Brendan Roxhers, trajneri i Suonsit, e ka cilësuar si mungesë respekti deklaratën e bërë një ditë më parë nga Roberto Mançini, i cili tha se kjo skuadër do t’i linte ndeshjen Mançester Junajtid.
Trajneri i Suonsi u acarua dukshëm kur mësoi se Mançini kishte thënë se ekipi i Aleks Ferguson do të mundte lehtësisht 10-0 skuadrën uellsiane në fushën e këtyre të fundit.
“Nëse e thua më shumë se një herë, do të thotë se ke mungesë respekti”, tha Roxhers. “Nëse sheh transformimin që kemi bërë nga një klub i kategorisë së dytë për të mbërritur në këtë nivel, ne kemi luajtur një futboll të mirë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për Junajtid dhe Mançini e di mirë një gjë të tillë”, tha ai.
Trajneri më pas i kujtoi italianit se ekipi i tij që kushtonte 10 milion paund, kishte mundur 1-0 pikërisht Mançester Sitin në muajin mars.
“Ai erdhi këtu kur ne fituam 1-0 ndeshjen duke qenë skuadra më e mirë në fushë, ndërsa kjo ndodhi pasi Roberto kishte shpenzuar 235 milion paund për të bërë skuadrën. Ndaj jam i sigurt se ai e di që nuk do të jetë ndeshje e lehtë për askënd”, deklaroi Roxhers.
ik o mancin o njeri ordiner, po ku ke lidhje ti me topin o pipino ik e ha makarona o legen………..