Pep Guardiola i thotë "Adios" Barcelonës?

26 Prill 2012, 18:30Sport TEMA

Barcelona pret me padurim vendimin për të ardhmen e trajnerit Pep Guardiola.

Klubi katalan ka caktuar një konferencë për shtyp të premten, ku, sipas medieve spanjolle, do të njoftohet për largimin e Guardiolës nga pankina e skuadrës në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij me gjigantin nga Nou Camp.

Në rast se braktis Barcelonën, Guardiola spekulohet se mund të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në Premierligë. Kurse, sa i përket pasardhësve të tij, emrat që qarkullojnë janë Ernesto Valverde, Laurent Blanc dhe Luis Enrique.

Ndërkaq pas një takimi të Guardiolas me Rosellin, ky i fundit është shprehur se vendimin e ka në dorë pikërisht Guardiola.

Mediat spanjolle, si ′Mundo Deportivo′ thonë se Guardiola është më tepër i prirur për të thënë jo!

4 komente në “Pep Guardiola i thotë “Adios” Barcelonës?”

  1. Hasan Mertiri says:

    O zot! Sikur te na thoshte edhe ky lamtumire ne kaq thjesht!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sala-bin-laden-albania-2012.html

    1. antonio says:

      Le te ike edhe ky PLEHRE,pra Guardiola,se e tradhetoi Barcelonen duke HUMBUR dy ndeshjet me te rendesishme te sezonit:ATE ME REALIN NE BARCELONE DHE ATE ME CELSIN !!! JANE HUMBJE TE PARALAJMERUARA,MBASE NGA KOMPANITE E BASTEVE!!!

  2. Guxhua says:

    Per Barcelonen dhe Guardiolen largimi eshte gjeja me e mire per te dy palet. Besoj se Guardiola e ka mbyllur ciklin tek Barca. Ai eshte i ri dhe ka nevoje per eksperienca te reja. Ndersa Barcelona eshte miniere talentesh dhe thjesht i duhet nje seleksionues i zoti. Por jo Luis Enrique.

  3. madrid says:

    nuk eshte e vertet,sot ne darke guardioles i eshte dhen nje cek i bardhe dhe ka shume mundesi te nenshkruaj keto dite per 2 vjet me barcelonen.lajme nga gazeta sport cataluña para 15 min.keta ja fusin kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje