Një gol i Pero Pejiçit në minutat e para të takimit i ka dhënë fitoren Flamurtarit në kryesfidën e kësaj jave në Superligë përballë Skënderbeut, dhe i ka zbritur këta ta fundit të dytët në renditje.
Ndeshja pas golit të vlonjatëve, u mor në dorë nga ekipi mik, i cili e zotëroi fushën e lojës, fitoi terren, por pa u shfaqur shumë i rrezikshëm para porte.
Në minutën e 80 Gjergj Muzaka shënoi një gol për korçarët, por gjyqtari e anulloi për prekje të topit me dorë.
Në përfundim të minutave shtesë, 1-0 zero për vlonjatët dhe stadium “Flamurtari” mbetet një mollë e ndaluar për ekipin e Skënderbeut.
Dy gola të Ansi Nikës sakaq, në minutat 3 dhe 30 kanë zhvlerësuar golin e Roland Dervishit në pjesën e dytë dhe i kanë kthyer djemtë e detit në krye të renditjes së Superligës.
Tanimë durrsakët e kanë në dorën e tyre titullin kampion pasi gjendet 2 pikë para Skënderbeut që u mposht 1-0 në Vlorë dhe 3 pikë para Tiranës që fitoi 1-0 në kryeqytet ndaj Tomorit.
Po mire Skenderbeu paska bere gol, dhe albitri e ka anulluar gjasme e ka kap me dore , gje qe nuk besohet
Skenderbeu-flamurari 1:1.
po deshe besoje kujt i plasi k…per korçaret( presidentin e korçes )
te hash gol qe ne minuten e 4′ e te besh vetem 2 gjuajtje ne porte, hajde skenderbeu kampioni me paterica i qeverise !
Cfare ben nje tifoz i Skenderbeut mbasi skuadra e tij ka mundur Flamurtarin ne Vlore?
………………………..
………………………..
………………………..
.. thjesht fik PLAYSTATION-IN……………..