Rokeri i famshëm Liam Gallagher, fans i zjarrtë i Manchester Cityt, e ka shijuar në maksimum fitoren e ekipit të tij në derbin me Junaited, çka mund të sjellë edhe titullin kampion për ekipin e zemrës së tij. Gallagher ka thënë se ndihet tepër i lumtur me fitoren e Cityt, pasi në fund fitoj skuadra më e mirë këtë vit në Angli.
Por, Gallaghaer ka shfytëzuar rastin gjithashtu të tallet me trajnerin e Junaited, Aleks Ferguson, pas polemikave të këtij të fundit me Roberto Mançinin. Sipas Gallager, Fergusondo të bënte mirë të linte uiskin.
“Duhet të lërë anash pak uiskin. Mendoj se po pi shumë uiski dhe suksesi në fushë po i mungon. Skuadra e tij pati paraqitje katastrofale ndaj nesh, mendoj se uiski i ka fajet” deklaroj Gallagher, që befasoj të gjithë kur u paraqit edhe në media pranë lojtarëve dhe skuadrës së Cityt.