Tifozët e Milanit nuk arrijnë ende ta besojnë që Juventusi është shumë pranë fitimit të titullit kampion. Në ndeshjen e djeshme me Xhenoan, e cila luhej në të njëjtën kohë me atë mes Çezenas dhe Juventusit, tifozët kuqezinj kanë patur emocione të përziera.
Fillimisht mezi i janë gëzuar fitores së Milanit, që ka vuajtur shumë dhe e ka gjetur golin vetëm katër minuta nga fundi i ndeshjes, edhe pse Xhenoa luante me 10 lojtarë.
Por, momenti më kulmor ishte kur dikush njofoti se Çezena kishte barazuar në ndeshjen me Juventusin. Gjithë stadiumi shpërtheu nga gëzimi dhe brohoritjet, por zgjati vetëm pak sekonda, pasi u mësua se ishte një lajm i rremë.
Këtë shaka e hëngri edhe komentatori i kanalit zyrtar të Milanit, Milan Channel, Maurico Suma, që shpërtheu për një minutë, pas lajmit se barazoi Çezena, por
në fund u zhgënjye.
Tashmë milanistët shpresojnë në ndonjë hap fals të Juventusit, por kjo, duke parë formën e bardhezinjve, duket si e pamundur. Në katër ndeshjet e mbetura, Juventusi mjafton të fitojë tre dhe shpallet kampion.
http://youtu.be/R6n3Cq0RxMU
AHAHAHHAHAHAHAHAH EPIKE