Hamdi Salihi ka gjetur më në fund golin e tij të parë në ndeshje zyrtare në Amerikë. Sulmuesi shkodran ka shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes kundër San Jose, por goli i tij më shumë ka pasur vlerë personale, pasi DC United është mundur 5-3.
Salihi është kritikuar shumë kohët e fundit dhe madje disa ditë para ndeshjes, në mediat amerikane ai është quajtur edhe si një nga dështimet e afatit kalimtar të dimrit, pasi po merr një nga rrogat më të larta në ekip dhe akoma nuk kishte gjetur rrjetën.
Megjithatë shkodrani ka arritur të shënojë. Mbase ky gol do ta çlirojë atë dhe të tjerë mund të vinë së shpejti.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është futur në fushë nga stoli, kur vendasit kishin shënuar golin e tyre të pestë për ta thelluar rezultatin në 5-2. Salihi u fut në minutën e 76-e dhe pas 10 minutash arrin të shënojë një gol të bukur. Ai arrin i pari të një pasim i gjatë dhe nga disa metra kalon topin mbi portierin kundërshtar.
Nuk ka pasur me gola dhe ndeshja është mbyllur me rezultatin 5-2 për San Jose. DC United ka tani 15 pikë dhe renditet në vend të dytë në Konferencën Lindore, por ka dy ndeshje më shumë se rivalët.
Salihi deri tani ka luajtur në shtatë ndeshje dhe ka qenë titullar në pesë prej tyre. Megjithatë ai ka luajtur pak në katër ndeshjet e fundit./KD
Na lodhet me kete video te gjate, per nje gol te Salihit!
Cfare thua mo ? E vertete eshte ?Ky eshte me vertet lajm i madh.Po nji here ne vit do shenoje ,cdo te beje ai.
bravo Salih,suksese dhe keshtu te vazhdosh me gola, bravo….