Murinjo-Ibras: Do të marr te Reali!

30 Prill 2012, 17:23Sport TEMA

Zhoze Murinjo ëndërron të marrë Zlatan Ibrahimoviç te Real Madrid. Sipas asaj që raporton ”El Confidencial”, dy palët kanë patur një kontakt që pesë javë më parë, nëpërmjet një telefonate që trajneri portugez i ka bërë yllit të Milan.

Mesazhi ka qenë shumë i qartë: “A dëshiron të vish te Real Madrid? Nëse është kështu, bëhu gati. Do të mundohem ta realizoj”. Sipas të njëjtit burim, Ibrahimoviç i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese, ndërsa indirekt ka pranuar kontaktet me Murinjon kur deklaroi pak kohë më parë se ishte e pamundur të fitohej në “Kamp Nou” përballë Barcelonës “siç thotë Murinjo”.

Sipas “El Confidencial”, suedezi do të fitojë vend në formacionin e madrilenëve falë lamtumirës së sigurt të dy lojtarëve, Kaka dhe Higuain. Me paratë që do të sigurohen nga shitja e tyre, do të tentohet blerja e suedezit nga Milan.

Murinjo dhe Ibrahimoviç kanë bashkëpunuar në sezonin 2008-2009 te Interi. Atë sezon, sulmuesi zhvilloi 47 ndeshje, duke shënuar 29 gola dhe duke shpallur Interin kampion të Italisë.

Këtë vit, Ibrahimoviç ka arritur të shënojë 26 gola në kampionat me fanellën e Milanit, më mirë se Marko Van Basten, i cili në sezonin 1991-1992 shënoi 25 gola dhe siguroi titullin e golashënuesit më të mirë në Serinë A. Tani objektivi i Ibrahimoviç është të shënojë 34 gola sezonalë (ka 33) për të arritur Andri Shevçenkon, ndërsa rekordi i Nordhal me 38 gola mbetet ende shumë larg.

7 komente në “Murinjo-Ibras: Do të marr te Reali!”

  1. Rrapi i Celos says:

    Murinjo po e shkaterron komplet REAL MADRIDIN . SHikojeni IBRAHIMOVICIN NE FYTYRE DHE VENDOSNI .Ky myslymano-serbo -suedez -boshnjak ,nuk u be as sa Ronaldua ,i cili me breke neper kembe po e nxorri PORTUGALINE NE EUROPIAN , KURSE IBRAHIM-O- VIC , nuk e coi dot Suedine ne EUROPIAN. KALE dhe ANTIPATIK ,i pa perpunuar . BRUTO. Mire do beje te veje se do gjej tenxherja kapakun .MURINJO vepron me INSTIKTE dhe fiksacione sikur te jete KAFSHE dhe PSIKOPAT . A e pate dje BARCELONEN ,QE EDHE PSE FITOI THELLE NUK SHFAQI ASNJE SHENJE HISTERI POR QENDROI ME KEMBE NE TOKE . U lutem po sikur te ishte dje MURINJO si do te kishte vepruar ?

    1. nardi says:

      O kungull!E para punes,meso te shkruash,se ne fund i drejtohesh te tjereve edhe me nje pyetje.Si mund ta japin te tjeret pergjigjen,kur ti shkruan kuturumçe?E dyta,Suedia e Ibrahimovicit eshte ne Europian ne GRUPIN D.Informohu para se te shkruash.E treta c’lidhje ka C.RONALDO me kete artikull,dhe c’lidhje ka ky artikull me kombtaret e Portugalise dhe Suedise?E katerta dhe me kryesorja,futbolli eshte nje sport kolektiv,kur ekipet futen ne fushe fitojne,barazojne apo humbin te 11 lojtaret.

    2. Argita_B says:

      Mourhino me instikte dhe fiksasione!! Te keshilloj te meresh pak me psikollogji, pasi eshte shkence e duhet studjuar, dhe pse do talent nuk mesohet rrugeve!
      Nese ka trajner qe eshte strateg e llogaritar, ai eshte Mourinho.
      Si mund te thuash se Mourinho shkaterroi Realin, kur ai qe ne vitin e dyte, po i mer kampionatin me7 pike para, Bercelones, ekipit me te mire ne bote ( me te mirit te te gjitha koherave sipas specialisteve).
      Si mund te thuash qe e shkaterroi kur me sistemin taktik qe mourinho ka vene ne aplikim, Reali Madritit ka thyer qe 5 ndeshje para perfundimit te kampionatit numrin e golave te shenuara nga nje ekip qe prej krijimit te kampionatit spanjoll.
      Si mund te thuash qe e shkaterroi kur eshte i vetmi trajner qe mundi Barcelonen ne Kamp Nou!!
      Si mund te thuash qe Ibra eshte lojtari me kot kur ai eshte aktualisht golashenuesi me i mire i kampionatit italian me statistika mahnitese!
      Si mund te thuash qe Barcelona nuk sgfaqi histeri pas fitores se fundit ne nje kohe kur kjo fitore nuk i vlen per asgje, pasi kampionati eshte i humbur tashme!
      Nuk e di se mbi çbaza e bazon analizen tende, po per mendmin tim, jane baza te gabuara.

  2. Genti35 says:

    Ky Ibra vetem futbollist qe nuk eshte. Reali mer fund po shkoi ky. Ky Ibrahimovic me duket njesoj si Igli Tare qe vrapojne kot si kali ne leme.

  3. vojsava says:

    injorant leshi.clidhje ka serb myskim bosh suedez..ik o trap..mos e perzi etnine me futbollin.pastaj me trego nje lojtar iliro,grek turk grek jevg nga shqiperia jote me te mire se ibra?

  4. Toni.I. says:

    Saktè, i ndergjegjshèm dhe i drejtè analiza qè bon komplimenti A-B.
    RESPEKT Plako.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje