Ferguson: Derbi është për mazokistët!

27 Prill 2012, 11:30Sport TEMA

Mançester Junajtid ka hedhur në erë një diferencë prej 8 pikësh në kreun e renditjes së kampionatit dhe tani është vetëm 3 pikë para rivalëve të Mançester Sitit, në fushën e të cilëve do të luajë të hënën në derbin më të shumëpritur të kohëve të fundit. Por për Aleks Ferguson kjo nuk është një gjë e re në drejtimin e “djajve të kuq”.

“Unë jam një mazokist i konfirmuar. Prandaj jam te kjo skuadër prej 26 vitesh”, ishte batuta e Ferguson.

“Nuk mund të them se e presim me padurim një ndeshje të tillë, por jam gati për këtë sfidë. I gjithë ekipi është i përgatitur ndaj besoj se gjërat do të shkojnë në rregull. Që në momentin kur u caktua kalendari në fillimin e sezonit, të gjithë e mendonin se gjërat do të përcaktoheshin nga kjo ndeshje. Ndoshta ishte e paevitueshme”.

“Por në kontekstin e historisë, ne e pritnim një gjë të tillë pasi gjithmonë ia vështirësojmë punët vetes. Tifozët tanë të gjorë i janë nënshtruar kësaj drame prej shumë vitesh me radhë”.

Sipas trajnerit të Mançester Junajtid, skuadra e tij duhet të mësohet me idenë që rivali i tyre nuk do të jetë më Liverpuli, po Mançester Siti, pasi ka forcën ekonomike për t’u kthyer në faktor të rëndësishëm në Angli.

“Mbështetja financiare që ka Siti do të thotë se do të luajmë kundër tyre në shumë ndeshje të mëdha në të ardhmen. Nëse do të luajmë për titull kampion, ndeshjet ndaj tyre do të marrin rëndësi si ato kundër Liverpulit”, deklaroi Ferguson. /lajmeshqip

2 komente në “Ferguson: Derbi është për mazokistët!”

  1. gjimi says:

    je nje tranjer i madh jo vetem ne fushen e lojes por edhe jashte saj nje model qe duhet ndjekur nga tranjere te tjere qe nuk po i permend me emra.

  2. Tironci Lugano says:

    Kur sheh formacionin e Junajted perjashto vetem nje yll sic eshte Runi te tjeret jane lajtare te zakonshem.Nuk e kam aspak qef Ferguson por duhet ti jap meriten.Eshte vetem merita e tij qe Junajted me formacionin qe ka eshte ne vend te pare ne kampionat.Sigurisht dhe nje renie e skuadrave te tjera.ju permendni Liverpulin si rivalin tuaj.Eshte e vertet ka qene prej shume vitesh e do rikthehet perseri ky rivalitet.Vetem qe ka nje ndryshim shum te madh Ferguson..Liverpuli fitonte si brenda e jashte dmth edhe ne Europe.Ndonese vite me pare Junajted kish vertet yje ne skuader ne Europe eleimonohej nga skuadra te dores se dyte apo te trete.E kjo gje me Liverpulin nuk ndodhte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje