Juventusi ka shkatërruar në transfertë Novarën me rezultat 4-0, për të mbetur lider në Serie A, teksa Milani vazhdon ndjekjen që po ashtu shënoi fitore me rendësi te Siena si mysafir.
Në pjesën e parë shënuan Mirko Vucinic (16′) dhe Boriello (40′).
Në pjesën e dytë, Arturo Vidal (50′) dhe Mirko Vucinic (64′) përfunduan gjithçka për rezultatin 4-0.
Nga ana tjetër, edhe Milani përfundoi punën në pjesën e parë. Një goditje në zonë të devijuar nga portieri i Sienës e shfrytëzoi Antonio Cassano (26′), i cili realizoi për 1-0 nga afërsia. Rezultatin pas tre minutave (29′) e dyfishoi Zlatan Ibrahimovic pas një pasimi nga Antonio Cassano.
Dhe, në listën e shënuesve u radhit edhe Erjon Bogdani, i cili realizoi golin e nderit për Sienën për rezultatin 2-1 (83′). Për 3-1 shënoi Antonio Nocerino (90+1), teksa për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar shënoi Ibrahimovic (90+4′).
Juventusi mbetet lider me 77 pikë, teksa Milani është në vendin e dytë me 74 pikë, tri javë pa përfunduar Serie A.
FT Bologna 3 – 2 Genoa
FT Atalanta 2 – 0 Fiorentina
FT Inter Milan 2 – 1 Cesena
FT Lecce 1 – 2 Parma
FT Novara 0 – 4 Juventus
FT Siena 1 – 4 AC Milan