Barcelona mbetet ekipi që paguan më mirë në sportin botëror, sipas një studimi të bazuar te rroga mesatare e pjesëtarëve të ekipit të parë, të hartuar nga kompania “Sport Intelligence”. Katalanasit janë përsëri para Real Madrid që i ndjek në këtë renditje të veçantë, ndërsa në vendin e tretë është ngjitur Mançester Siti.
Rroga mesatare e skuadrës së parë te Barcelona është 101160 paund për lojtar në javë, ose 5260313 paund për lojtar në vit, që përfaqëson një rritje me 10% në krahasim me sezonin e kaluar.
Lojtarët e Real Madrid duhet të kërkojnë rritje rroge nëse synojnë të kalojnë katalanasit në këtë renditje, pasi për momentin përfitojnë mesatarisht 90859 paund për lojtar në javë (4.7 milion paund në vit, një rritje prej 6%).
Paratë e sheikut Mansur kanë bërë që Mançester Siti të ngjitet në vendin e tretë në këtë klasifikim, pasi tashmë lojtarët ekipit të parë të kësaj skuadre përfitojnë mesatarisht 86280 paund për lojtar në javë. Rritja në krahasim me vitin e kaluar është e ndjeshme, 26%, ndërsa kanë regjistruar shifra rekord për pagesat në kampionatin anglez, që mbetet ai që shpenzon më shumë për rroga në futbollin botëror.
Studimi në fjalë, ka marrë për bazë rrogat e 278 skuadrave në 10 kampionatet e 7 sporteve në 10 vende të ndryshme. Përveç futbollit, këtu përfshihen edhe skuadra të basketbollit të NBA, ata të hokeit në NHL apo të beizbollit NBL.
Mes sporteve të tjera LA Leikërs të NBA mbajnë vendin e pestë në këtë renditje, ndërsa vendi i gjashtë i përket skuadrës së beizbollit, Nju Jork Jenkis.
Renditja e 20 skuadrave të para:
1 (1) Barcelona-£5,260,313 (£101,160)
2 (2) Real Madrid-£4,724,662 (£90,859)
3 (10) Mançester Siti-£4,486,580 (£86,280)
4 (6) Çelsi-£4,118,227 (£79,197)
5 (4) LA Leikërs-£3,804,441 (£73,162)
6 (3) Nju Jork Jenkis-£3,748,831 (£72,093)
7 (14) Milan-£3,699,411 (£71,143)
8 (12) Bajern Mynih-£3,579,961 (£68,845)
9 (13) Filadefia Filis-£3,525,612 (£67,800)
10 (7) Inter-£3,454,681 (£66,436)
11 (16) Mançester Junajtid-£3,345,911 (£64,344)
12 (43) San Antonio Spërs-£3,302,712 (£63,514)
13 (28) LA Angels-£3,228,139 (£62,080)
14 (42) Çikago Bulls-£3,226,329 (£62,045)
15 (15) Boston Sëlltiks-£3,224,721 (£62,014)
16 (22) Arsenal-£3,199,678 (£61,532)
17 (58) Majemi Hit-£3,188,496 (£61,317)
18 (20) Liverpul-£3,169,631 (£60,954)
19 (8) Boston Red Soks-£3,086,731 (£59,360)
20 (27) Memfis Grizlis-£3,040,693 (£58,475)