Ish-madrileni Valdano: Nuk kam parë asnjë ekip si Barça!

4 Maj 2012, 12:52Sport TEMA

Horge Valdano, një nga legjendat e Real Madrid, ka folur për titullin e 32-të të kësaj skuadre si dhe për rivalitetin e ndezur në kampionatin spanjoll. Por ish-lojtari, trajneri dhe drejtori sportiv i madrilenëve, ka çuditur të gjithë duke shprehur hapur preferencën  tij kundrejt lojës së Barcelonës në krahasim me Real Madrid.

“Ka njerëz të cilëve më raste nuk i pëlqen futbolli retorik i Barcelonës, por unë nuk kam parë kurrë më parë ekip që të ketë kaq teknikë kolektive të aftë të dominojë ndeshjet në një mënyrë kaq të ndjeshme, me një vazhdimësi që zgjat disa sezone. Nuk e kam parë asnjëherë më parë këtë gjë”.

Sipas tij, tani Barcelona do të hyjë në një rrugë të re dhe do të ketë shumë pasiguri për shkak të largimit të Pep Guardiolës, një personi që ka ndikuar shumë te ky klub.

“Ky person është kthyer në një referent futbollistik dhe moral të barcelonizmit. Fjala e Guardiolës vlen më shumë se fjala e Mesit, apo e Sandro Rosell, që është presidenti i klubit. Është i pabesueshëm impakti që ka personaliteti i Pep Guardiolës te Barça dhe ai është një trajner që ka patur preferenca ndaj gjërave të mëdha. Tani të shohim nëse Vilanova do të arrijë të transmetojë gjërat me të njëjtën mënyrë si ai”, tha Valdano.

Nuk mund të mungonte komenti “teknik” mbi personin që e largoi nga Real Madrid, Zhoze Murinjon, i cili përplasej shumë shpesh me drejtorin sportiv kur ky i fundit ishte pjesë e madrilenëve. Por në të kundërt nga sa pritej, Valdano e ka lavdëruar portugezin për aftësitë e tij.

“Bëhet fjalë për një trajner shumë kompetent, i cili menaxhon shumë variante të lojës dhe është në gjendje të menaxhojë emocionet e yjeve të mëdha që ka në përbërje Real Madrid. Murinjo vendos një nivel të lartë kërkueshmërie dhe kjo i ka dhënë Madridit një shpirt konkurrence gjatë të gjithë sezonit”.

7 komente në “Ish-madrileni Valdano: Nuk kam parë asnjë ekip si Barça!”

  1. Guxhua says:

    Nuk kam pare ekip si Barcelona- thote Valdano. Po sa personalitete te futbollit kane jane shprehur per magjine e Barces. Muuu-ja dhe lojtaret e Realit ngelen duke thurur levdata per njeri tjetrin. Dhe nuk kane faj asnje nuk flet per ta. Nuk kane bere nje ndeshje qe te mbahet mend. Kjo eshte si fitorja e Pirros.

    1. Tironsi "Zogu i Zi" says:

      Guxho adoleshenti: Kam pare une ekipe shume me te mira se Barca!
      Mos u genje nga deklaratat e valdanos. Une e mbaj mend Valdanon lojtar (i mire kur kishte shume me te mire) dhe ngaqe e perzuri Murinjo nga Reali, flet si :’Per inat te sime vjerre, shkoj e fle me mullixhine!”
      Po nuk e kuptove sot, do e kuptosh neser , por do jete me e hidhur!

  2. Artan says:

    Barcelona ka fituar sepse ish presidenti i spanjes Zapatero eshte fanatik i Barcelones! gjate kohes qe ai ish ne pushtet, gjithe arbitrat benin presion ndaj ekipit kundershtar dhe ndihmonin Barcelonen, si ne ndeshjet kombetare ashtu edhe ato nderkombetare.

    qekurse Zapatero nuk eshte me ne pushtet, edhe Barcelona nuk eshte me e para as ne Spanje as ne bote.

    1. aqif tifozi says:

      si arsyeton ti i bje qe te jet Tropoja kampion!!!!

    2. aqif pallaska says:

      Artan Zapatero nuk ka qene kurre president i Spanjes

  3. albani says:

    Qe barca luante nje futboll shume texnik keto kater vjet qe shkuan se mohon njeri , por e rendesishme eshte se lojtareve te barces nuk u afreohesh asnje kundershtar dot se minin direket faull apo penallti ! Loja e barces me shume i shkonte nje show se nje ndeshje fulbolli , futbooll do te thote texnik ,fuqi dhe rezistence. Se ashtu si lozte barca me mire rri e shikon vellain e madh tek top chanel se sa vllezrit e mdhenje albitrat qe nuk linin tu afroheshe lojtareve te barces.

  4. Agroni says:

    Barcelona eshte ekipi madhe merit ka trajneri guardjola qe ka arritur te kompaktsoj nje skuader te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje