atyre qe ka shkruar GUXHUA .Me te tjeret nuk ja vlen te merresh ,por le ta mbajne kete fitore si hajmali,sepse jane BARCELONA +GUARDIOLA =5 FITORE :Real +murinjo = 2 fitore.

    1. Argita_B says:

      Reali nuk eshte ne ndonje kompeticion tek per tek me Barcelonen, keshtu qe qellimi nuk eshte kush fiton ne ndeshje direkte, po ne kompeticionet qe marrin pjese.
      Mourinho perpara se te merte ekipin tha se me lini nje vit te formoj ekipin tip, dhe flasim vitin e dyte. Ate qe tha e beri, dhe nese fiton kampionatin spanjoll behet trajner qe ka fituar 4 kampionate ne vende te ndryshme me ekipe ne ndryshme. Nuk dij ta kete bere dikush tjeter perpara tij kete, e aq me teper ne kete moshe.
      Ka akoma shanc te fitoje dhe ligen e kampioneve, dhe nese arrin, eshte i vetmi qe e ka fituar me tre ekipe te ndryshme..

  8. BUJAR HASANI says:

    Bravo reali ja theu koken barces e cila do eleminohet nga celsi.

  9. gysi says:

    Urime realit per fitoren megjithese nuk beri ndonje fare loje per tna kenaqur , jo loje sulmuese sic deklaruan por loje qe pati rezultat,normal kuptohet ne camp nou s’mund te bente me shume. Dakort me ty jam Guxhua Pique Fabregas duhet te luanin patjeter ne kte ndeshje te madhe por me Pique Pepe ka pasur konflikte disipline koheve te fundit.U kuptua qe lozi me nje mesfushor me shume se te realit dhe me tre mbrojtsa per te kontrolluar mesfushen. Kerkonte qe ta hapte sa me shume mbrojtjen e realit drejt vijave anesore sic deklaroi dhe ne konferenc per shtyp kunder milanit. Taktike qe u ndoq dhe me milanin dhe qe pati sukses.Megjithate duhen respektuar zgjedhjet e tranjerit qe e ka sjelle barcen deri ktu.Pepe Guardiola e tha dhe ne konference per shtyp se ndoshta kam gabuar, aman kunder Milanit pati sukses me Cuencen ne krah. Revanshi vjen ne finale te championsit mos u merzit Guxhua. Pershendetje!

  10. Tirona says:

    Pata komentuar ketu para disa ditesh, se makineria qe parashikon te ardhmen, kishte parashikuar qe Reali fal barazimin,. Ai qe e ka mor parasysh dhe eshte bere me Realin duke falur barazimin, sot o bo me pare.

  11. A..GJ...NEW YORK says:

    para ca kohesh kam bere nje koment ketu edhe ka thene ky eshte fundi I dominimit te barcelones,,, iniesta edhe xavi po plaken dita dites kur njeri nuk eshte ne forme barcelona e spania nuk luajne dot,,, do te thoni pse nuk e permend mesin,,, sepse mesi pa iniesten e xavin nuk mund te luaj dot kete na e tregon vete mesi me argjentinen,,, kjo eshte Barcelona mund ra pershkruaj si borbardha me 11 xhuxha,,, guardjola eshte borbardha edhe 11 xhuxhat ne fushe pa numeruar edhe xhuxhat albitra qe e kane ndihmuar barcelonen ne 2\3 e ndeshjeve,,, tani e eliminon edhe chelsi per champions edhe xhuxhat ngelen me gisht ne goje,,, skudra e stimulimeve skuadra e injorantave merr fund,,, bravo mourinjo vertet he numeri nje ne bote,,,

  12. gjovi says:

    reali luati per 3 rezultate .kampionati ishte i fituar nga reali .barcelones i duhej fitorja qe te shpresonte. duhet te pranojme se barcelona ne keto vitet e fundit realn se ka llogaritur fare.ronaldos i duhet shum vite per te arritur mesin aq vite sa duhet te luaj edhe 20 vite futboll barcelona humbi nje ndeshje dhe asgje me shume .mos harroni qe bastet barcelones i jepnin 1.6 per fitoren ndersa realit 4.7 per fitoren kjoesht nje bisnes perfekt per ato qe jane drejtusit e ketyre skuadrave.barcelona ka 5 vite qe eshte skuadra me spektakolare e planetit ,realis earritur kurrkete gje.murinjo eshte njeriu me i ndyrei futbollit.

  13. Dorela says:

    Jam simpatizante e Realit por Barcelona eshte vertet me e mire.
    As mos e krahasoni Messin me feminucen Ronaldina……….

    Barcelona eshte produkt i menaxhimti strategjik te ketij ekipi nder vite…..duket vizioni……gjithesesi mos u zini kaq shuem neper blogs se lojetaret peshohen me para ndersa ju te blogut merrni gorricat..

    1. daku says:

      sa per ronaldon ti dorela feminuce,ka trupin perfekt,te nje futbollisti,qe duhet ta kene zili,shume sportiste te tjere.Kurse ai mesi jot,me duket pak si distrofik

  14. erik says:

    Pershendetje te gjithe komentuesve i lexova me kujdes te gjitha komentet dhe dua te uroj realin per fitoren por ne jemi ekip i madh dhe kur humbim i japim doren ekipit kundershtar dhe pranojme humbjen, jo si [email protected] qe merret me albitrat dhe ben rolin e zotit me realin, nje fakt i thjeshte kete vit i mundem ne madrid dhe na munden ne barcelone mos harrojme eleminimin ne kupe bilanci ne perballjet e fundit eshte ne favorin tone. Uroj qe finalja e champions te jete barca-real dhe atehere do te shohim kush fiton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje