Rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit të Milanit në kampionat, që kanë bërë të mundur parakalimin e kuqezinjve nga Juventusi, kanë krijuar një pakënaqësi të madhe tek drejtuesit e klubit, ndaj trajnerit Masimiliano Alegri. Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i kampionatit, Milani e sheh veten tre pikë larg Juventusit, që zor se do të bëjë ndonjë gabim, duke parë se ndeshjet e mbetura i ka me pesë ekipet e fundit të tabelës. Por, bardhezinjtë mund t’ja lejojnë vetes edhe një humbje dhe prapë të shpalleshin kampionë, duke parë se janë të favorizuar nga përballjet direkte me Milanin.
Duke parë që kampionati me shumë gjasa është humbur, Silvio Berluskoni është duke menduar për pushimin nga puna të Alegrit në fund të këtij sezoni. Tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për zëvendësimin e tij.
Emri I parë është ai I Fabio Kapelos, që mund të bëjë një rikthim të bujshëm tek Milani, pas përfundimit të aventurës së tij tek kombëtarja angleze. Kapelo ka lënë një kujtim shumë të bukur tek kuqezinjtë dhe është i mirëpritur nga tifozët.
Ndërkohë, Berluskonin e tërheq edhe ideja për të emëruar si trajner të ardhshëm, Pep Guardiolën e Barcelonës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, pas përfundimit të kampionatit, Berluskoni pritet të nisë kontaktet me Guardiolën. Vetëm se, për afrimin e këtij të fundit ka një problem, duke qenë se Guardiola nuk ka marrëdhënie të mira me Zllatan Ibrahimoviç. Për këtë arsye, Kapelo shihet si zgjedhja më e mundshme.
Fabio Kapelo eshte ai qe i duhet superklubit AC Milan.
Guardiola tek Milani????? Kesaj i thone te te marre piruni uje, jo luga. Ku i ka treguar vlerat si trajner ky njehere?! Me vjen turp qe i lexoj emrin ne krah te Kapelo Legjendes. Hajd’ njatjeta!
Voica ! Nuk shitet kali me nje te qorrollisur . Per fat te mire as ty as mua nuk na p…dh njeri te na pyese,por pamvaresisht opinionit tend GUARDIOLA me revolucionin qe beri ne futbollin boteror dhe qe pronesoi 14 tituj ne me pak se 2 vjet e gjysem ,gje qe se ka bere asnje ne te kaluaren + 1 KUPE BOTE te SPANJES + 1 KAMPIONAT europian ,qe ja dhane LOJTARET E Barcelones DHE te mos them qe kuotohen per te mare perseri EUROPIANIN N.Q.S. lojtaret e BARCELONES DOTE JENE NE FOREM PAS 2 DESHTIMEVE TE FUNDIT . PSE si kujton ti se do t’ja japin Madrilenet apo ja kane dhene Madrilenet keto kupa SPANJES. Ku kane qene MADRILENET qe prej vitit 1960-1998 qe nuk kane shkuar asnjehere ne cerkfinale te kampionatit boteror , apo te kampionatit Europian ,apo te kupes se kampioneve m.q.n. se nenekuptohet nga cfare shkruan se je admirues i tyre ,dhe keto jane mendimet e tua te cilat une i vleresoj . E bera kete analize m.q.s. REAL MADRIDI ,JA ka dhene tonin per gjithe keto vite kampionatit Spanjoll sepse ka me shume LA- LIGA ne kete periudhe se BARCELONA porse futbolli i tyre arkaik per te cilin e tregoi koha nuk ishte konkurues ne arenen nderkombetare . Une jam sportdashes AZURR dhe e pelqej KAPELON ,ai ka patyr rezultate dhe une nuk e quaj deshtim te tij si trajner ne angli sepse Anglezet futbollin e luajne paster dhe pa pislleqe ,por Kapelo nuk ka dhene asgje te re dhe as mund te arrije te krahasohet per nga novatorizmi dhe inteligjenca me te MADHIM G U A R D I L A ! E THEKSOJ QE AS Ti dhe as Une nuk e percaktojme dot .