Legjenda e futbollit, holandezi Johan Curyff, thotë se Xavi Hernandezi e Andres Iniesta nuk do të kishin fituar rastin për të luajtur në ndonjë klub tjetër. Ai ka komentuar për gjatësinë 170 centimetra që kanë dy mesfushorët. “Lojtarët si Xavi e Iniesta, apo si Joseph Guardiola në fillim të karrierës, në klube tjera nuk do të kishin fituar rast. Atyre para se të futeshin në nivelin senior do t’iu thuhej se janë tepër të dobët dhe të shkurtër për futboll modern. Guardiola fizikisht ishte shumë i dobët, por e kam promovuar në skuadrën e parë. Pas kësaj trajnerët kanë nisur të analizojnë gjërat ndryshe”, ka thënë ish-trajneri i Barçës, Cruyff, për “L’Equipe”.
mese e drejte,,,,,,cruyfi,eshte legjemde,dhe nuk fol kot
Cruyff perkuluni Realit te Madridit, dhe kerko falje publike per deklaratat e papergjegjshme qe ke bere kundrejt Mourinjos…
Lisi nuk perkulet o Prime! Flitet per Johan Krujf ho per leng groshe o trim!