Sebastian Fetel: Respektoj çdo shqiptar që më mbështet!

4 Maj 2012, 19:39Sport TEMA

Sebastian Fetel rikthehet te fitorja në garën e katërt të këtij sezoni, i cili nuk ka filluar ashtu si u mbyll viti i shkuar. Gjithsesi, ky fakt nuk e shqetëson dy herë kampionin e botës, i cili edhe në konferencën për shtyp pas Çmimi të Madh të Bahreinit i kujtoi të gjithëve se ky sezon ka 20 gara në kalendar dhe si rrjedhojë, ende asgjë nuk është.

Pas mëse një viti kërkese, gjermani i skuadrës Red Bull, ka pranuar t’i japë përgjigje disa pyetjeve të “Sportit Shqiptar”. Fetel sigurisht që nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë, megjithatë, në sajë të pyetjeve të kësaj interviste, edhe ai pati mundësinë e njohjes me një vend të vogël si i yni, por me shumë tifozë të Formulës 1.

Besoj se nuk keni informacion për një vend si Shqipëria, ku ëndrra e çdo të riu për t’u bërë një „Feteli“ i ardhshëm, shuhet shpejt, pasi mungojnë edhe pistat për makina Kart.

Unë nuk i harroj asnjëherë vitet e mia të fillimit, që kanë qenë vërtet shumë të vështira. Megjithatë, unë i kisha vënë vetes një qëllim, që e kërkoja me ngulm për ta arritur. Unë jetova me ëndrrën time dhe asnjëherë nuk hoqa dorë, ky është një sugjerim për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Një ndër problemet e vendit tonë, ku shumë të rinj janë të pasionuar pas garave e shpejtësisë duke ndjekur ëndrrën e çmendur për t’u bërë pilotë, janë aksidentet. Një këshillë për këta të rinj?

Të ngasin makinat me kujdes, dhe mbi të gjitha, të respektojnë shoferët e tjerë në rrugë.

Shpesh lexojmë, se edhe pilotë të Formulës 1 kanë patur probleme me policinë, disa prej tyre janë gjobitur, apo edhe u është marrë patenta. Ju keni pasur ndonjë incident të tillë?

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me kolegët e mi, por unë asnjëherë nuk kam pasur probleme të tilla në trafik, pasi gjithmonë e respektoj kodin rrugor… i jap shpejt makinës, vetëm në pistë.

Ju jeni një personazh i famshëm, jo vetëm në gjithë botën, por edhe në Shqipëri. Si ndiheni kur dëgjoni, se edhe nga një vend që nuk e njihni, ju mbështesin shumë të pasionuar të këtij sporti?

Unë vlerëson dhe respektoj çdo fans, nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të globit, ai ose ajo ndodhen. Megjithatë, jam shumë i befasuar kur dëgjoj, se njerëz nga vende ku nuk zhvillohet Formula 1, më njohin dhe më mbështesin. Çdo fans është i ndryshëm në mënyrën e tij se si më mbështet, apo bën tifo për mua. Unë e kam shumë për zemër të takoj fansa në të gjitha vendet ku shkoj, pasi shoh se gjërat ndryshojnë, sjellja, veshja kultura e shumë të tjera…

 

7 komente në “Sebastian Fetel: Respektoj çdo shqiptar që më mbështet!”

  1. xhoni says:

    Cfare respekton ky HALABAK,kur nuk i jep pergjigje nje GAZETE SPORTIVE SHQIPTARE PER NJE VIT RRESHT???

    1. Maja says:

      Kur ta bajm shqiprin kopshtinma te bukur qy ka pa noj her evropa do lutesh te vish ketu :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html

  2. duci says:

    nje gazete HALABAKE mos doje te thoje o Ramazan(Xhoni).

  3. denkoka says:

    ky qenka analfabet i her qe nuk dika per shqiperine…
    gjyshrit e vet kan lene lesht duke luftu ne shqipri

    dhe e dyta…pyetjet e ktyere gazetareve me duekt shume injorante..
    te gjitha te japin kuptimin qe shqipria eshte akoma nlufte

  4. upthearse says:

    injoranca eshte prodhim i pertacit,”ne cilen pjese te globit qofte” me siguri ky ose eshte rritun ne inkubator,ose ben vete,si qenka gjerman dhe nuk njifka ekonomine me te forte mbas gjermanise.shpresoj qe ministria e jashte e ilirit dhe e monikes te dergojne note proteste.

  5. kozera says:

    te qifsha robet e shtepise ty fisin farefisin qe nuk dike ku eshte shqiperia.o shkerdhate o brek pa lare o pushte o mute muti ishalla te fluturosh nga makina e te te veje koka nene rrotat e shumakerit o pushte qe nuk do te ja harrishe kurre legjendes shumaker.dhe ne fundi i qifsha robte ketij mutit gazetare qe na diskretiton si komb kur shkruan qe per here te pare ne historine tone shqipetare behet nje interviste me nje shofer te formules nje o i digjeneruar kur i lexova keto qe shkruajte tek sporti shqipetare me behet qe te behem kamikazhi vetem per ty nuk duroheni me o te digjeneruar nuk e imagjinoni sa poshte po e ulni kete komb.te beshe artikull te ri dhe tu kerkoshe te falur gjithe shqipetareve qen i biri qenit gazetare shkerdhate,qyshe more burre na intervistove ti per here te pare ne historine e njerezimit nje shkerdhate te foremules qe nuk di ku bie shqiperia akoma se ke vrare veten o kusare i degjeneruar.te me falni por nuk duroheni me.keto qe shkruajta nuk eshte gjuha ime e jetes se jetoje me djerse dhe i ndershem pore ne bejme gjithemon autojol vetes.pershendetje te gjithe te ndershmit qe ka ai kombe dhe jane shumica miljona.

  6. vlora 1 says:

    Otre mos u prekni kaq shume se nje cope shofer eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje