Kosovarët Albian dhe Adonis Ajeti mund të jenë dy yjet e ardhshëm të Barcelonës. Interesimi i katalanasve për dy 15 vjeçarët e Bazelit është publikuar nga gazeta zvicerane “Basler Zeitung” dhe më pas është konfirmuar edhe nga babai i tyre.
Ky i fundit, konfirmoi jo vetëm interesimin e Barcelonës dhe zhvillimin e testimeve në këtë klub, por edhe tregoi se në zyrat e Bazel kishte mbërritur oferta zyrtare e katalanasve, ashtu si edhe klubeve të tjera të njohura si Mançester Junajtid, Bajern Mynih, Mançester Siti apo Mynshengladbah.
“Gjithçka po ndryshon shumë shpejt, sidomos pas kthimit nga Barcelona, pasi Albiani dhe Adonisi kaluan shumë mirë në testet që patën në Barcelonë dhe lanë përshtypje shumë të mira. Por interesimin që na bënë neve si prindër drejtuesit e Barcelonës gjatë kohës kur ishim atje, shumë shpejt u konfirmua me kërkesë zyrtare edhe pranë klubit të Bazelit. Kjo ofertë edhe për ne si familje, por edhe për vetë klubin e Bazelit është një befasi për të mirë dhe do të thosha një pozitë edhe e vështirë për ne, sepse imponohet fakti që të merret një vendim i rëndësishëm vetëm për pak ditë”, ka treguar z. Ajeti rreth asaj që ka ndodhur pas vizitës në akademinë e klubi katalanas.
Ndërkohë, kërkesa e parë e Bazelit është që dy djemtë të mbushin moshën 16 vjeç në mënyrë që të bëjnë një kontratë profesioniste e më pas të kenë mundësinë t’ua shesin ato klubeve më të njohur.
Por duket se Barcelona këmbëngul të plotësojë çdo kërkesë aktuale të Bazelit, për të marrë sa më parë të gjithë familjen Ajeti në Spanjë, ndërsa në këtë akademi mund të përfundojë edhe djali i madh, 18 vjeçari Arlindi Ajeti. “Albiani dhe Adonisi janë ende shumë të rinj, vetëm 15 vjeç. Për këtë arsye kam refuzuar interesimin e deritanishëm të gjithë klubeve të tjera. Por Barcelonës nuk mund t’i them jo…”, ka treguar babai i tre futbollistëve që shumë shpejt mund të veshin fanellën legjendare të ekipit katalanas.
Barcelona i kerkon qe 15 vjec, kurse mafiozi Duka dhe idioti De Biasi nuk a rruajne hic. Nuk kane faj se nje kombetare e mbushur plot me talente si jona nuk ka nevoje per ca lojtare te dores se dyet si Ajetet, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, etj. Dhe De Biasi deklaron pa pike turpi se synon te kualifikohet ne boteror. Me ke do te kualifikohet hajvani, me Erion Bogdanin qe i kane rene dhembet apo me Hamdi Salihin qe nuk ben doj hajr as ne kampionatin amerikan…
Aqif , ke shume te drejte, por do te shtosh edhe Lorik Canen me ndonje tjeter.
aqif po me serbet nuk behet kombetaria.kush ka pasur deshire per te luajtur me shqiperine ka luajtur dhe do luajne.lorik canen e kerkoi kombetarja e frances perpara se te vinte ne kombetaren tone por ai qe deshi te vinte te luaje te ne refuzoi dhe francen kurse keta serbet luajne me zvicren si shaqiri , berhami dhe ca tradhetare te tjere.une them dhe kete mavrajn mos ta marre de biasi pse cfare u be kombetarja jone kur te refuzojne te tjeret te vish.eshte kombetare qe perfaqeson kombin dhe jo ekip qe mund te luaje kushdo
Suksese dhe fate dhe mos e harroni perfaqesuesen e Kosoves.
Andi je shum gabim pik se pari nuk ju ka ber ftes as nga Kosova as nga Shqiperia edhe pse jan shqiptar edhe pse per me u fol kto fjal duhet me refuzu Ftesen kemi shum raste Sikur gjerdan shaqiri e granit gjaka pasi qe ede pa i bo ftes shqiperia i kemi shar edhe normal qe sod nuk dojn me degju per kombtare ktyre djelmoshave ju prift e mbara e Hallall ju koft VEQ qe pranojn qe jan SHQIPTAR..:D