PSZH, kontakte me Kaka dhe Higuain

28 Prill 2012, 19:14Sport TEMA

Rikardo Kaka dhe Gonzalo Higuain janë vetëm një hap larg kalimit te PSZH, pasi kanë marrë një ofertë të parefuzueshme nga sheiku Naser al-Khelaifi. Sipas “L’Equipe”, ai i ka takuar të dy futbollistët personalisht duke nisur zyrtarisht bisedimet për transferimin e tyre nga Real Madrid.

Sipas gazetës franceze, takimi është zhvilluar javën e kaluar. Braziliani Kaka dhe argjentinasi Higuain janë kthyer në prioritete për skuadrën që drejtohet nga Karlo Ançeloti, ndërsa janë gjithnjë e më shumë zgjedhje dytësore për Real Madrid.

Kaka ka luajtur vetëm 16 ndeshje si titullar dhe paraqitja e tij e fundit ndaj Bajern Mynih, ku humbi penalltinë, ka mbyllur përfundimisht çdo shpresë që ai të qëndrojë te klubi madrilen. Për më tepër, ky klub do të ishte shumë i lumtur që të lirohej nga rroga prej 10 milionë eurosh që përfiton aktualisht braziliani 30 vjeçar. Kaka mbetet zhgënjimi më i madh në historinë e merkatos, pasi për asnjë moment nuk ka arritur të shpërblejë në fushë shifrën e 67 milionë eurove të shpenzuara nga Real për ta blerë nga Milani në vitin 2009.

Përsa i përket Higuain, ai vazhdon të mbetet një lojtar i rëndësishëm për madrilenët, pasi ka shënuar 21 gola në 32 ndeshje ku është aktivizuar, duke mbetur një idhull për tifozerinë e kësaj skuadre. Por Reali do të pranonte transferimin tij, pasi ai është kthyer në një zëvendësues të Benzema dhe aktualisht klubi po mendon të mbledhë para për të blerë Serxho Agueron.

3 komente në “PSZH, kontakte me Kaka dhe Higuain”

  1. Rrapi i celos says:

    Megjithmend KAKAJA ka humbur shume nga shkelqimi i tij ne te njejten menyre sic humbi shkelqimin e tij dhe SHEVCENKUA kur u largua nga MILANI sepse qe te dy iken nga futbolli spektakolar dhe taktik dhe perfunduan tek ekipe GLADIATORESH dhe qe luajne rregbi DHE PER ME TEPER ME NJE TRAJNER PALACO dhe klloun QE E KA EMRIN MURINJO . KY ANTIVLERE ishte ate bote trajner I CHELSEAS ,kur mori SHEVCENKON ,po ky maskara ishte dhe eshte trajner tek REALI kur mberriti KAKA-JA. ANCELOTIN per nga inteligjenca DHE NGA KREATIVITETI I AFROHET SIMPATIKUT GUARDIOLA . HIGUAIN vuan te qenit ARGJENTINAS te cilet per shkak te qenit patriot i MESSIT nuk shikohet me sy te mire sepse i zbehin vlerat RONAL-DUCIT ,KETIJ KAPOSHI pa BISHT qe dhe pse eshte futbollist shume i mire eshte shume poshte si njeri ,eshte bukurosh dhe PORDHAC . Nuk besoj se do shkelqejne tek PARIS SAINT GERMAN ,sidomos KAKA-JA .Le te presim .

    1. dua gol says:

      Po pritën tifozët nga Kaka-ja…,mjerë ato klube që shpenzojnë përt ta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje