Pirlo: Titulli kundër Milanit është special

28 Prill 2012, 12:51Sport TEMA

Mesfushori i Juventus, Andrea Pirlo, ka pranuar se ai ka një ndjesi të veçantë rreth faktit se Milani është kundërshtari i ekipit të tij në luftën për titullin kampion në Serinë A.

Organizatori 32 vjeçar, që iu bashkua baradhezinjve me parametër zero gjatë merkatos verore, duke u larguar nga kuqezinjtë për të cilët kishte kontribuuar 10 vite radhazi, ka qenë një nga futbollistët kryesorë të ekipit të tij të ri, i kthyer protagonist pas disa viteve anonimitet.

Milani është vetëm tre pikë pas Juventus kur kanë mbetur katër ndeshje deri në fundin e sezonit dhe Pirlo nuk është indiferent ndaj ish-skuadrës së tij dhe kërcënimit që ajo përbën.

“Ne e dinim që ata do të luftonin deri në fund. Sigurisht, pasi kam luajtur atje për 10 vite, e ndjej këtë si një garë të veçantë”, tha ai për faqen e internetit të klubit.

“Përmirësimet e Juventus janë ndjerë ndeshje pas ndeshje dhe kjo na ka ndihmuar për vetëbesimin tonë. Unë e ndjeva menjëherë se i përkisja kësaj skuadre edhe për faktin se njihja shumë prej lojtarëve prej disa vitesh. Për më tepër, kisha motivim ekstra duke luajtur për një klub të ri”, deklaroi mesfushori i cili këtë sezon i ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve që e shihnin si një futbollist të mbaruar.

10 komente në “Pirlo: Titulli kundër Milanit është special”

  1. Edi Detroit says:

    Pirlo,eshte turp ta vidhni kampionatin ne kete menyre,sidoqofte me vjen keq qe u bashkove me mafien e futbollit italian.Te pakten me Milanin ke dy Champions qe te nderojne,se keta mafiozet nuk i njeh njeri jashte Italise,nuk kane per te kaluar as fazen e grupeve ne Champions L,sepse atje arbitrat e quajne te rregullt golin kur kalon edhe 1 cm vijen fatale dhe jo 2 metra.

    1. gucja says:

      ore edi,,,,tifoz,nuk do te thote analist.JUVENTUS, do sdo ti,eshte perralla italiane.Ose ndryshe,perbindesh i italise.Te fala nga TROY MICHIGAN

  2. Grigor says:

    Topi po kaloi edhe 1mm brenda vijes fatale eshte gol dhe jo me 1cm. Po qe per Juventus, eshte nje emer i madh ku kane luajtur futbolliste te medhenj. Eshte skuadra qe nuk njeh humbje sivjet. Si mund ta quash nje skuader kot kur nuk peson asnje humbje? Kjo tregon per vazhdimesi gjate kampionatit dhe nje skuader kompakte qe shprehet me rezultate te qendrueshme. Sa per Milanin e sotshem i vetmi perkufizim qe me vjen ndermend eshte azil pleqsh!

    1. Edi Detroit says:

      Juventus ska humbje,por ka shume barazime,Milani vertet ka nje ekip me moshe,por ngelet Milan me loje te bukur dhe I vetmi ekip Italian rezultativ ne Europe,Milani eshte Milan me histori te madhe ne Europe,me 7 ChL.Juves do i duhen nja 2 shekuj te arrije rezultatet dhe emrin e Milanit.Se mos me numuron kampionatet ne Itali Grigor se I di shifrat.

      1. andon ashiku says:

        Edi
        Sot Juve-ja eshte e 3 ne Europe per lojen me te bukur 63% kontroll topi mbrojtja me e mire.

      2. Grigor says:

        E kuptoj qe je milanist Edi. Te dy e kuptojme qe Milani nuk ka shans ta marre kampionatin sivjet. Mbase nga kjo vjen dhe shfryrja jote ndaj Juves. Milani ka vlerat e tij si skuader. Eshte nje emer i madh. Nuk jam nihilist. Por edhe Juve eshte skuader e madhe me emra te medhenj. Si i thone nje fjale te rrime shtrembet e te flasim drejt. Per cilesimin azil pleqsh nuk shtova gje. Si mund te fitoje nje skuader ku 80% e skuadres eshte mbi 35 vjec? Ku ka vite qe nuk po sjell nje talent te ri, qe nuk po rinovon asgje as ne menyre loje as ne ekip. Juve e sivjetshme eshte komplet ndryshe. Nga lojtaret, trajneri, skemat ne fushe dhe fryma e skuadres. Eshte realitet i prekshem na pelqen apo jo. Te pakten me ecurine e sivjetshme dhe me skuadren qe ka Milan nuk e meriton te fitoje sivjet kampionatin. Silvio e ka shtrenguar doren. Vetem ankohet se po shpenzon per Milan dhe nuk po fiton gje. Nje nderrmarje qe del me humbje ose mbyllet ose shitet qe ta marre dikush qe di ta menaxhoje dhe di ta nxjerre me fitim. Mbase duhet te nderroje presidenti! Rasti i Manchester Citi tregon se sa shume ndikon presidenti i ri dhe financat e bollshme ne ecurine e ekipit. I uroj Milanit dhe ty ta fitoni per vitin e ardhshem. Klm.

        1. Edi Detroit says:

          Grigor me duhet te pranoj se ke te drejte(fatkeqesisht),per ato qe shkruan per Berluskonin,mendoj se ai nuk ka me deshiren te vazhdoj me me Milanin,i ka provuar te gjitha,mire do ishte ta shiste.

  3. Rrapi i celos says:

    Nuk kam asgje kunder Milanit qe e simpatizoj pr JUVENTUSI pamvaresisht titujve qe ka mare MILANI ne Kupen e Kampioneve eshte ekipi me me histori ne ITALI ,DHE EKIPI ME I MIRE NE BOTE PER FURNIZIMIN E KOMBETARES ITALIANE qe ka mare 4 here KUPEN e BOTES DHE I KA DHENE EKIPIT KOMBETAR 26 LOJTARE NGA 44 LOJTARE TE 4 FORMACIONEVE BAZE . Kur them kete me gjeni ju lutem nje ekip ne BRAZIL , (QE KA FITUAR 5 HERE KUPEN E BOTES) QOFTE KY SANTOS apo ndonje tjeter dhe nje ekip ne GJERMANI p.sh.BAYERNI (GJERMANIA ka fituar 3 tituj te kupes se BOTES ) APO ROSARION apo RIVER PLATEN E ARGJENTINES (ARGJENTINA KA 2 KUPA BOTE ), QE TU KENE DHENE KOMBETAREVE 60% TE EKIPEVE TE TE GJITHE KOHERAVE. NUK KA ASNJE ,DHE NUK DO TE ARRIHET NGA ASNJE EKIP NE BOTE DHE PER 20-25 VJET . Te pakten 2 titujt e kupes se botes 1982 ku ITALIA I MORI RADHE EKIPET ME TE MIRA TE BOTES ,SI DHE NE 2006 KU VEC QE I MORI RADHE RRAHU GJERMANINE ( E cila nuk po arrin te fitoje me azuuret te pakten qe nga 1964 e ketej) si dhe FRANCEN ,DUKE MOS HARRUAR SE NE SHPINEN E JUVENTUSIT RENDONTE KALCIOPOLI (JUVENTUSI SI NE 1982 dhe ne 2006 kishte ne kombetare nga 6 lojtarte . ITALIA bashke me JUVENTUSIN i moren keto kupa bote me DJERSE dhe gjak dhe me sakrifica me loje te paster dhe burrerore dhe jo si GJERMANIA NE 1990 me nje penallti fantazme kunder ARGJENTINES SE GJENIUT MARADONA apo me keq se kaq FRANCA QE FITOI me BRAZILIN pas “SEMUNDJEN E PAPRITUR ” TE RONALDOS . ME gjeni nje ekip nga te medhenjte e futbollit boteror qe te kete marre 30 HERE TITULLIN E KAMPIONIT NE VENDIN E VET SIKUNDER JUVENTUSI. Kam dhe te tjera por do i le per here tjeter , prandaj kur te shkruani duhet t’i referoheni shifrave dhe fakteve dhe mos flisni me SUBJEKTIVIZEM ,spse humbisni respektin tek te tjeret .Kombetarja AZURRE deshtimet me te turpeshme i ka ne ato vite kur titullin e kampionit ne ITALI e ka marre INTERI ,SIDOMOS NE VITIN E LARGET 1966 DHE NE VITIN 2010 ,DHE PER IRONI TE FATIT 2 HERE KAMPIONATIN E MORI INTERI . Po kjo gje ka ndodhur kur serine a e ka FITUAR MILANI. Mos u beni PATETIKE !

  4. juventini says:

    ik ore ed nasi i milan kalbesires, me berluskonin e degjeneruar do fitoni lesh me ju milanistet, me ndeshje te fiksuar 3 me 0 ne londer me arsenalin, me liverpulin 3 me 3, do tju hapen dhe ju letrat,

    1. Edi Detroit says:

      Haha,nuk jam Ed Nasi,por Nasin e kam mik,ti kush je Juventin???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje