Van Persie shpallet Lojtar i Vitit në Angli

23 Prill 2012, 10:39Sport TEMA

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie është shpallur Lojtar i Vitit në Angli nga PFA. Holandezi ka shënuar 27 gola këtë sezon për Arsenalin në Premier League, në atë që ka sezoni i tij më i mirë tek klubi londinez.

“Nëse të tjerët thonë se je më i miri është speciale, por nëse është edhe më speciale kur këtë e thonë kundërshtarët e tu. Është kështu sepse luan me ta cdo fundjavë dhe secili lojtar bën cka është e mundur për të fituar, dhe nëse ata mendojnë se unë jam lojtari më i mirë, është një nder i madh”, ka thënë Van Persie.

Ai ka falënderuar bashkëlojtarët dhe më së shumti Walcott-in, që tha se i ka dhuruar mbi 12 asiste për golat.

Ndërkohë, është bërë publike edhe “Skuadra e Vitit”, e cila është dominuar nga lojtarët e Mançester Sitit dhe Totenhemit, ndërsa në këtë formacion nuk figuron asnjë futbollist i Çelsit apo Liverpulit.

Skuadra e Vitit në Angli

Hart (Siti), Uolker (Totenhem), Kompani (Siti), Koloçini (Njukasëll), Beins (Everton), Silva (Siti), Parker (Totenhem), J. Ture (Siti), Beil (Totenhem), Van Persi (Arsenal), Runi (Junajtid).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje