Berisha në historinë e futbollit shqiptar (VIDEO)

2 Maj 2012, 19:10Sport TEMA

Besart Berisha vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit, këtë radhë duke arritur një objektiv të ri në futbollin shqiptar. Sulmuesi që aktivizohet me Brisbein Roar, është i pari që arrin të shënojë si në Ligën e Kampioneve në Evropë, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve në Azi.

Lojtari ka shënuar në Ligën e Kampioneve në Evropë kur mbante veshur fanellën e Hamburgut, në ndeshjen kundër CSKA të Moskës në vitin 2006. Sulmuesi shënoi golin e avantazhit të skuadrës së tij në minutën e 28-të të ndeshjes, ndërsa më pas ekipi gjermani e fitoi këtë takim me rezultatin 3-2.

Por në Ligën e Kampioneve të Azisë, skuadra e Berishës nuk ka patur të njëjtin fat, ndonëse sulmuesi ka arritur të shënojë golin e parë që në minutën e 3-të. Ekipi australian Brisbein Roar është mundur me rezultatin 4-2 nga Tokio dhe i ka dhënë lamtumirën këtij aktiviteti.

Berisha bëhet kësisoj shqiptari i parë që arrin të shënojë në dy Liga Kampionesh të ndryshme, ndërsa një ditë më parë ishte Xhevahir Sukaj që bëhej futbollisti i parë shqiptar që shënonte në Ligën e Kampioneve të Azisë me golin e tij në suksesin 3-0 të Sepahan ndaj Al Nasr.

http://youtu.be/E1ymEekphDQ

 

2 komente në “Berisha në historinë e futbollit shqiptar (VIDEO)”

  1. shqip shqip says:

    Aman o Mero se na trembet, thashe se i futi turinjte edhe ne historine e futbollit se helbete: doktor-po, politolog-po, seksolog-po, arkitekt-po, arredues-po, historian e barsaletaxhi-po … etj…
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/sali-berisha-no-further-info-needed.html

  2. ladi says:

    E po me ne fund ja nje lajm ku nuk shahet Berisha. Apo ka dhe ketu ndonje gje per kritike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje