Katalanasit: Mënyra e eleminimit tonë, mizore dhe e padrejtë

25 Prill 2012, 10:10Sport TEMA

“Futbolli nuk ka qenë i drejtë me ne”, ishin fjalët e Andres Iniesta pas përfundimit të sfidës së Ligës së Kampioneve. Një mendim i ndarë me shokun e tij të skuadrës, Çesk Fabregas: “Kjo ishte mizore, por nëse ekziston mënyra e duhur për të humbur, ishte kjo!. Kemi luajtur pa hequr dorë nga mënyra se si luajmë futboll ne!”.

Pavarësisht humbjes, lojtarët kanë diçka të qartë: vitin e ardhshëm duhet të provojnë të fitojnë përsëri gjithçka. “Do të kthehemi me më shumë forcë. Kjo skuadër vjen pas humbjeve të rëndësishme si ajo ndaj Interit apo finalja e Kupës ë Mbretit të humbur kundër Real Madrid dhe gjithmonë ka ditur të ngrejë kokën de të fitojë përsëri”, tregon Fabregas, i cili më pas u ka kërkuar falje tifozëve.

“Kërkoj falje para të gjithëve për rastet që kam humbur në ndeshjen e parë në “Stemford Brixh”. Asnjëherë në 24 vitet e mia nuk kam parë tifozët të duartrokasin dhe të këndojnë kështu pas një disfate. Jam më krenar se kurrë që jam katalanas”.

I të njëjtit mendim është edhe Andres Iniesta. “Ne na vjen keq që nuk u kualifikuam si lojtarë, por sidomos për këto njerëz që na mbështetin gjithmonë dhe vuajnë po aq sa ne”.

Në fund, futbollistët kanë bërë të qartë se askush nuk duhet të fajësojë Mesin për penalltinë e humbur dhe as argjentinasi vetë nuk duhet të ndjehet përgjegjës për këtë gjë. “Leo nuk duhet të fajësojë veten për asgjë. Ai është një fitues i lindur dhe kur nuk fiton, ndjehet keq, ashtu si të gjithë në dhomat e zhveshjeve”, deklaroi Iniesta.

10 komente në “Katalanasit: Mënyra e eleminimit tonë, mizore dhe e padrejtë”

  1. artibr says:

    them me bindje se haka shkon te i zoti barcelona lan borxhin me celsin qe i kish 2 vite me par ku kualifikohej pa merit dhe keshtu fati shprblen celsin uroj qe celsi te fitoj cempiosin se ka vite qe e ka merituar por arbitrat e kan ndalur…

    1. xhoni says:

      Nje ndeshje totalisht e TRUKUAR!!!Kompanite e BASTEVE,qe komandojne FUTBOLLIN u kane thene:BOLL KENI FITUAR JU!!!Ne se do fitoni edhe kete radhe,atehere nga XHEPAT TANE DO FLUTUROJNE MILIARDA DOLLARE!!!Mos u merzitni,se aq dollare,sa do merrnit nda ky kualifikim,DO JU A JAPIM NEVE!!!Te gjitha veprimet ne futboll jane vene ne skedine,pervec PORDHAVE,QE MUND TE BEJNE FUTBOLLISTET!!!

  2. Rrapi i celos says:

    Humbja nuk eshte fundi i botes . N.Q.S. BARCELONA po e mbyll ciklin une shtroj pyetjen se ne cilin x vit ne do te kemi shancin qe te shohim nje futbol te tille te jashte-jashte zakoneshem ,spektakolar ,virtuoz. BARCELONA edhe pse po humbte nuk hoqi dore nga posedimi i topit te cili asnje ekip deri me sot ne bote nuk e ka kontrolluar topin mesatarisht ne cdo takim 70-75% . Megjithate une e pergezoj Chelsean PER KUALIFIKIMIN. Le ta mare kush te doje kupen e kampioneve tani , ajo nuk ka me vlere!

    1. patrioti says:

      iku barcelona dhe per ty ska rendesi champions ?? .. ik or idiot se e merituan te iknin pasi ja moren championsin me arbitra para 2 vjetesh.. bravo chelsi

    2. kreshniku says:

      Eshte shume e vertete ,tash e tutje nuk shikohet ma futbolli.Ky sport luhet per shikues, me ba spektakel,kurse kundershtaret e Barcelones kur ndeshen me te ,nuk ju intereson me bo loje te bukur dhe per shikues,atyre ju intereson vetem te marin naj pike nese kan fat.Sido qe te jete faleminderit Bacellona per keto 5 vite te stilit te futbollit ende te pa pare deri me tani.Shpresoj qe edhe ne te ardhmen kemi me pare te njejten Barcellone ,ndersa kundershtaret e saj shpresojmi ti shofim qe mos ti shofim duke ber futball antipatik dhe depresiv,me 10 lojtar ne gjashtemdhjetmetershin e tyre.

  3. lirimi says:

    eshte mese e drejte nje futboll te tille si luan ekipi i barcelones do jete ender per cdo dashamires te sportit BARCELONA eshte ekipi me unik ne bote a lojtare te vertete ti cilet jane te barcelona shembull per cdo gje M U T injo eshte traineri me i pafytyre ne bote ska lidhje me futbollin di vetem te q ihet me falni te qahet gjithmone

    1. Edi Detroit says:

      Nuk jam tifoz i Barces,por kjo skuader edhe sikur te mos fitoje asgje vitet qe vijne,ka lene gjurme ne historine e futbollit,dhe do kujtohet per lojen e magjishme dhe futbollin spektakolar,ashtu sic kujtohet Ajaxi i Krojfit apo Milani i Hollandezeve.Pas shume vitesh asnje nuk do mbaj mend kush e fitoi CHL,askush nuk do kujtoj Realin e Morinjos qe luan me 10 mbrojtes dhe shenon me k/sulm,apo Celsin qe ve autobusin para portes,por do duan te shohin magjine e Barcelones.Faleminderit Barca per kenaqesine qe na keni dhuruar ne cdo ndeshje,edhe ne ndeshjet qe keni humbur,perseri keni dhuruar spektakel,dhe keni humbur duke sulmuar.

  4. analist says:

    Barcelona e ka arritur kulmin,eshte e tejngopur,ka nevoje per rivovim dhe ringjallje duke filluar nga gjysma anonime dhe anemike e ekipit.

  5. eri says:

    Po pse mer plera qenka mizore dhe e pa drejte eleminimi juaj.Pse ishin te drejta ato 2 penallti qe ju dha albitri ndaj MILANIT. Mire tju behet se s’patet byth me rraf nje ekip me 10 vete.

  6. gjoni says:

    PO pse futboll i thoni atij qe luajti chelsi i mbertheu barca per 90 minuta ne porte,vetem kap topa e largo ,po ti ishin futbollista e tregonin veten duke luajtur ne fushe e jo duke u mbullur ne kullen e ngujimit megjithate do ti shohim ne finale kur te 4 a 5 nga reali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje