Guardiola në kërkim të “spiunit”

23 Prill 2012, 11:08Sport TEMA

Një çështje “spiunazhi” ka shpërthyer brenda skuadrës së Barcelonës, siç raportojnë vetë mediat sportive katalanase. Sipas tyre, Pep Guardiola ka filluar një hetim të brendshëm në skuadër për të mësuar se kush është futbollisti apo pjesëtari i stafit që komunikon pa leje me mediat e ndryshme.

Shkak është bërë formacioni i ndeshjes së “El Clasico”, ku që në orët e drekës të së shtunës, emisioni i njohur sportiv “Punto Pelota” dha më saktësi që Tiago dhe Tejo do të ishin titullarë kundër Real Madrid, ndërsa Pike e Fabregas do të uleshin në stolin e rezervave.

Këtë informacion nuk e dinte askush tjetër përveç lojtarëve të ekipit dhe stafit teknik, pasi rreshtimi ishte provuar vetëm të shtunën paradite në fushën e “Kamp Nou” pa praninë e mediave. Fakti që taktika e Barcelonës u mësua menjëherë nga mediat, ka inatosur trajnerin e katalanasve, i cili gjithmonë ka qenë i mendimit se skuadra është si një familje.

Për më tepër, Guardiola duhet të mendojë si të zgjidhë edhe çështjen e Pike, me të cilin duket se ka prishur çdo marrëdhënie. Lojtari do të dalë sot në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen me Çelsin dhe “zyrtarisht” pritet të deklarojë se nuk ka asnjë problem mes tyre.

Por burime të “Mundo Deportivo” bëjnë të ditur se sido që të shkojnë gjërat, rrugët e Guardiolës dhe mbrojtësit do të ndahen vitin e ardhshëm. Nëse Guardiola qëndron te Barcelona, lojtari do të shitet, ndonëse ai shihej si zëvendësuesi më i mundshëm i Pujol në të ardhmen.

13 komente në “Guardiola në kërkim të “spiunit””

  1. Prime says:

    Spiuni e ka emrin Tito vilanova…mori fund dhe barca…mourinho ja arriti misjonit qe i kishte vene detyre te shkateronte Barcen.

  2. Rrapi i celos says:

    jUVE ju intereson shkaterrimi i BARCELONES dhe i futbollit te saj spektakular ,mos u krekosni si kaposhi maje plehut se BARCELONA DERI TANI ER KA DOMINUAR FUTBOLLIN SI ASNJE TJETER dhe per me teper ate antinjeriun dhe antivleren MURINJO .Sido qe te luaje Murinjo nuk arrin kurre te mare ato qe ka mare guardiola ,icili e ka degjeneruar kete Antinjeri dhe palaco dhe klloun bashke. Lexoni cfare deklarate burrerore ka dhene GUARDIOLA PAS NDESHJES ME realin dhe perpiquni qe te gjeni ni e te tille te Murinjos ne te 9 sfidat qe ka me GUARDIOLEN. Do te gjeni vetem sharje dhe injorance nga ky palaco .SHikoheni ne surrat DHE ivini vleren ketij maci te djegur ne hi.

    1. Argita_B says:

      Qe Barcelona sot luan futbollin me te bukur ne bote, ky eshte nje fakt qe nuk do shume zgjuarsi per tu konstatuar.
      Problemi eshte se ti flet sikur Mourinho te jete Sadam Hussein e ka masakruar mijera te pafajshem!!
      Eshte e vertete qeeshte arogant, provokator, po asnje nga futbollistet qe ka drejtuar e drejton nuk kane folur ndonjehere keq per te, jo si trajner (se per kete tregojne trofete qe ka fituar kudo qe ka drejtuar) po as si njeri, biles thone se eshte shume human dhe ka lidhje te ngushta me te gjithe.

    2. daku says:

      KERKO TARE KERKO,,,mesin e ngordhur do gjesh

  3. england says:

    Kur ne sezonin 2003-2004 Pep Guardiola luante me mikun tim Igli Tare
    tek Brescia,Joze Mourinjo mbante ne duart e tij trofeun me te madh qe quhet Champions League me Porton!nje vit me vone kur Mourinjo i mundesoi fitimin e Premier League Chelsit(pas 50 vitesh)Pep Guardiola qendronte me teper ne stol se sa luante me Romen,nje vit me vone kur Chelsi nen drejtimin e Mourinjos ngrinte per se dyti vit rradhas trofeun ne Premier League,Guardiola endej neper Qatar me nje ekip te quajtur Al Ahli,deri sa u desh te shkarkonin Rajkardin tek Barcelona ne 2008 dhe Pep te niste karrieren e tij si trainer(per mendimin tim i suksesshem)por nga fitimi i trofeve eshte hapa pas nga Mourinjo
    Nuk po llogaris se cfar ka bere Mourinjo me Interin,apo vitin e tij te pare ne Spanje,mjaftoi vetem nje vit(nga ardhja e Mourinjos) dhe Reali t’ja rrembej titullin Barcelones,dhe pa e tepruar aspak se dhe kete vit eshte pretenden kryesor te ngreje nje tjetr trofe te madh,sic eshte Champions League,mundohuni te jepni fakte,dhe argumente kur shkruani kunder Mourinjos,se keshtu mund te beheni te besueshem,perndryshe…

    1. okupoku says:

      Absolutisht i sakte komenti i England, nqse doni te perballeni me dike paraqitni fakte dhe argumente.Por e kuptoj edhe rrapin e celos qe e ka te veshtir te pranoj ate humbje poshteruese te barcelones ne camp now sepse ishin ber gati per fitore, dhe fitore me golead ama, por profesor Murinjo ja djallosi skemat e i nxorri zbuluar.Per kete vit barcelona te pres se cfar do te bej neser e pastaj ti meshoj kupes se mbretit se si mbetet gje tjeter.Mos u merzitni e merreni me sportivitet humbjen se me radh eshte kjo pune.Tung.

  4. +10 says:

    …pas kaq e kaq vjetesh e pas kaq e kaq ndeshjes kapi macja nje mi…dhe shikoni se sa e gezuar eshte.

    1. Prime says:

      Ku jane keto kaq e kaq vite??? pas nej viti do te thuash ne 2010 i mundi ne 2011 fitoj Barca por me polemika per nje te kuq qe per mendimn tim nuk ishte (mos harro ishin 0-0 deri atehere) dhe kete vit ne kampjonat fiton ai per ch.l te presim dhe te shofim…ku jane keto kaq e kaq vite?????

      1. +10 says:

        Meqe e ke te veshtire ta pranosh…ne 14 ndeshjet e fundit ka fituar vetem 2 (ne fakt ka humbur edhe ate para kesaj statistike-pra te pesembedhjeten…)

        22/04/2012 SPL Barcelona vs Real Madrid 0 : 3/4 1 – 2
        26/01/2012 Spanish Cup Barcelona vs Real Madrid 0 : 1 2 – 2
        19/01/2012 Spanish Cup Real Madrid vs Barcelona 0 : 0 1 – 2
        11/12/2011 SPL Real Madrid vs Barcelona 0 : 1/4 1 – 3
        15/08/2011 Spain Super Real Madrid vs Barcelona 0 : 0 2 – 2
        04/05/2011 Champions League Barcelona vs Real Madrid 0 : 3/4 1 – 1
        21/04/2011 Spanish Cup Barcelona vs Real Madrid 0 : 1/2 0 – 0
        30/11/2010 SPL Barcelona vs Real Madrid 0 : 1/4 5 – 0
        30/11/2009 SPL Barcelona vs Real Madrid 0 : 3/4 1 – 0
        14/12/2008 SPL Barcelona vs Real Madrid 0 : 1 2 – 0
        24/12/2007 SPL Barcelona vs Real Madrid 0 : 1/4 0 – 1
        23/10/2006 SPL Real Madrid vs Barcelona 0 : 0 2 – 0
        20/11/2005 SPL Real Madrid vs Barcelona 0 : 0 0 – 3
        20/11/2004 SPL Barcelona vs Real Madrid 0 : 1/4 3 – 0

  5. MunU says:

    qe te dy per mua jane dy traineret me te suksesshem deri tani. nuk mund te kritikoj asnje packa se ata jane dy shkolla te ndryshme.por jam shume kurjoz ti shoh te drejtojne ekipe me te vogla,se deri tani barcelona dhe real jane dy klube qe per te triumfuar po shpenzojne deri ne pamundesi.puna e spiunit nuk eshte gje tjeter vecse nje justifikim per guardiolen per tu larguar nga barca.

    1. Prime says:

      MunU, pershendetje jam dakort me mendim tend jane 2 trajner te suksesshem por Guardiola eshte vetem tek Barca…nuk e dime cmund te bej tek nje ekip tjeter. Kurse per Mourinjo me duhet te te kundershtoj dhe shume biles ai karieren e ka filluar duke bere universitetin per shkencat soprive dhe pergatitjen fizike (mund te kontrollosh ne wikipedia ku te duash) dhe me rezultate te mira (sipas pedagogve) aq sa kur ishte trajner i interit i dhane dhe doktoraturen (phd) per shkenca sportive dhe edukim fizik. Karieren ai e ka nisur duke drejtuar ekip 16 vejcares te panjohur te nje lagje te Setubalit, me pas hapat i nisi gradualisht derisa arriti te merte nje skuader ne serin B Portugeze (duke pasur rezultate shume te mira me ta) me pas ju dha shansi per nje skuader ne serine A Portugeze edhe ketu me rezultate te mira per ambicjet e asaj skuadre me pas ju dha mundesia te sterviste Porton (nje nga me te njohurat ne Portugali por jo ne EUROPE) dhe me ta fitoj gjithcka qe mund te fitohej ne rang europjan ne 2 vjet mos gaboj…me pas kariera e tij vazhdon sic e dime te gjithe ska nveoje te shkruaj me tej… PRA ka nje ndryshim te MADH midis tij dhe Guardjoles, ai e ka djersitur dhe cdo gje e ka arritur me mundje sepse ishte i suksesshem, Kurse Pep-it ju dha direkt BARCELONA me kete sdua te ul vlerat e tij ai ka bere pune sh te mire por se dime kush e ka meriten me te madhe ai, apo ekipi qe ndjek prej vitesh nje politike te tille ( qe me rajkard) apo brezi i shkelqyer i barces (qe ndoshta eshte i paperseritshem) derisa Guardjola nuk stervit nje skuader tjeter smund te kemi nje krahesim dhe ta nxjerim nje perfundim per te edhe pse ajo po ben me Barcen eshte e jashtezakonshme por pati fatin te kete dhe nje Barca te shkelqyer…eshte njesoj sikur makina e pare qe blen ti eshte nje Ferrari sigurisht ti mund te ecesh me shpejt se shoket e tu me makina normale por se dimi sa shpejt do ecje me makina normale ti…kjo vlen dhe per Guardjolen kurse per Mourinho jo sepse ai i ka povuar te gjitha makinat te lirat e te shtrenjtat me difekte e pa difekte (sigurisht tani ka nje Ferrari por ka pasur dhe fiat …:)..)….nuk e di nese u shpjegova qarte por kete mendoj qe jane te dy te sukseshem kjo nuk vihet ne dyshim por per mendimin tim njeri pervecse i sukseshem eshte dhe i vecante ndoshta me i miri

  6. Guxhua says:

    Z. England te pershendes! Me ty do kapem pak megjithse s’kam pas deshire te shkruaj. Nuk jane krahasime ato qe ben ti. Keto qe po te shkruaj merri me sportivitet. Mou ose MUUU eshte nje cope mesuesi matematike qe me futbollin s’ka lidhje pasi nuk ka qene futbollist. Ai e ka nisur futbollin si cirak pas trajnereve te medhenj dhe si plere qe eshte e vodhi zanatin te plote. Kurse Guardiola dihet kush eshte si futbollist dhe si trajner. Pra si futbolliste kot te bejme krahasimin pasi nje cope mesuesi nuk krahasohet me nje futbollist me emer. Si trajner per Barcen kjo eshte e pesta gjysmefinale rresht,tre i ka kupa Champions. Sa per kamionatin qe ja la Barca perfitoi nga ngopja pasi ti e di sa here e ka fituar Barcelona. Reali fitoi jo se luajti bukur por ngaqe Barca ishte pak e pamotivuar me probleme brenda grupit dhe disi e lodhur. Por le te presim….

  7. Valon says:

    Kqyre pash zotin cka ju ka ra nermen tashti.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje