E pabesueshme, Shalke harron Huntelar në stadium!

24 Prill 2012, 11:11Sport TEMA

Jan Klas Huntelar është një fytyrë që nuk harrohet lehtë, edhe për faktin se shënon dhjetëra gola çdo sezon. Por duket se ai nuk është edhe aq popullor të skuadra e Shalkes, pasi ekipi i tij e ka harruar në stadium.

Ngjarja ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Augsburg-Shalke, ku ai është braktisur në dhomat e zhveshjes së stadiumit, ndërsa skuadra largohej me autobus pa vënë re që në makinë mungonte sulmues i përfaqësueses së Holandës dhe golashënuesi kryesor i ekipit në këtë sezon.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, lojtari ka bërë autostop dhe është shoqëruar nga makina e policisë për të kapur sërish autobusin e skuadrës së tij.

Lajmi është mësuar pasi sulmuesi i Shalkes, para se të hipte në makinën e policisë, i ka kërkuar një prej reporterëve të “Bild” që t’i jepte numrin e menaxherit të ekipit, Horst Heldt, në mënyrë që të pyeste këtë të fundit se ku gjendej autobusi i skuadrës në ato momente.

1 komente në “E pabesueshme, Shalke harron Huntelar në stadium!”

  1. beni says:

    Edhe keta gjermanet kane filluar te karosen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje