Hasi: Ja si refuzova Shqipërinë!

28 Prill 2012, 17:41Sport TEMA

Besnik Hasi do të jetë edhe për të paktën tre vitet e ardhshme zëvendëstrajner te skuadra e Anderleht, pasi ka nënshkruar pak ditë më parë zgjatjen e kontratës së tij ekzistuese me këtë skuadër. Siç ka konfirmuar vetë ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare të futbollit, kjo ishte arsyeja pse ai refuzoi të merrte drejtimin e kombëtares kuqezi.

“Në Shqipëri më priste gati një kontratë katërvjeçare si trajner i kombëtares. Financiarisht ishte shumë tunduese, por unë fola me Ariel Jakobs dhe Herman Van Holsbek. Në fund, presidenti Roxher Vanden Stok më kontaktoi dhe tha qartësisht se nuk mund të shkoja në Shqipëri”, ka treguar Hasi për mediat belge.

“Kam punuar për 10 vite të Anderlehti dhe pas një periudhe të tillë, gjaku merr pak ngjyrë të purpurt (ngjyra tradicionale e Anderleht). Roxher Vanden Stok dëshiron që unë të vazhdoj të ruaj kulturën e Anderlehtit. Kjo është ajo që unë vlerësova dhe i thashë jo Shqipërisë. Mediat atje më kanë kritikuar ashpër për këtë refuzim”, ishin fjalët e lojtarit që ka luajtur 46 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi.

Besnik Hasi ka qenë futbollist me skuadrën e Anderleht që nga viti 2000, deri në vitin 2006. Pasi ai braktisi futbollin e luajtur në vitin 2008, u kthye të bëhej pjesë e stafit teknik të skuadrës kampione të Belgjikës./lajmeshqip

6 komente në “Hasi: Ja si refuzova Shqipërinë!”

  1. frenky says:

    dmth gjithe ne shqiptaret qe kemi pare dhe bere tifo per kete tip kur luante me fanellen e kombetares paskemi bere gabim. si nuk i vjen turp qe jep deklarata te tilla. flet sikur e ka thirrur kombetarja e Ugandes dhe jo kombetarja e vendit te tij. me mire qe nuk eshte trajner i kombetares

  2. Taulant says:

    Titulli duhet te jete:Ja pse nuk munda ta pranoj Kombetaren e Shqiperise

  3. Emigranti_UK says:

    Do te kishte gabuar nqs do kishte do te kishte marre drejtimin e konmetares Shqiptare. Aty eshte cdo gje bardh e zi si me qene ne Mozambik. Te punosh pe politiken apo sporin shqiptar eshte turp por te jesh shqiptar eshte krenari

  4. luli says:

    HARAM TE QOFTE BUKA E KOMBTARES .

    1. kosovari says:

      Haram e temerruci i baces 10 vite ka loze per ju
      ore zagaret e serbit e te grekut jeni shume mosmirenjohes.
      Po mos te ishin ca kosovar aty ju jeni nen nivelin e Banglladeshit
      Keni fytyre ju me i shajt kosovaret
      FUTBOLLI I JUAJ KOOPRATIVISTAT E XHAXHIT

  5. Ylli says:

    Rri aty dhe meso me shume per zanatin e trajnerit djal’o se prej nje zevendes trejneri te behesh trajner i nje kombetare eshte tepert e rende per ty djal’o pra meso dhe vetem meso e kur te pjekesh mire eja ne Shqiperi se tani je ende “molle e papjekur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje