Hamdi Salihi, nga hero në problem te DC Junajtid

23 Prill 2012, 11:09Sport TEMA

Hamdi Salihi pritej të ishte protagonist kryesor i këtij sezoni për DC Junajtid. Por deri tani, sulmuesi shqiptar që është edhe futbollisti më i paguar i kësaj skuadre, ka rezultuar një dështim, jo vetëm për faktin se nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, por edhe sepse nuk po arrin të përshtatet me lojën e ekipit të tij.

Jo rastësisht, që në momentin kur ai ka përfunduar në stolin e rezervave, DC Junajtid i është kthyer rezultateve pozitive, ashtu siç ka ndodhur edhe mbrëmë ku ekipi i tij ka mundur Nju Jork Red Bulls me rezultatin 4-1. Salihi ka parë nga stoli i rezervave se si Kris Pontius, ai që duhej të ishte zëvendësuesi i tij, ka shënuar 3 gola përballë skuadrës së Tierri Henri, ashtu si edhe Nikolas DeLeon, sulmuesi tjetër rezervë që ka shënuar golin e katërt.

Trajneri Ben Olson ka aktivizuar Salihin në fundin e ndeshjes me shpresën se ky i fundit do të arrinte të shënonte në këtë sfidë duke parë edhe vështirësitë në mbrojtje të kundërshtarit, por sulmuesi shqiptar nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të rrezikojë portën e Nju Jork.

Menjëherë pas ndeshjes, në forumet e tifozëve të DC Junajtid kanë filluar diskutimet rreth Salihit dhe faktit që ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në stolin e rezervave derisa të provojë në fushë që është në gjendje të shënojë.

Disa tifozë kanë vënë në dyshim përkushtimin dhe aftësitë e golashënuesit shkodran, ndonëse ky i fundit ka shkuar në SHBA me një “pasaportë” mëse të denjë, duk shënuar dhjetëra gola në të gjitha ekipet ku është aktivizuar./lajmeshqip

4 komente në “Hamdi Salihi, nga hero në problem te DC Junajtid”

  1. Rrapi i celos says:

    SALIHI eshte shqiptar dhe nuk dallon shume nga ne te tjeret. Me thoni kush nga shqiptaret qe ka luajtur dhe luan per te huajt ka shkelqyer ndonjehere ? ASNJERI. DHe SALIIHI eshte nje i zakoneshem ,por Amerikanet i kushtojne rendesi me shume anes fizike te cilen SALIHI e ka zero . Mediave u duhet nje “modus viventi” dhe prandaj atje ku nuk ka u duhet qe ta gjenje nje “GJENI” . Deshtimi i radhes.

    1. Argita_B says:

      Salihi eshte nje sulmues i mire, jo i nivelit per te luajtur ne skuadrat e dores se pare evropiane, po ne skuadrat e mesit apo fundit te tabeles ne kategorite e para, pra nuk eshte yll i futbollit evropian.
      Per sa i perket futbollisteve shqiptar qe kane shkelqyer ne Evrope, jane disa; si Cana, qe ka qen kapiten te Marseija, Sunderland dhe lojtar lider, Lala kapiten te Hanover, Skela, Tare ne serina A qe luante perkrah Baggio te Sienna et me pas te Lacio, Bogdani…
      Nuk kemi nxjerre Messi e Ronaldo, po lojtare normale, dhe me infrastrukturen qe kemi, shume jane biles.

  2. katunari says:

    Salihi jo se eshte ndonje lojtar klasi,por me sa duket problemin do ta kete me ambientimin me ekipin dhe jeten aty.Shpresojme qe ti kaloj sa me shpejt problemet e ambientimit dh et behet i vlefshem per ekipin e tij.

  3. xha Jaho says:

    Si shumica e shqiptareve edhe Salihi filloi nga intervistat e fjalet perpara se ta tregonte se sa vlente me pune e djerse ne fushe.

    Nuk besoj se e mbush vitin tek DC United.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje