Real Madrid shpallet kampion! (VIDEO)

3 Maj 2012, 00:29Sport TEMA

Real Madrid është tashmë zyrtarisht kampion i Spanjës për herën e 32-të. Skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar 3-0 në fushën e Atletik Bilbaos, duke marrë një sukses të merituar që u siguron titullin matematikisht kur kanë mbetur edhe 2 javë deri në fundin e kampionatit.

Kush mendonte se madrilenët do ta kishin të vështirë në “San Mames” është zhgënjyer menjëherë, pasi pas vetëm 16 minutash ka qenë Higuain që ka shënuar një supergol për të kaluar në avantazh ekipin e tij. Vetëm 4 minuta më vonë, Ozil ka dyfishuar rezultatin, duke bërë që ndeshja të ishte shumë më e thjesht për skuadrën e Murinjos.

Takimi është vulosur në fillimin e pjesës së dytë, kur Kristiano Ronaldo ka çuar në 3 numrin e golave në minutën e 50-të.

Ky sukses e bën Zhoze Murinjon trajnerin e parë që arrin të fitojë titullin kampion në katër kampionate elitare. Pasi ka fituar titullin kampion me Porton në Portugali, Çelsin në Angli dhe Interin në Itali, ai ka arritur të marrë titullin kampion edhe në Spanjë me Real Madrid.

http://youtu.be/lRIoGtZz11g

2 komente në “Real Madrid shpallet kampion! (VIDEO)”

  1. Rrapi i Celos says:

    Ju lutem pse t’a ul ritmin ?!

  2. tifozi i Milanit says:

    Kampionatin spanjoll e ka merituar prej muajsh, championsin edhe mund ta kishte fituar. Ekip i frikshem, qe do mbetet ne histori se shkriu Barcelonen me te mire te te gjitha koherave ?
    Forca Bayern!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje